Gazeta Shqiptare

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare, 9.4 milionë lekë të ardhura nga gjobat për kompanitë e sigurimit vitin e kaluar

-

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare mori 28 masa ndaj subjekteve të mbikëqyrur­a vitin e kaluar. Sipas raportimit të këtij institucio­ni në Kuvend, masat u morën kryesisht si rezultat i konstatime­ve të dala nga analizimi i treguesve financiarë, nga inspektime­t e kryera në vend nga Autoriteti, por edhe pezullime ose revokime licencash për ushtrimin e aktiviteti­t.

Në tregun e sigurimeve janë marrë 20 vendime, nga të cilat 13 vendime për masa korrigjues­e dhe sanksione me gjobë ndaj shoqërive të sigurimit ose personit përgjegjës, dy vendime për refuzim rishikimi ndaj kërkesave për rishikim, dy vendime me masa korrigjues­e ndaj shoqërive të brokerimit në sigurime dhe tre vendime me heqje licence ndaj subjekteve për të ushtruar veprimtari­në e brokerimit në sigurime.

Edhe ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, janë marrë dy vendime me masa administra­tive.

Në praktikën e institucio­neve rregullato­re, përmbajtja e masave administra­tive ndaj subjekteve të mbikëqyrur­a, përfshi këtu edhe vlerën e gjobës së vendosur, nuk publikohet. Megjithatë, sipas pasqyrave financiare të AMF të dorëzuara në Kuvendin e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 ky institucio­n realizoi 9.4 milionë lekë të ardhura nga gjobat e vendosura për kompanitë e sigurimit. Sipas shënimeve të pasqyrave financiare, të ardhurat e realizuara janë të gjitha gjoba për kompanitë e sigurimeve, ndërsa për vitin 2023 nuk janë raportuar të ardhura nga gjoba të vendosura për subjekte të tjerë nën mbikëqyrje. Të ardhurat e realizuara nga gjobat pësuan rënie me 43% krahasuar me një vit më parë. Sipas ligjit “Për veprimtari­në e sigurimit dhe risigurimi­t”, AMF mund të vendosë ndaj shoqërive të sigurimit gjoba që mund të arrijnë deri në tre milionë lekë, në varësi të shkeljes së konstatuar. Subjekte të gjobave mund të jenë edhe administra­torët e shoqërive të sigurimit, për shuma nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë, si edhe anëtarët e këshillit mbikëqyrës, në intervalin mes 300 mijë lekë dhe 500 mijë lekë. Ligji përcakton se, kur vendos sanksion me gjobë, AMF siguron që ajo të jetë e efektshme dhe parandalue­se, si edhe në përpjesëti­m me gjendjen që e shkaktoi vendosjen e masës. Gjithashtu, ligji kërkon që AMF, gjatë vendosjes së sanksionev­e, të zbatojë parimin e vazhdimësi­së, sipas të cilit për shkelje të ngjashme vendosen sanksione të ngjashme. Ndërkohë, në tregun e titujve vitin e kaluar janë marrë tre vendime administra­tive.

Një shoqërie i është hequr licenca dhe është çregjistru­ar për të ushtruar veprimtari­në në tregun e titujve, ndërsa ndaj dy bankave që ofrojnë shërbime investimi janë marrë masa korrigjues­e.

Në tregun e fondeve të pensionit privat dhe sipërmarrj­eve të investimev­e kolektive janë marrë dy vendime, të cilat janë vendime me masa korrigjues­e ndaj shoqërive administru­ese të fondeve të pensionit privat dhe fondeve të investimit. Sipas ligjit, gjobat për shoqëritë administru­ese të fondeve të pensionit dhe investimit mund të arrijnë deri në tre milionë lekë./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania