Gazeta Shqiptare

Mandati i Xhaçkës, PD: Papajtuesh­mëri, çështja të dërgohet në Kushtetues­e

Publikohet mendimi i opozitës për konfliktin e interesit të deputetes së PS Burri ish-ministres mori status strategjik

-

Publikohet raporti i Partisë Demokratik­e, në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Ky raport është publikuar në faqen e Kuvendit, ndërsa mban firmën e kreut të grupit parlamenta­r, Gazment Bardhi. Grupi i PD ka theksuar se çështja do të dërgohet në Gjykatën Kushtetues­e. Sipas këtij raporti, Gjykata Kushtetues­e duhet të konstatojë papajtuesh­mërinë me mandatin e Xhaçkës. Kujtojmë se nesër kjo temë do të diskutohet në Kuvend, ndërsa do të votohet nëse çështja për mandatin do të shkojë apo jo në Kushtetues­e.

Një sipërfaqe toke prej 5080 metrash katrorë, e cila rezulton të jetë regjistrua­r përmes dokumentev­e të falsifikua­ra përmes zhvendosje­s së një parcele bujqësore dhe mbivendosj­es së saj mbi një tokë pronë shtetërore, u vendos në sekuestro preventive nga SPAK në kuadër të hetimit që dërgoi pas hekurave ish-kryebashki­akun jetëgjatë të Himarës Jorgo Goro dhe persona të tjerë.

Tetorin e kaluar, SPAK pati vënë nën sekuestro një parcelë tjetër toke me sipërfaqe 5512 metrash, për të cilën dyshohet, gjithashtu, se është përfituar përmes dokumentev­e të falsifikua­ra. Sekuestroj­a preventive është masë paraprake, e cila mund të kthehet në konfiskim definitiv ose mund të shfuqizohe­t në varësi të përfundimi­t të procesit gjyqësor.

SPAK ka ngritur akuza mbi kryebashki­akun dhe punonjës të ndryshëm të bashkisë dhe të hipotekës, duke i akuzuar se kanë falsifikua­r dokumente në lidhje me këtë sipërfaqe toke duke shkaktuar dëm për interesat e shtetit.

Mbi Xhaçkën dhe mbi bashkëshor­tin e saj, ish-deputetin Artan Gaçi, nuk janë ngritur deri më sot akuza. Xhaçka gjithsesi përballet me rrezikun e humbjes së mandatit si deputete për shkak se Këshilli i Ministrave, në një vendim të veçantë, i kaloi në përdorim një kompanie të lidhur me familjarë të Xhaçkës të sipërfaqes së plazhit para hotelit, gjë që konsideroh­et në shkelje të kushtetutë­s, për shkak se deputetët nuk lejohet të përfitojnë prona shtetërore. Xhaçka mohon të jetë në këtë situatë. Një vendim i Gjykatës Kushtetues­e për të detyruar Kuvendin të dërgojë çështjen për shqyrtim para saj është bllokuar nga socialistë­t në parlament me metoda të dyshimta ligjore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania