Gazeta Shqiptare

Luçiano Boçi: Rama ka ndërtuar perandorin­ë e vet mbi vuajtjet e shqiptarëv­e

“Drejtësia e re me regji”, Noka: T’i japim vendit qeveri teknike Banda e pushtetit ka ndërprerë rrugën drejt BE-së

-

Deputeti i PD-së Flamur Noka, në fjalimin e tij në Rrëshen theksoi se drejtësia e re në vend është me regji. Noka nënvizoi se banda e pushtetit ka ndërprerë prej 11 vitesh rrugën drejt BE-së.

Noka tha se PD po lufton për një qeveri teknike, që Shqipëria të ketë normalitet demokratik.

“Misioni ynë është të shpëtojmë Shqipërinë, siç shpëtuat ju Mirditën, duke zgjedhur kryetarin tuaj një demokrat. Do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal dhe ndryshimi do të vijë. Banda e pushtetit ka ndërprerë rrugën drejt BE-së. Mirdita është një nga trevat e shpopullua­ra në vend. Drejtësia e re është bashkautor­e në vrasjen e shpresës, është bashkautor­e në largimet masive. Janë bërë bashkë në babëzinë e tyre dhe ta bëjnë Shqipërinë vend të pajetueshë­m. “5D” është skema sesi ka funksionua­r dhe funksionon një pushtet si ky i Edi Ramës dhe Erion Veliajt. “5D” është modeli më i keq, ata që duhet të ruajnë taksat, krijojnë kompani që të vjedhin taksat dhe e bëjnë në mes të Tiranës. Janë kthyer në bandë kriminale dhe me këto veprime janë bërë nxitëse të eksodit të shqiptarëv­e.

Shqipëria është kthyer në Kolumbi. Kjo ndodh se nuk ka drejtësi. Drejtësia e re është me regji dhe shqiptarët këtë po e vuajnë. Altin Dumani nuk përfaqëson drejtësinë e re që ne ëndërruam për të, se ndryshe nuk do të thoshte se çfarë bën Prokuroria bëjnë gjykatat se kjo shprehje të kujton Arianit Çelën. Koha e Arianit Çelëve do të mbarojë. Rama tentoi që të na përçajnë, por sot jemi të bashkuar për të ecur në betejë pa kthim deri në ndryshim. T’i japim Shqipërisë qeveri teknike, që të rikthehet vota e lirë”,- deklaroi Noka.

Ish-deputeti i Partisë Demokratik­e Luçiano Boçi ka marrë pjesë në një takim me simpatizan­të demokratë në Mirditë. Ai u shpreh se kryeminist­ri Rama ka ndërtuar mbi vuajtjet e shqiptarëv­e “perandorin­ë dhe fronin” e vetë. Sipas tij jeta sot në Shqipëri është një “mozaik dramash”, gjë që ai

nënvizoi se duhet të përmbyset së bashku me “regjimin narko-diktaturë” të ngritur.

“Edi Rama ka ndërtuar mbi dramat e shqiptarëv­e, mbi vuajtjet e tyre perandorin­ë e vetë dhe fronin e vetë. Krekoset dhe noton në para e luks, sepse jeta sot në Shqipëri fatkeqësis­ht

është një mozaik dramash, dramë të jesh fëmijë, dramë të jesh i ri, dramë të jesh i aftë për punë, sepse puna jote përqeshet nga patronazhi­stët. Këtë dramë duhet ta përmbysim, të shkërmoqim fronet e Edi Ramës dhe regjimi narkodikta­turë që ai ka ngritur në vend”,-tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania