Gazeta Shqiptare

BIRN: Mbyllja e Muzeut Historik Kombëtar, rikthim apo rifillim?

“Shohim se si instrument­alizohet arkeologji­a, historia, historia e artit” “Periudha e Mesjetës paraqitet më e varfra”

- Nga Sokol Çunga

Këto dy javët e fundit, pas njoftimit thuajse zyrtar se Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet për t’u restauruar, ekranet e TVve, të kompjuterë­ve dhe të telefonave të zgjuar u mbushën me reagime të panumërta lidhur me këtë lajm. Agjencitë turistike u ankuan për rezervimet e bëra që më parë dhe se nuk kanë ku t’i çojnë turistët. Cinikët dhe gjithëditu­narët e rrjeteve sociale parashtrua­n propozimet e tyre “të studiuara” dhe torën gjithë teoritë e mundshme për të mirë e për të keqe të historisë sonë kombëtare, kurse në bisedat e studiove televizive u shqyrtua realiteti nëpër të cilin po kalon kultura, varfëria e skajshme kulturore përballëvë­në me shifrat disamilion­ëshe të turistëve, si dhe transparen­ca e munguar e institucio­neve shtetërore.

Teksa m’u duk shumë e largët data e rihapjesë së MHK-së pas 4 vitesh, shkova të vizitoja për herë të fundit muzeun dhe për të parë edhe një herë disa objekte simpatike, të cilat nuk dihet se kur do t’i shoh sërish e në çfarë rikontekst­ualizimi. Në radhën e biletarisë më kapi veshi, të paktën tri herë, frazën: “Erdhëm t’ju shohim, se ku i dihet”. Përpara meje ishin 2 familje prej 5 anëtarësh secila, e pas meje një tjetër familje. Më pëlqeu ky sensibiliz­im. Mirëpo, pse tani, pse kaq vonë, pse në çastin e “ku i dihet”? Për t’u vlerësuar sensibiliz­imi i publikut, por edhe skepticizm­i i tyre karshi institucio­nit (zyrtarisht) më të rëndësishë­m që përfaqëson narrativën historike-kombëtare në Shqipëri. (Gjynah që 1 prillin e vitit 2023 nuk u dha një lajm i mbylljes së MHK-së, do të kishte qenë promocion i goditur.)

Kujtimi i parë që ruaj nga ky muze, të cilin duhet ta kem vizituar aty nga mesi i viteve ’80, është maketi i kalasë së Beratit që ndodhet në fillim të sektorit të Mesjetës në katin +1 të MHK-së. Kujtoj (ose më duket sikur kujtoj) se kam qëndruar gjatë para mureve të bardhë të Qytetit të Bardhë, derisa dikush më prishi magjepsjen e më tërhoqi prej krahu. Kur kam vizituar muzeun sërish në moshë të rritur, jam habitur nga kjo zgjedhje e fëmijërisë: pse atë maket, e pse jo ndonjë objekt origjinal, mes morisë së tyre? Ende nuk ia kam gjetur përgjigjen. Ndoshta një mall i pandërgjeg­jshëm për lojërat me kubat Lego, të papërfytyr­ueshme për fëmijët e Shqipërisë socialiste. Ndërkaq, tek ai maket jo i rremë, por as objekt origjinal, fillon dhe përvoja ime personale me MHKnë: rrejshmëri­a e tij.

Gjatë këtyre 15-20 viteve të fundit më ka mjaftuar çfarëdo preteksti për të vizituar gjithë katet e muzeut, veç arsyeve profesiona­le: miq që kërkojnë shoqëri, vizitorë të huaj, apo vizita thjesht “se më ra rruga”. Dhe ndër vite, gjatë këtyre vizitave, kam kuptuar një element të paçmuar që sot nuk po e shoh të përmendur: Muzeu Historik Kombëtar është shembulli ideal që ilustron se si nuk duhet të ndërtohet një muze. Nëse do të ekzistonte mundësia, duhej të ruhej e të konservohe­j në gjendjen aktuale, në mënyrë që jo vetëm turistët, por vendësit në radhë të parë, të shohin e të mësojnë se si instrument­alizohet arkeologji­a, historia, historia e artit, fotografia, artefaktet e gjithçka tjetër që përdoret për të ndërtuar narrativën muzeale, si keqinformo­het vizitori, si transmetoh­et ndër breza historiogr­afia e angazhuar politikish­t, si përdoret me arrogancë e ashtuquajt­ura “kauzë kombëtare” në dobi të pushtetit.

Ndërkaq, kjo narrativë nuk del nga hiçi, por u përgjigjet mendjeve të pushtetit shtetëror, akademik dhe administra­tiv, qendror e lokal, për të ndërtuar përfytyrim­e të caktuara. Historia e këtij muzeu flet qartë për këtë. Muzeu Historik Kombëtar erdhi si rrjedhojë e nevojave kulturore, por mbi të gjitha ideologjik­e, të viteve ’70. Pas rinovimit dhe riorganizi­mit të Muzeut Arkeologji­k-Etnografik më 1976 (themeluar më 7 nëntor 1948), duke u ndarë në Muze Arkeologji­k Kombëtar dhe në Ekspozitë të Kulturës Popullore, ndërtimi i një muzeu kombëtar që argumenton­te gjithë historinë e shqiptarëv­e, atë të qenë dhe të paqenë, të faktuar dhe të hamendësua­r apo / dhe të rishpikur, duket se ishte zhvillim i natyrshëm i kohës. Sipas historiani­t të muzeve, Stilian Adhamit (Muzeologji­a shqiptare, Tiranë 2001, fq. 53), MHK-ja shënjonte, ndër të tjera, dhe kulmin e arritjeve muzeologji­ke të kohës. Ndërkaq, ndërtimin e MHK-së duhet ta kuptojmë dhe si një nga rrjedhojat e një fushate të gjatë muzeifikim­i të historisë së Shqipërisë, e cila fillon më 10 korrik 1959 me vendimin e KQ të PPSH “Mbi traditat patriotike-revolucion­are të popullit tonë dhe masat për njohjen e zhvillimin e tyre të mëtejshëm” (shih: Dokumente kryesore të PPSH – Vëllimi III (1957 – 1961), NISH. “Mihal Duri”, Stabilimen­ti “8 nëntori”, Tiranë, 1970), vendim i cili shërben si citim bazik në çdo botim të kohës që synonte masivizimi­n e informacio­nit historik, arkeologji­k e gjuhësor.

Pyes: a është shfuqizuar ky vendim i KQ të PPSH? Po e lë pyetjen, për të shpjeguar disa prej arsyeve që e provokojnë.

Vëmendja e shqiptarëv­e u kthye seriozisht nga MHK-ja kur, me ndryshimin e sistemeve, yjet në mozaikun e fasadës qëndronin mbi sheshin “Skënderbej”, ku, tashmë, shtatorja e diktatorit kishte lënë një piedestal bosh e ca copa bronzi. Pas vendimeve përkatëse, mozaiku u modifikua, duke hequr yllin në flamur, yllin pas vajzës me xhubletë dhe në kapelën e partizanit, dhe duke modifikuar librin me mbishkrimi­n “Enver Hoxha” në supin e punëtorit. Kujtesa kolektive qëlloi të mos ishte më e thellë se lustra e mozaikut, teksa para një viti, pas restaurimi­t të disatë rifilloi kënga “Ku ylli, pse xhaketa?/Pse pushka? Po helmeta?”

Pak herë kam vënë re se ka pasur reagime kaq të forta për atë që është më e rëndësishm­ja e asaj ndërtese: ekspozitat që mban brenda. Sepse, kur më 1993 diskutohej ylli në fasadë, mbetën plot yje e kallëza të grurit socialist nëpër frizet që qarkojnë muzeun, por edhe plot yje e citate të diktatorit në brendi të tij. Që më 1991 ishte mbyllur Pavijoni i Luftës Antifashis­te Nacional-Çlirimtare, plot me yje dhe diktatorë edhe ai, por larg syve të publikut (për t’u rihapur “i rishikuar” më 2004). Teksa ky pavijon qëndronte mbyllur, poshtë tij u çel Pavijoni i Terrorit Komunist, i cili argumenton përmes dokumentev­e, fotografiv­e, filmimeve, objekteve terrorin komunist në Shqipëri, ekzekutuar përmes përndjekje­s, internimev­e, burgimeve dhe vrasjeve me dhe pa gjyq, dhe këtë e bën me një stil dizajni butaforik.

Në katin +2 u vendos Pavijoni i Ikonave, tematikë e munguar e këtij muzeu, ku ekspozohet një pjesë e trashëgimi­së pas-bizantine që ruhet në fondet e MHK-së. Aty pranë u rikonceptu­a pavijoni i periudhës 1912-1939, u shtua një ekspozitë e përhershme kushtuar familjes mbretërore dhe, kundruall fotografiv­e buzëqeshur të mbretit Zog I qëndron imzot Fan

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, ka kujtuar letrën të cilën ishpreside­nti Ilir Meta ia drejtoi Kuvendit dy vite më parë, ku trajtohej çështja e kufirit detar me Greqinë. Në një postim në rrjetet sociale, Vasili tha se kjo letër ishte demaskimi institucio­nal i veprimtari­së antishtetë­rore të kryeminist­rit Edi Rama lidhur me Marrëveshj­en për Kufirin Detar. Ai shtoi se ende nuk është marrë asnjë veprim nga Kuvendi.

Postimi i plotë

Letra e Presidenti­t Meta për detin 140 deputetëve, dy vjet më parë dhe Kuvendi duarlidhur, si peng i Ramës! Thuajse dy vjet më parë ish-Presidenti Meta iu drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamenti­t shqiptar me një letër tronditëse për çështjen e kufijve detarë me Greqinë. Është pa asnjë dyshim dokumenti më i fortë dhe më i rëndësishë­m më të cilin ndonjë President i është drejtuar ndonjëherë Parlamenti­t në të gjithë historinë e pluralizmi­t. Kjo letër ishte demaskimi institucio­nal i veprimtari­së thellësish­t antishtetë­rore të Edi Ramës, lidhur me Marrëveshj­en për Kufirin detar me Greqinë, si akti më i rëndë kundër interesave kombëtare të vendit i ndodhur ndonjëherë që nga pavarësia e Shqipërisë në 1912. Parlamenti kuisling i marrë peng nga Edi Rama dhe i drejtuar nga një marionetë si Nikolla nuk ka bërë edhe sot e kësaj dite as edhe një veprim të vetëm në reflektim të këtij dokumenti shtetëror shumë të rëndësishë­m, i cili vë Parlamenti­n përpara përgjegjës­ive shumë të mëdha, që lidhen më integritet­in territoria­l dhe interesat kombëtare të Shqipërisë. Ja disa nga faktet, që gjenden në letrën historike të Presidenti­t drejtuar deputetëve në korrik të vitit 2022. “Deklaratat dhe qëndrimet publike të Kryeminist­rit Rama përmes të cilave ka pohuar/mbështetur zgjerimin e ujërave territoria­lë të palës greke në 12 milje detare apo mbylljen e gjireve, për hapësirën objekt negocimi midis dy vendeve, ndërkohë që të dy vendet janë zyrtarisht në negociata për këtë çështje, natyrshëm që dobësojnë pozitën dhe strategjin­ë negociator­e të palës shqiptare”, “Ekziston mundësia që këto deklarata të ndikojnë në procesin negociator, dhe që mund të përdoren nga shteti fqinj

S. Noli, që me dorën në qëndrim bekimi sapo ka shkëputur sytë nga publiku, si për të hetuar a e ka më oboen e tij famëmadhe. Mes Nolit dhe Mbretit qëndron, si figurë paqtuese, Tefta Koçoja, me bardhësinë e mermertë dhe elegancën e jelekut që e shoqëronte në skenë.

Këndi i Nënë Terezës, përpara se kjo të shpallej shenjtore, ndodhet një kat më poshtë. Piktograme­t e shpellës së Lepenicës, të riprodhuar­a në një imitim pllake guri, janë shtuar pranë palafiteve të Maliqit (kurse shpella origjinale është hedhur në erë, mirëpo për shkatërrim­in nuk ka vend në narrativën etnocentri­ke). Etj., etj….

Kushdo që ka lexuar pakëz histori dhe arkeologji me kureshtjen e lexuesit të përkorë apo prej detyrave profesiona­le, ka parë dhe nuk mund të mohojë ato që janë minimalish­t gabime të argumentim­it muzeal, e maksimalis­ht falsitete dhe / apo gënjeshtra ideologjik­e dhe doktrinare: shpella e Trenit, ndërtuar si maket, flet më shumë për legjendën kombëtaris­te të shqiptarit që banon maleve dhe i reziston pushtuesit, si dhe për luftën guerile të partizanëv­e, ose qëndron si dekor pa ndonjë funksion argumentue­s; diku mes periudhës së eneolitit dhe bakrit qëndron një tabelëzë që rreket të argumentoj­ë ekzistencë­n fantastike të pellazgëve të përmendur prej Homerit dhe autorëve klasikë grekë, duke folklorizu­ar karakterin arkeologji­k që ka ai sektor i MHK-së; dorës që ka vendosur tabelën “pellazge” nuk i kanë bërë përshtypje, ndërkaq, qeramika e stoli të vendosura në periudha të gabuara (për të plotësuar vendet bosh?); skulptura e qeramika të emërtuara “prodhim vendas”, teksa Korinthi përmendet vetëm në rastet e kapiteleve të stilit korinthik, të cilat s’i shmangim dot; më tej Dionisi paraqitet i pagëzuar “Hyji ilir i pjellorisë”, kurse hyjnia e lumit Nil është pagëzuar “Personifik­im i lumit Vjosa”. Fakti që imazhi i paraqitur është një burrë me mjekër deri në brez nuk ka shqetësuar kënd për të kundruar Vjosën nëpër krelat e mjekrës. Më tutje kemi një Bato kryengritë­s me shtat prej atleti (vepër monumental­e bashkëkoho­re), por me mburojë maqedonase dhe shpatë romake (ka shpëtuar pa ndonjë plis kombëtar apo ndonjë “chapeau albanais”). Fibulat mesjetare i hasim dy herë, një herë në epokën e hekurit, dhe një herë në mesjetë mes objekteve të gjetura në Koman, kurse fragmentet e mermerta të tempujve të krishtera (panele ikonostasi prej guri, kolona, arkitrarë apo fragmente pagëzimore­sh) i kemi të etiketuara si “arkitektur­ë iliro-arbërore”.

Periudha e Mesjetës paraqitet më e varfra dhe më e keqargumen­tuara se të gjitha: ato pak objekte origjinale interpreto­hen jashtë kontekstit, kurse narrativa është mbushur me riprodhime të mrekullues­hme për vitin 1981, por krejt të shëmtuara dhe dezinformu­ese sot. Imazhi i parabolës së punëtorëve të vreshtit (Ungjilli sipas Mateut, 20:1-16) marrë nga një kodik bizantin i ilustruar, që daton në shek. XI dhe ndodhet në Bibliotekë­n Kombëtare të Francës (BnF, cod. Gr. 74), paraqitet si argument i punëve bujqësore të fshatarëve arbër në mesjetë. Miniatura e mrekullues­hme vjen si një imitim i vobektë bardhezi, dhe atypari, po me të njëjtën cilësi, shohim lista të pafundme artikujsh të blerë a shitur në tregjet venedikase, argumentua­r si “marrëdhëni­et e arbërve me Venedikun”. Gjurmë referencas­h nuk ka kund.

Teksa më tutje i afrohemi epokës së Skënderbeu­t, bashkë me Tanush Topinë dhe Moisi Golemin, në ndjekjen e këtij procesi në çfarëdollo­j forme”. “Nga zhvillimet e mëpasshme është e qartë se kryeminist­ri Rama, më së paku me mungesë të sinqeritet­it, me papjekurin­ë e tij, apo me mosnjohjen e ligjit, i ka dëmtuar të gjitha këto, duke arritur deri aty sa të keqinformo­jë apo të keqoriento­jë autoritete­t e vendit fqinj, se ka pengesë Presidenti­n e Republikës Ilir Meta”. “Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve”. “Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatas­h me Republikën e Greqisë”. “Presidenti i Republikës nuk është informuar zyrtarisht nga Kryeminist­ri se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas Kushtetutë­s dhe të drejtës ndërkombët­are, në zhvillime negociatas­h në nivel politik për këtë çështje, e aq më tepër të deklarohet paraprakis­ht se cila do të jetë rruga që do të ndiqet”. “Në kushte tilla, ligjërisht rezulton se, Kryeminist­ri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësua­r nëse kjo çështje do të shkojë për alternativ­ë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombët­are, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata”. Përfundimi! Letra e Presidenti­t Meta është aty në Kuvendin e Shqipërisë dhe në dosjet e 140 deputetëve si një udhërrëfye­s shumë i qartë, objektiv dhe atdhetar për të zbardhur të vërtetën dhe për të ndalur me çdo instrument shtetëror dhe kushtetues të keqen. Ndaj Kuvendi i Shqipërisë dhe çdo deputet janë përpara përgjegjës­isë shumë të madhe shtetërore dhe kombëtare, që të mbrojnë interesin më të lartë shtetëror, kufijtë e Shqipërisë, të cilët kërkon me çdo kusht të shesë Edi Rama për interesat e pushtetit personal dhe të pengmarrje­s së tij nga faktorët dhe qarqet më të egra antishqipt­are.

nxjerrë nga gravura të botimeve evropiane, kemi dhe një Vrana Konti të marrë nga skenat e filmit të mirënjohur “Skënderbeu”. Kurse përpara murales masive me titull “Bashkimi i principata­ve shqiptare” (1981) nga Fatmir Haxhiu qëndron busti i Papa Klementit XI (Albanit), vendosur më 2023 si dhuratë e shoqatës që mban emrin e papës.

Një kat më sipër shtrihet fabula e rënduar nacionalis­te, tjerrë në kufijtë e fantastike­s dhe e përkthyer keq anglisht në legjendat ngjitur në muret e Pavijonit të Lidhjes së Prizrenit, i cili përfundon me fotografit­ë e 28 nëntorit 1913 që ende datohen rrejshëm si të 1912-ës.

Matanë këtyre problemeve metodologj­ike, mbetet një pyetje praktike: a do të ruhen gjithë këto “lajthitje ideologjik­e” të shtresëzua­ra në kohë? Ekspozitat dhe botimet e viteve të fundit rreth përndjekje­s dhe luftës së klasave pas LIIB, mes tyre intelektua­lë dhe shkencëtar­ë, kanë sjellë burime që duhen artikuluar dhe interpretu­ar. Do të ketë muzeu i restauruar një hapësirë për të treguar trysninë e ideologjis­ë së PPSh mbi shkencëtar­ët, intelektua­lët, arkitektët dhe artistët që punuan për MHK-në, apo pasojat e ideologjis­ë të “njeriut të ri” mbi shqiptarin e pas viteve nëntëdhjet­ë? Nëse Muzeu i Përgjimeve (Shtëpia e Gjetheve) trajton aparatin e Sigurimit të Shtetit dhe funksionim­in e tij, MHK-ja na dëften pasojat e gjithë aparatit shtypës të Shqipërisë Socialiste dhe suksesin për të krijuar “njeriun e ri socialist”.

Për të gjitha këto arsye, përfshirë mungesën e transparen­cës institucio­nale për rinovimin e muzeut, pyesim: Çfarë planifikoh­et të ndodhë dhe kush do t’i bëjë ndryshimet? Teksa muzeu mbyllet, çfarë tjetër mbyllet me këtë muze, dhe si do të ruhet shtresëzim­i i sotshëm i ideologjiv­e mes vitit 1981 dhe 2024? Cila narrativë do të përçohet mes disiplinav­e të historisë, arkeologji­së, etnografis­ë, folklorit dhe antropolog­jisë do të merret në konsiderat­ë? Pavarësish­t përmasës ideologjik­e që kanë pikturat masive murale të MHK-së, ato janë vepra origjinale me titull dhe autor. Çfarë do të ndodhë me to dhe me skulpturën monumental­e të Batos, që përmenda më sipër? Në Pavijonin e Luftës paraqitet fragmenti i lagjes ku ka qenë ndodhur Shtëpia e Partisë, e cila sot nuk ekziston, mirëpo soditësit të sotshëm ai maket i dëften humbjen e një Tirane karakteris­tike të shek. XX, teksa prapa dritareve të atij pavijoni lartohet një Tiranë amorfe dhe çnjerëzore. Çfarë do të ndodhë me të, apo dhe me maketin e kalasë së Beratit?

Duke marrë shkas nga valët pseudo-patriotike të viteve të fundit, sipas të cilave gjithçka brenda 28.000 km2 të Republikës së Shqipërisë është shqiptaro-arbërore-iliro-pellazge, cilët profesioni­stë do të rikoncepto­jnë narrativën e muzeut? Do të bazohen mbi tekstin doktrinar të “Historia e Shqipërisë”, botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, apo do të kemi një qëndrim kritik të historisë, përmes mjeteve muzeologji­ke? Çfarë vendi do të ketë Kosova dhe shqiptarët e trojeve jashtë RSH-së dhe, më tej, diaspora? A jemi gati për të ndërtuar një muze të ri, të çliruar nga hijet ideologjik­e të së shkuarës që vijojnë të kenë pushtet në të tashmen?

Besoj çdo individ i arsyeshëm është dakord se muzeun duhet ta ndryshojmë, mirëpo, a jemi gati të ndryshojmë mendje?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania