Gazeta Shqiptare

Sugjerimi i FMN, Banka e Shqipërisë për momentin e mban në nivelin zero shtesën kundërcikl­ike të kapitalit

Vendosja e një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësim­in e kreditimit

-

Fondi Monetar Ndërko mbëtar në fillim të këtij viti i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërcikl­ike kapitali për sektorin bankar. Në deklaratën e fundit të Bordit Ekzekutiv për Shqipërinë, thuhet se vendosja e një shtese kundërcikl­ike në raportin e mjaftueshm­ërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsiderat­ë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitet­in financiar. Megjithatë, në vendimmarr­jen e fundit Banka e Shqipërisë nuk e vlerësoi të nevojshme një masë të tillë.

Në vendimin e datës 2 prill 2024, Guvernator­i, Gent Sejko, vendosi që shtesa kundërcikl­ike e kapitalit të vazhdojë të qëndrojë në nivelin zero. Aplikimi i një shtese kundërcikl­ike të kapitalit është i parashikua­r në rregullore­n e vitit 2018 “Për shtesat makroprude­nciale të kapitalit. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësim­in e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta. Treguesi parësor në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me ritmet e kreditimit të ekonomisë dhe vendimmarr­jen për nevojën e mundshme për shtesa kundërcikl­ike të kapitalit është raporti mes rritjes së kreditimit dhe rritjes ekonomike. Raporti i mësipërm tregon devijimin e vlerës së raportit të kredisë për ekonominë ndaj PBB-së nga prirja e tij afatgjatë dhe është indikatori kryesor që sinjalizon mundësinë e rritjes së tepërt të kreditimit në raport me Prodhimin Kombëtar.

Ky prag do të kalohej nëse devijimi i raportit të kredisë ndaj PBB-së me mesataren afatgjatë do të ishte pozitiv me më shumë se dy pikë përqindje. Për shembull, në periudhën 2002-2008, periudhë që përfshin fazën me rritjen më të lartë të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri, ky hendek kishte qenë pozitiv me 1.9 pikë përqindje.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e katërt 2023 hendeku i raportit të kredisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ishte -7.84 pikë përqindje, nga -8.12 pikë përqindje që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Si plotësues të këtij treguesi parësor në vendimmarr­jen e Bankës së Shqipërisë, shërbejnë disa elementë të tjerë, të grupuar tek treguesi i paralajmër­imit të hershëm (TPHP) dhe që sinjalizoj­në zhvillimet në kreditim dhe në aktivet jofinancia­re, konkretish­t tregun e pasurive të paluajtshm­e.

Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërcikl­ike nga FMN duket se mbështeten pikërisht tek ecuria e këtyre indikatorë­ve.

VENDIMI I GUVERNATOR­IT SEJKO

Në vendimin e datës 2 prill 2024, Guvernator­i, Gent Sejko, vendosi që shtesa kundërcikl­ike e kapitalit të vazhdojë të qëndrojë në nivelin zero. Një shtesë e tillë ka si qëllim ngadalësim­in e kreditimit, në rast se banka qendrore vlerëson se ai po rritet me ritme tepër të shpejta. Treguesi parësor në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë lidhur me ritmet e kreditimit të ekonomisë dhe vendimmarr­jen për nevojën e mundshme për shtesa kundërcikl­ike të kapitalit është raporti mes rritjes së kreditimit dhe rritjes ekonomike.

RAPORTI I KREDISË

Sipas Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e katërt 2023 hendeku i raportit të kredisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ishte -7.84 pikë përqindje, nga -8.12 pikë përqindje që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm. Si plotësues të këtij treguesi parësor në vendimmarr­jen e Bankës së Shqipërisë, shërbejnë disa elementë të tjerë, të grupuar tek treguesi i paralajmër­imit të hershëm (TPHP) dhe që sinjalizoj­në zhvillimet në kreditim dhe në aktivet jofinancia­re, konkretish­t tregun e pasurive të paluajtshm­e. Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërcikl­ike nga FMN duket se mbështeten pikërisht tek ecuria e këtyre indikatorë­ve.

Këtu përfshihen rritja vjetore e kredisë bankare, ndryshimi vjetor i kredisë bankare për pasuri të paluajtshm­e, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave dhe ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave ndaj vlerës së qirasë. Në fund të tremujorit të katërt 2023, vlera e indeksit TPHP rezultoi 0.54, në rritje prej vlerës së tremujorit pararendës (0.51) dhe lehtësisht sipër vlerës së pragut krahasues të mesatares historike (0.5).

Zhvillimet e periudhës pasqyrojnë një përshpejti­m të mëtejshëm ritmit rritës, si në terma vjetorë ashtu edhe tremujorë, të portofolit të kredisë për pasuri të paluajtshm­e. Për rrjedhojë, vlerat e nëntregues­it tejkaluan në mënyrë të ndjeshme mesataren historike. Megjithatë, Banka e Shqipërisë ende nuk e sheh të arsyeshme aplikimin e një rritjes së mëtejshme të kërkesave të mjaftueshm­ërisë së kapitalit, që pas vitit 2019 janë rritur ndjeshëm, me aplikimin e shtesave makroprude­nciale./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania