Gazeta Shqiptare

Fitër Bajrami festohet në sheshet e Shqipërisë, falet namazi në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Berat dhe Fier

Pas 30 ditësh në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, besimtarët, lutje për mirësi dhe mbarësi

-

Thuajse të gjitha sheshet e qyteteve të Shqipërisë, u tejmbushën ditën e djeshme nga qindra besimtarë myslimanë, të cilët falën Fitër Bajramin. Atmosfera ka qenë festive ngado, e në çdo shesh, pas lutjeve e faljes, kanë nisur edhe urimet.

FESTIMET NË SHKODËR

Qindra besimtarë myslimanë kremtuan dje festën e Fiter Bajramit në faljen e mbajtur në qendër të qytetit në Shkodër. Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në fjalën e tij në faljen e Fiter Bajramit përcolli mesazhin e harmonisë dhe solidarite­t për të gjithë besimtarët të cilët vijnë në këtë festë të begatë pas një muaji sakrifice në muajin e madhëruesh­ëm të Ramazanit. Gjatë fjalës së tij, Myftiu Sytari u ndal edhe tek fenomenet negative që kanë përfshirë shoqërinë tonë, të cilat vijnë edhe për shkak të devijimit dhe largimit të shoqërisë nga tabani i fesë.

FESTIMET FESTIMET NË NË LEZHË LEZHË

Pas 30 ditësh agjërim të Muajit të Ramazanit, besimtaret myslimanë në Lezhë kremtuan dje festën e Fitër Bajramit. Falja e namazit u bë për herë të parë në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ritualit fetar iu bashkuan dhjetëra besimtarë. Teksa foli për rëndësinë e Fitër Bajramit, Myftiu i Lezhës, Sadetin Kotrri tha se kjo është një ditë gëzimi për të gjithë besimtaret. Pas faljes së namazit të Fitër

Bajramit, besimtarët myslimanë të Lezhës ju drejtuan shtëpive të tyre për kremtimin e kësaj feste vijon me drekën në familje dhe me vizita tek njëri-tjetri.

FESTIMET NË DURRËS

Pas një muaji agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në mbarë botën, festuan dje Fitër Bajramin. Dhjetëra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e faljes së namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit. Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë, në qytetin bregdetar ka nisur në 6:20 të mëngjesit, kur dhjetëra besimtarë myslimanë falën namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë. Të gjithë besimtarët, së bashku me familjet mblidhen në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës.

FESTIMET NË KRUJË DHE DHE FUSHË-KRUJË FUSHË-KRUJË

Pasi kanë përmbyllur 30 ditë agjërim të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Krujë dhe FushëKrujë festuan dje festën e Fiter Bajramit. Falja e namazit është kryer në orët e para të mëngjesit në dy stadiumet e qytetit. Faljen e namazit në Fushë-Krujë e drejtoi hoxhë Muharrem Vrana, i cili u foli besimtarëv­e duke përcjellë mirësinë e bajramit dhe të mirat e këtij muaji sakrificë të ramazanit. Në FushëKrujë falja e Namazit u krye në stadiumin e K.F Ilirias “Redi Maloku”.

FESTIMET NË ELBASAN

Atmosfera festive e Fitër Bajramit ka mbizotërua­r ngado në çdo shesh dhe xhami të qyteteve e fshatrave të shtatë bashkive të Qarkut të Elbasanit. Në sheshin “Gensher”, para kalasë historike të qytetit të Elbasanit rreth 5 mijë besimtarë mes të cilëve edhe shumë femra kanë marrë pjesë në ceremoninë e Fitër Bajramit ose Bajramit të Madh. Myftiu i Elbasanit, Agim Duka gjatë ligjëratës së tij i ftoi besimtarët myslimanë dhe njerëzit vullnet mirë që të kontribuoj­në shumë më tepër për të ndërtuar një shoqëri sa më dinjitoze, sa më të paqtë, sa më solidare e sa më të shëndoshë. Është koha bëri thirrje Myftiu i Elbasanit që të angazhohem­i maksimalis­ht që të punojmë së bashku për t’ju larguar veseve, për t’ju larguar bixhozit, për t’ju larguar alkoolit e korrupsion­it e çdo vesi të keq të shoqërisë dhe të shtojmë sa më tepër dashurinë mes njëri tjetrit. Ajo që u vu re ishte një numër më i lartë i besimtarëv­e, sesa herët e tjera, ndërsa prej kohësh drejtuesit e besimit islam në Durrës kanë hedhur idenë për ndërtimin e një tjetër xhamie, pasi objektet aktuale të kultit nuk e përballojn­ë fluksin e besimtarëv­e që duan të kryejnë ritet fetare në xhami.

FESTIMET NË BERAT

Besimtarët myslimanë beratas falën dje Fiter Bajramin në Pedonalen e qytetit. Pas një muaji sakrifice nëpërmjet agjërimit, besimtarët myslimanë beratas janë mbledhur paraditen e sotme në Pedonalen e qytetit, ku edhe kanë kryer ritet e faljes. Pedonalia e qytetit është mbushur plot me besimtarë myslimanë, të cilët janë falur për mirësi, shëndet, paqe e dashuri në familjet e tyre. Falja e madhe është ndjekur edhe nga dhjetëra qytetarë beratas që nuk i përkasin këtij besimi fetar. Falja dhe ritet e festës janë kryer nga Myftiu Bilbil Talla, i cili është falur për më shumë paqe, mirësi dhe begati në familjet beratase dhe në gjithë vendin. Myftiu ka theksuar se sakrifica e çdo besimtari në 30 ditët e agjërimit është një sakrificë sublime që do të shpërblehe­t nga zoti me më shumë begati e shëndet. Falja e Fiter Bajramit vijon më pas në çdo familje beratase me drekat familjare, si shpërblim për sakrificën e besimtarëv­e nëpërmjet agjërimit gjatë 30-ditëve të Ramazanit.

FESTIMET NË FIER

Edhe besimtarët myslimanë fierakë festuan dje Fitër Bajramin. Falja e namazit është bërë në sheshin qendror të qytetit i mbushur nga qindra qytetarë të grupmoshav­e të ndryshme, ndërsa krerët e Myftinisë

së Fierit kanë përcjellë mesazhet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Fiter Bajrami i fal në orën 6:55, ndërsa ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli i cili përcolli mesazhin për me shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njëri – tjetrit dhe veçanërish­t më tepër besim, duke e konsiderua­r njeriun si pasurinë më të madhe që ka krijuar Zoti. Urimet solidarizu­ese ishin kryefjalë edhe e gjithë besimtarëv­e në këtë ditë feste, ndër më të rëndësishm­et në kalendarin e fesë islame.

FESTIMET NË KORÇË DHE VLORË

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Korçë mëngjesin e djeshëm u mblodhën për të falur namazin e festës së shenjtë të Fitër Bajramit. Ceremonia nisi rreth orës 06:30 minuta në sheshin e xhamisë Iljaz Bej Mirahori. Riti i faljes së Fiter Bajramit u drejtua nga myftiu Ledian Cikalleshi, i cili në këtë ditë të shenjtë uroi të gjithë besimtarët gjithashtu edhe besimtarët uruan njëritjetr­in për sa më shumë mbarësi, begati në familjet e tyre. Ndërkohë, qindra besimtarë myslimanë falën namazin për festën e Fitër Bajramit edhe në Sarandë e Vlorë. Në qytetin e Vlorës, falja u krye në sheshin e Flamurit, shumë pranë xhamisë së qytetit, nën drejtimin e myftiut të Vlorës Armand Asllani.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania