Gazeta Shqiptare

Numri i të rinjve u ul me shpejtësi nga 2019-2023, por ata në kërkim të punës u rritën

INSTAT: Pas pandemisë, prirja e papunësisë ka shënuar rritje tek të rinjtë

-

Nga viti 2019 deri në 2023, numri i të rinjve 15-29 vjeç ra me 94 mijë, ose me 13.7%, por nga ana tjetër, numri i të rinjve që kërkojnë punë është rritur. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2019, kishte 681,552 persona të moshës 1529 vjeç, teksa në zyrat e punës ishin të regjistrua­r si punëkërkue­s 15,372 persona.

Në tremujorin e fundit të vitit 2023, popullsia e moshës 15-29 vjeç ishte 587,888 persona, ndërsa mbi 17,880 të rinj ishin të regjistrua­r në zyrat e punës si të papunë, ose 16% më shumë se në 2019.

Ndonëse tregu i punës vitet e fundit ka raportuar mungesa punonjësis­h në të gjithë aktivitete­t, papunësia e të rin

Sjve po vjen gjithnjë e në rritje. Madje vitet e fundit, edhe në sektorin publik që hërbimet publike online janë të pranishme gjerësisht në administra­tën publike, por paralelish­t është rritur edhe punësimi në shtet. Në vitin 2023, Instituti i Sigurimeve Shoqërore referoi se 165,574 punonjës nga sektori publik ishin kontribuue­s në skemën e sigurimeve, por në të gjithë sektorin shtetëror, bashkë me ndërmarrje­t, janë të punësuar mbi 183 mijë persona. Të punësuarit në sektorin publik janë më të shumtë se në vitin 2008, kur shërbimet online ende nuk ishin prezantuar, ku numërohesh­in 162,562 punonjës ose 2% më pak se më 2023. Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Informacio­nit tregojnë se aktualisht “e-Qeverisja” ofron 1237 shërbime online. Rritja e punonjësve në administra­tën publike u bë më e dukshme pas pandemisë (shiko grafikun e mëposhtëm). Në vitin 2020, në skemën e sigurimeve shoqërore, numërohesh­in mbi 155 mijë punonjës, por në 2023 numërohen 10,300 të punësuar më shumë, me rritje 6,6%. Zgjerimi i sektorit publik erdhi paralelish­t me shkurtimin e një serie institutes­h kërkimore dhe shkencore. Pas vitit 1990, kur shteti ishte ofruesi i vetëm i punësimit, roli i tij erdhi në rënie me zgjerimin e sektorit privat. Por edhe pas 34 vitesh tranzicion, të punësuarit në shtet zënë një pjesë të konsiderue­shme të punësimit me sigurime.

Në vitin 2023, të punësuarit në sektorin publik zinin 20% të kontribuue­sve në skemën publike të pensioneve. Por pavarësish­t se punësimi është zgjeruar në disa segmente të administra­tës, sërish ka vende të lira pune që nuk mund të plotësohen. Sipas të dhënave nga Departamen­ti i Administra­tës Publike, në vitin 2022, në institucio­net e administra­tës shtetërore, dikur ishte shumë i kërkuar, ka shumë vende të lira, sidomos në qarqe. pjesë të shërbimit civil kishte 855 pozicione të lira, ku rreth 70.64% e pozicionev­e ishin të nivelit ekzekutiv, ndërsa vetëm 22.2% e pozicionev­e të përfshira në planin vjetor të rekrutimit ishin për kategorinë e ulët drejtuese. Të dhëna të tjera referojnë se vendet e lira të punës janë të pranishme më shumë në qarqet e vendit. Sektorët e arsimit dhe shëndetësi­së në qarqet e veriut po përballen me mungesë interesi për disa pozicione punë që para disa vitesh kishte mjaft konkurrenc­ë. Portali Shkollor aktualisht ka mbi 30 vende të lira për mësues matematike në qarkun e Kukësit, ku mësimi po zhvillohet në mungesë të profilit kryesor. Në analizat vjetore, institucio­net publike në vend shpesh konsideroj­në mungesën e burimeve njerëzore si pengesën kryesore për ecurinë dhe zbatimin e reformave./ MONITOR

Ekspertët e tregut të punës analizojnë se rritja e papunësisë te të rinjtë vjen si mospërputh­je e ofertës për punë dhe kërkesës që kanë të rinjtë. Viti pas viti, arsimi në vendin tonë ka humbur lidhjen me tregun e punës dhe modelin e zhvillimit. Të rinjtë e arsimuar kanë pak sektorë ku mund të angazhohen, teksa ekonomia është përqendrua­r në sektorë që kërkojnë krah pune, të tillë si punonjësit e shërbimeve, ndërtimit dhe fasonit.

Pas pandemisë, prirja

e

PAPUNËSIA NË RRITJE

Ndonëse tregu i punës vitet e fundit ka raportuar mungesa punonjësis­h në të gjithë aktivitete­t, papunësia e të rinjve po vjen gjithnjë e në rritje. Madje vitet e fundit, edhe në sektorin publik që dikur ishte shumë i kërkuar, ka shumë vende të lira, sidomos në qarqe. Ekspertët e tregut të punës analizojnë se rritja e papunësisë te të rinjtë vjen si mospërputh­je e ofertës për punë dhe kërkesës që kanë të rinjtë.

Viti pas viti, arsimi në vendin tonë ka humbur lidhjen me tregun e punës dhe modelin e zhvillimit. Të rinjtë e arsimuar kanë pak sektorë ku mund të angazhohen.

papunësisë ka shënuar rritje te të rinjtë. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, papunësia në grupmoshën 15-29 vjeç ishte 21,7%, ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar arriti në 22%. Krahasimet tregojnë se edhe në kulmin e pandemisë, kur papunësia e përgjithsh­me u rrit, papunësia e të rinjve është më e butë se aktualisht. Anketa të tjera që kanë matur emigracion­in potencial, kanë treguar se vështirësi­të në punësimin e të rinjve janë shkaktari kryesor për emigrimin e tyre. Gati 80% e personave që largohen nga vendi janë të rinj nën 30 vjeç dhe arsyet e largimit lidhen me përpjekjet për të përmirësua­r gjendjen e tyre ekonomike. Të dhënat tregojnë

se të rinjtë kanë më shumë vështirësi për të gjetur punë në krahasim me grupmoshat e tjera në moshë pune.

Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 22,0% më 2023. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022, shkalla e papunësisë për të rinjtë, është rritur me 0,6 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e tretë 2023, ky tregues është ulur me 0,02 pikë përqindje. Për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë ishte 7,9% në tremujorin e fundit 2023. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,3 pikë përqindje dhe krahasuar me tremujorin e mëparshëm ka një rritje me 0,4 pikë përqindje./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania