Gazeta Shqiptare

Radio Evropa e Lirë: Ervin Muça u arrestua pas ngritjes së komisionit hetimor parlamenta­r

-

Drejtori i Teknologji­së së Informacio­nit (IT) në Policinë e Shtetit në Shqipëri, Ervin Muça, u vu në “Arrest shtëpie”, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin që regjistron hyrje-daljet e qytetarëve në pikat kufitare. Prokuroria e Tiranës tha se ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak dhe të pezullimit të ushtrimit të detyrës, pasi po e heton për “hyrje të paautorizu­ar” në sistemin e njohur si TIMS.

Sipas Prokuroris­ë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar. “Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, kur persona të paautorizu­ar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër joprezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jokorrekte dhe në kundërshti­m me ligjin”,-tha Prokuroria e Tiranës.

Gjithashtu, hetimet e deritashme tregojnë se drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit është këshilltar i jashtëm i drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës - gjë të cilën ligji për Policinë e Shtetit nuk e lejon.

Sipas Prokuroris­ë, Muça nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikuese për pozicionin e drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit. Urdhri për arrestin shtëpiak vjen në kohën kur është ngritur një komision hetimor parlamenta­r për ndërhyrjet e dyshuara në të dhënat e sistemit TIMS. Komisioni është ngritur pas kërkesës së opozitës shqiptare.

Kryetari i këtij komisioni, deputeti demokrat Ervin Salianji, tha se vënia në arrest shtëpiak e Muçës “është rezultat i punës së këtij komisioni, si dhe i denoncimev­e të vazhdueshm­e të opozitës për këtë çështje”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania