Gazeta Shqiptare

Të dhënat e TIMS iu shitën grupeve kriminale. Flamur Noka: Arrestimi i drejtorit të IT në polici u krye nga drejtësia me regji të Ramës

“Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i “rilindjes” që vodhi edhe sistemin e pagave nga Drejtoria e Tatimeve”

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i PD Flamur Noka, re agoi dje në lidhje me arrestimin e Ervin Muçës, drejtor i IT në Policinë e Shtetit. Me anë të një deklaratë për mediat, deputeti demokrat tha se “Muça është një hajdut me çizme i “rilindjes””, i cili sipas tij ka urdhëruar verbalisht punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të bazës së të dhënave të TIMS. Ndërkohë, deputeti demokrat deklaroi se masat e marra ndaj Muçës, janë drejtësi me regji. Noka u shpreh se të dhënat e qytetarëve shqiptarë të marra nga sistemi TIMS janë përdorur për t’ua shitur grupeve kriminale për të kontrollua­r rivalët e tyre. “Muça sapo erdhi, urdhëroi verbalisht punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të bazës së të dhënave të TIMS, në një hard-disk të jashtëm, përfshirë këtu hyrje-daljet e personave, dokumentet biometrike, gjeneralit­etet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristë­sh, gjobat e makinave, informacio­n territoria­l sekret, etj”, thuhet në deklaratën e Flamur Nokës.

DEKLARATA E PLOTË

Masa e pezullimit nga puna dhe ‘Arrestit në shtëpi’ ndaj Ervin Muçës, është prova e radhës se në Shqipëri është instaluar ‘drejtësia me regji’. Ervin Muça u arrestua, jo se prokurorët nuk i kishin faktet, por se arrestimi i tij duhet bërë për të shpëtuar shefin e tij, Taulant Ballën. Nëse Tusha është ‘kokë turku’ për Veliajn dhe Ahmetaj për Ramën, Ervin Muça shërben si i tillë për Taulant Ballën.

Ervin Muça ka ardhur në krye të Departamen­tit IT në Policinë e Shtetit disa ditë para emërimit si Ministër i Brendshëm të Taulant Ballës.

Sipas denoncimit të ekspertit të IT Gent Progni, Muça sapo erdhi, urdhëroi verbalisht punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të bazës së të dhënave të TIMS, në një hard-disk të jashtëm, përfshirë këtu hyrje-daljet

e personave, dokumentet biometrike, gjeneralit­etet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristë­sh, gjobat e makinave, informacio­n territoria­l sekret, etj. Refuzimit të punonjësve, Muça, në stil tipik mafioz, i gjeti zgjidhjen duke marrë një kompani nga jashtë të quajtur ‘Soft Solution’

dhe bëri eksportimi­n ilegal të të dhënave.

Grabitësit e TIMS, me “porosi nga lart”, janë paraqitur si punonjës IT të QKB dhe të një kompanie tjetër të quajtur ‘Horizon’, me lidhje të dyshimta në Qipro, një parajsë fiskale. Kjo grabitje e të dhënave sensitive policore nga një person në atë kohë pa certifikat­ë sigurie

dhe i pavetuar, pavarësish­t denoncimev­e të PD dhe ekspertëve, ra në vesh të shurdhër. Një vit më vonë ka ardhur urdhërarre­sti kur, në fakt, bashkë me të duhet të ishte sponsori dhe shefi i tij në krim, Taulant Balla. Ervin Muça është i njëjti hajdut me çizme i ‘rilindjes’ që vodhi edhe sistemin e pagave nga

GRABITËSIT E TË DHËNAVE

“Grabitësit e TIMS, me “porosi nga lart”, janë paraqitur si punonjës IT të QKB dhe të një kompanie tjetër të quajtur ‘Horizon’, me lidhje të dyshimta në Qipro, një parajsë fiskale. Kjo grabitje e të dhënave sensitive policore nga një person në atë kohë pa certifikat­ë sigurie dhe i pavetuar, pavarësish­t denoncimev­e të PD dhe ekspertëve, ra në vesh të shurdhër. Një vit më vonë ka ardhur urdhërarre­sti kur, në fakt, bashkë me të duhet të ishte sponsori dhe shefi i tij në krim, Taulant Balla”,-tha ndër të tjera Noka.

AKUZA PËR DREJTËSINË

“Vepra e kryer prej tij dhe porositësv­e të tij është qartësisht nën juridiksio­nin e SPAK. Jo vetëm si përfshirje e lartë shtetërore, por edhe për objektin e hetimit, që janë të dhënat sensitive të sigurisë kombëtare. Arrestimi i Ervin Muçës është kryer nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të një tjetër ministri të Edi Ramës. Me rënien e ministrit të Brendshëm, bie edhe qeveria dhe këtë Edi Rama nuk mund ta pranojë”,-deklaroi Noka.

Drejtoria e Tatimeve kur punonte aty dhe i bëri publike. Të dhënat e qytetarëve shqiptarë të marra nga TIMS janë përdorur për t’ua shitur grupeve kriminale për të kontrollua­r rivalët e tyre. Emërimi i tij nga Taulant Balla, porosia që të merrte të dhënat e sistemit TIMS, duket sërish edhe te pezullimi i tij dhe urdhri i arrestit shtëpiak nga Prokuroria e Tiranës. Vepra e kryer prej tij dhe porositësv­e të tij është qartësisht nën juridiksio­nin e SPAK jo vetëm si përfshirje e lartë sh

tetërore, por edhe për objektin e hetimit, që janë të dhënat sensitive të sigurisë kombëtare. Arrestimi i Ervin Muçës është kryer nga drejtësia me regji për të shmangur rënien në pranga të një tjetër ministri të Edi Ramës. Me rënien e ministrit të Brendshëm, bie edhe qeveria dhe këtë Edi Rama nuk mund ta pranojë. Këtë as drejtësia medemek e re nuk mund ta pranojë. Ata që janë partnerë në krim mbrojnë njëri-tjetrin derisa të bien të gjithë bashkë dhe kjo dite po afron.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania