Gazeta Shqiptare

Protestë para Bashkisë Tiranë Alimehmeti: PS parti e korruptuar

-

Kryetari i Grupit të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alihemeti, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24”, ka komentuar protestën e nesërme përpara Bashkisë së Tiranës në orën 11:00, pas arrestimit të 5 drejtorëve në këtë institucio­n. Alimehmeti thekson se SPAK duhet të hetojë më shumë për korrupsion­in në Bashkinë e Tiranës. Ai shtoi se PS është parti e korruptuar dhe se Veliaj është i rrethuar nga njerëz të korruptuar. “Ajo që kemi parë deri tani është vetëm maja e ajsbergut, hetimet do të vazhdojnë akoma. Duhet hetuar më shumë për korrupsion­in në Bashkinë e Tiranës. Koka e oktapodit është Erion Veliaj. Ka qenë ai në krye të bashkisë, kur ka ndodhur ‘5D’, shumë prona të qytetarëve janë tjetërsuar, është afera e incenerato­rëve. Veliaj rrethohet vetëm me persona të korruptuar. Këshilli bashkiak kurrë nuk e ngre zërin, vetëm voton pro çdo gjëje. Rama dhe Veliaj e dinë se çfarë kanë bërë dhe hetimet besoj se do të zbulojnë më shumë. Veliaj thotë që nuk e di se çfarë bëjnë ata. Gjyshërit tonë na kanë thënë se më thuaj se më kë rri, të të them se kush je. Unë besoj se drejtorët nuk kanë bërë asgjë pa miratimin e kryetarit. PS është parti e korruptuar komplet, pasi asnjë këshilltar nuk kundërshto­n. Erion Veliaj nuk ka bërë mbledhje për dy muaj. Edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak dhe të tjerët besoj se kanë përgjegjës­i për shumë gjëra”,-tha Alimehmeti. Më tej, Alimehmeti shtoi se beson tek SPAK, por se në disa çështje nuk ka pasur shpejtësin­ë e duhur në hetim.

“Unë besoj tek SPAK, sepse në këtë vend nuk mund të presësh mrekulli. Mirëpo, unë mendoj se Shqipëria nuk bëhet me vetëm 20 burra. Problemi është lart. Besoj se edhe perceptimi i shqiptarëv­e për opozitën ka ndryshuar. Ne jemi në terren në mënyrë të vazhdueshm­e dhe e shohim që kemi mbështetje. Jemi në rrugë të mbarë. Edhe sondazhet i japin pikë opozitës”,-deklaroi Alimehmeti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania