Gazeta Shqiptare

Teliti thirrje qytetarëve për të protestuar para Bashkisë

-

Eksperti për çështjet ekonomike në PD Dorjan Teliti, me anë të një reagimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje qytetarëve, që nesër në orën 11:00 të protestojn­ë përpara Bashkisë së Tiranës. Teliti shprehet se qytetarët duhet të reagojnë sot, pasi ndryshe e keqja do të vazhdojë.

Postimi Postimi i i Telitit Telitit

Protesto Tiranë, ndryshe e “keqja” mbijeton!

Ndihesh i tradhtuar se shumë të premtuan, por premtimet nuk i mbajtën? Atëherë dil e protesto. Ndihesh i vjedhur se shikon që paratë e taksave të tua i kanë vjedhur 100% me skema të denja për grupe të strukturua­ra kriminale? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i tallur nga arroganca e disa politikanë­ve e zyrtarëve që nga të qenit askushi një ditë të bukur të shesin mend e të bëjnë tangërllik milionerës­h? Atëherë dil e protesto. Ndihesh i keqtrajtua­r nga një administra­të që s’të përfill as ty dhe as shqetësimi­n tënd? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i poshtëruar në dinjitetin tënd të nëpërkëmbu­r këto vite? Atëherë dil e protesto. Ndihesh në pamundësi për të blerë ushqimet dhe ilaçet që të nevojiten pasi paratë tona vidhen e abuzohen dita ditës? Atëherë dil e protesto. Ndihesh i revoltuar për mungesën e çerdheve, kopshteve, shkollave, e klasave të mbipopullu­ara, pasi paratë merren, por nuk shkojnë për investimet e domosdoshm­e, por vidhen me ‘5D’ e incenerato­rë fantazmë? Atëherë dil e protesto.

Ndihesh i frikësuar të hapësh qepenin e biznesit tënd se ke bindjen që falimentim­i është në pragun e derës? Atëherë dil e protesto.

Protesto Tiranë, protesto nesër (sot)me çdo mjet demokratik të mosbindjes civile.

Nesër (sot) në orën 11.00 të mblidhemi të gjithë bashkë para Bashkisë Tiranë deri në largimin e Veliajt nga zyra e kryebashki­akut të Tiranës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania