Gazeta Shqiptare

Festa e Fiter Bajramit/ Mijëra besimtarë falin namazin në sheshin “Skënderbej”, kreu i KMSH: Të rinjtë mos të braktisin vendin

Presidenti Begaj uron besimtarët nga Elbasani: Harmonia, një vlerë e madhe njerëzore “Familja s’po përjeton ditët e saj më të mira. Ndalni dhunën ndaj grave”

-

Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë festuan dje Fitër Bajramin, e cila është festa më e rëndësishm­e e këtij komuniteti, ose siç njihet ndryshe edhe Bajrami i Madh. Për besimtarët, kjo ditë shënon shpërndarj­en e lëmoshës dhe solidarizi­min me të varfrit, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë. Mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:55 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu. Mesazhi i kreut të KMSH shkoi për të rinjtë, të cilëve u bëri thirrje që të mos e braktisin vendin, por të punojnë në atdhe për ta bërë atë më të mirë e të begatë.

URIMI DHE MESAZHI I KREUT KREUT TË TË KMSH KMSH

“U bëj thirrje të rinjve, mos e braktisni vendin tonë. Rezistoni përballë çdo vështirësi­e. Prindërit, shoqëria, Shqipëri ka nevojë jetike për ju. Qëndroni në vendin tuaj dhe punoni për ta bërë atë më të mirë dhe më të begatë”, tha Spahiu. Ndërkohë, ai u shpreh se familja shqiptare nuk po jeton ditët më të mira. Mesazhin e tij e përqendroi edhe tek dhuna në familjes, ku bëri thirrje që të ndalet dhuna ndaj grave, për të cilat tha se janë bërthama e familjes dhe shoqërisë. “Koha në të cilën po jetojmë na ka vënë përballë sfidash të shumta. Familja nuk po përjeton ditët e saj më të mira. Dhuna brenda saj është një fenomen që të trazon shpirtin. Njerëzit që kanë humbur durimin i bëj thirrje që të ndalin agresivite­tin dhe të qetësojnë shpirtrat e tyre duke u kthyer nga e mbara nga rruga e Zotit. Mos i prekni gratë, ato janë shpirti i bërthamës së shoqërisë, familjes. Po jetojmë në një kohë krize morale, që kërkon përkushtim, besim te zoti për t’ tejkaluar ato. Fenomene si migracioni dhe ulja e lindshmëri­së po e mpakin familjen. Ti kushtojmë rëndësi bashkëpuni­mit e harmonisë, të punojmë për të ecur para që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e rinisë, dëshirat e prindërve. Shoqëria ka nevojë për një familje të shëndetshm­e”, tha Spahiu. Në një komunikim për mediat, kreu i KMSH uroi shqiptarët dhe mbarë besimtarët myslimanë në mbarë botën. “Kjo festë qoftë një ditë e bukur dhe e mirë. Paqe dhe begati. Paqe në familjen tona, Për një Shqipëri sa më të mirë dhe të begatë. I lutem Zotit që t’i sjellë shqiptarëv­e begati, paqe dhe drejtësi. Ky Bajram është një festë ku ne agjëruam 30 ditë për Zotin. Sot kemi të drejtën e plotë për të festuar me të gjithë njerëzit, për ta bashkëndar­ë këtë festë. Gëzuar Fitër Bajramin shqiptarëv­e dhe popujve anë e mbanë botës. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i marrë këta njerëz.”, u shpreh Spahiu. Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë në Shqipëri nuk u falën në Xhaminë e Namazgjasë, e cila pret ende të inaugurohe­t.

Spahia tha se shpreson që shumë shpjet kjo xhami të hapë dyert. “Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”, tha Spahiu. Bajrami u festua edhe në qytetet e tjera të vendit, ku besimtarët kryen faljen e namazit. Festimet vijuan më pas me drekën e Bajramit e më pas me vizita mes miqve dhe të afërmve. Urimet për këtë ditë të rëndësishm­e nuk munguan as nga politika.

PRESIDENTI BEGAJ URON FITER BAJRAMIN NGA ELBASANI

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli dje urimin e tij për festën e Fitër Bajramit nga qyteti i Elbasanit. Begaj vizitoi xhaminë e “Ballies” në qendër të qytetit, e ndërtuar në vendin ku ndodhej xhamia shekullore, e cila u shemb nga regjimi i kohës në 1967-ën. Ai u shpreh se në këtë ditë feste besimtarët myslimanë kanë arsye të gëzojnë, pasi përmbushën me kënaqësi agjërimin, me qëllimin e vetëm që të bëhen njerëz më të devotshëm e të denjë për veten dhe shoqërinë. Një urim të veçantë Presidenti i Republikës u përcolli qytetarëve të Elbasanit për harmoninë mes njëritjetr­it në respekt të besimeve të ndryshme.

“Jam këtu për të uruar të gjithë besimtarët myslimanë: gëzuar festën e Fiter Bajramit! Pas muajit të madhëruesh­ëm të Ramazanit, ndaj të cilit besimtarët u përkushtua­n, besoj se me lutjet

tyre të pranuara, ata janë më afër Zotit. Besoj se do të jenë qytetarë të denjë jo vetëm për veten e tyre, por edhe për shoqërinë. Jam këtu në këtë xhami të mrekullues­hme të qytetit të Elbasanit, të rindërtuar në të njëjtin vend ku në vitin 1608 Hasan Balliu e ndërtoi për herë të parë. Në vitin 1967 u shkatërrua, dhe falë Zotit, u rindërtua përsëri në të njëjtin vend. Jam në Elbasan, ku

është një traditë e shkëlqyer, ku përveç objekteve të shumta të kulteve të ndërtuara, besimtarët jetojnë në harmoni, si në të gjithë Shqipërinë. Është një vlerë e madhe njerëzore, vlerë të cilën duhet ta ruajmë, ta promovojmë dhe ta trashëgojm­ë. Unë uroj çdo të mirë dhe begati për çdo shqiptar, për çdo besimtar. Gëzuar, dhe një herë, Fitër Bajramin!”, tha Presidenti Begaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania