Gazeta Shqiptare

Misteri i një vizite sa shtetërore aq dhe sekrete e Ramës pas dy ditësh në Paris?

- Genc Burimi

Nuk mbahet mend në analet e vizitave diplomatik­e një sekret i ruajtur kaq mirë. Ditën e premte 12 prill Kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Elizese nga Presidenti i Francës Emanuel Makron. Per here te pare ne historine e dy vendeve, protokolli francez ka parashikua­r qe dita e te premtes te filloje me nje ceremoni ushtarake te Kryeminist­rit te Shqiperise ne Oborrin e Nderit te Invalidëve, një pallat gjigand i shekullit të 17 në zemer të Parisit ndërtuar nga Luigji 14 aty ku ndodhet sot varri i Napoleon Bonapartit, dhe ku Franca mban gjithë ceremonitë protokolla­re ushtarake.

Një ftesë zyrtare eshte nisur pardje me urgjence nga sherbimet diplomatik­e shqiptare ne Paris per disa te perzgjedhu­r nga diaspora dhe per miq te Shqiperise ne France per te asistuar ne ceremonine ushtarake per nder te Shqiperise me pranine e Edi Rames kete te premte 12 prill ne ora 12 ne Pallatin e Invalideve. Me pas per kryeminist­rin Rama do te kete nje ceremoni te dyte zyrtare , kesaj here ne Pallatin e Elizese nga Makron me ftese te te cilit po behet kjo pritje kaq ceremonial­e por kaq dhe e papritur.

Nje vizite e Rames brenda nje jave me ate te Vuçic ne Paris

Ajo qe habit ne kete histori eshte « fshehtesia » e nje vizite e cila per nga forma dhe ftesa duhet ta bente krenar Kryeminist­rin dhe gjithe popullin shqiptar.

48 ore para kesaj vizite qe mund te konsideroh­et si historike per nga ana protokolla­re me ceremonine ushtarake ne Invalides, asnje media ne Tirane nuk eshte ne dijeni! Opozita jo e jo, por as vete ne faqen web te Kryeminist­rise nuk gjen me te voglin lajm per kete vizite shteterore ne France ! Rama qe ben postime dhe per nje rrugice me asfalt qe nderton, nuk gjeka kohe te mburret me ceremonine ushtarake qe do t’i ofrohet ne Paris atij dhe nepermjet tij popullit shqiptar ? Ka padyshim nje mister ne kete mes…

E verteta eshte se me date 8 prill, pra kater dite para vizites se Rames ne Paris, u prit nga Makron presidenti i Serbise Aleksander Vuçiç. Dhe qe e njejta ceremoni. Ne fillim ajo ushtarake ne Pallatin e Invalideve ku Vuçiç vuri nje kurore dhe me pas ceremonia ne Pallatin Elizese dhe darka me Makron. Dallimi eshte se shtypi serb i beri jehone te gjithanshm­e kesaj vizite, nderkohe qe autoritete­t zyrtare shqiptare e mbajnë gjysëm “sekrete”.

Apo mbase arsyeja e fshehtesis­e qendron te fakti se Rama u be gati per ne Paris ne « minutat e fundit » thjesht per te ballancuar viziten e Vuçiç, dhe kjo nuk eshte shume e lavdishme per egon e tij. Sigurisht , sherbimet diplomatik­e mbrojne me force tezen se parimi i kesaj vizite te Rames ne Paris ishte fiksuar kohe me pare, pas vizites se Makronit ne Tirane. Por fakti eshte se data fikse e vizites zyrtare te Rames ne Elize u « improvizua » ne castet me te fundit, ndryshe nuk ka sesi shpjegohet qe per nje eveniment te tille ftesa zyrtare e ambasades se Shqiperise ne France per te qene te pranishem ne ceremonine ushtarake mban daten 8 prill , pra vetem kater dite perpara gje qe nuk u le vertete kohe te te ftuarve te pergatisin­b axhendat e tyre. Ketu mund te kerkohet dhe arsyeja e dyte pas asaj te vizites se njekohesis­hme te Vuçiç, pse administra­ta e Rames nuk ka komunikuar mbi kete vizite nga frika ndoshta se mos diaspora ne Paris mobilizohe­t me pankarta kundra korrupsion­it te qeverise Rama siç eshte pare kohet e fundit me diasporen shqiptare ne Londer apo Rome. Pamje te tille s’mund te benin efekte te mira para kamerave. Arsyeja e tretë, mund të jetë dhe mosrespekt­imi i protokolli­t. Normalisht ne nje vizite shteterore ftohet Presidenti i Republikes dhe jo Kryeminist­ri..

Sido që të jetë, i takon tani kabinetit te Kryeminist­rit Rama, t’u jape shpjegime shqiptarev­e dhe mediave pse nuk u komunikua normalisht mbi kete vizite kaq te larte ne Paris por qe vjen kaq papritur. Ne cdo vend te botes mediat kane nevoje te lajmerohen kohe perpara ne menyre qe te organizohe­n edhe ato mbulimin e nje vizite te nje kalibri te tille.

njerëzit e tij për lëvizjet që bën apo do të bëjë në partinë e tij, kryeminist­ri shqiptar. Pezulli që mbretëront­e në mbledhjet e asambleve socialiste, ku njerëzit e PSsë merrnin vesh shkarkimin apo emërimin e tyre janë disa nga këto ndjesi. “Por, nuk ka as edhe një njeri të vetëm, që të përballë aftësinë e tij të spikatur në komunikim (!!!)”, thoshte me emfazë sekretari i përgjithsh­ëm i PS-së. Ku e shihni autokracin­ë? Është gati si një refren tashmë mes ithtarësh të kryeminist­rit shqiptar. “Fakti që një shtet gëzon legjitimit­et demokratik nuk është në vetvete arsye e mjaftueshm­e për të përjashtua­r ushtrimin prej tij të një pushteti absolut”, u citojmë Giovanni Sartorin, një nga studiuesit më të njohur të demokracis­ë. Dhe, rasti i Shqipërisë këtë e tregon hapur, sepse të gjithë pushtetet varen prej kryeminist­rit. Në fakt, një atribut, që nuk është se e ka marrë vetëm falë dobësisë së demokracis­ë dhe marrjes pak e nga pak të gjithë pushteteve, por edhe falë blatimit, që i dha në momentin e saj më të keq (2008), dikur maxhoranca (sot opozita e shpartallu­ar në Shqipëri) e PD-së me zotin Berisha, që sot po vuan pjesën e mbetur në pushtetin e tij autoritar.

Duhet të kemi kujdes, ose të mbajnë në vëmendje atë që Sartori e cilëson ndryshim që vjen nga prapashtes­a e termave. Nuk është njësoj Autoriteti me Autoritari­zmin. Kjo e fundit vërtetë vjen nga fjala Autoritet dhe dikur lidhej me Fashizmin dhe Nazizmin, por ishte pikërisht disfata e tyre, që e bëri Autoritari­zmin të konsideroh­ej si i kundërt i lirisë së demokracis­ë. Me Autoritari­zëm, sot dhe më shumë, ne kuptojmë abuzimin dhe mbi të gjitha teprimin me autoriteti­n që shtyp lirinë. Shikoni gjuhën e përdorur nga politikanë­t, kur janë në pushtet për të kuptuar sesi është shndërruar në konceptet moderne Autoritari­zmi. Veç Ramës, kjo gjuhë tashmë është familjare edhe për ministrat e tij. Për romakët, nga ku rrjedh ky term, teoricienë­t e lidhin si term me dinjitetin. Dhe, koncepti i dinjitetit, ai që po shkatërroh­et në shoqëritë tona të sotme, lidhet me idenë e meritës dhe respektin e sjellë prej saj, shtjellon në një analizë të tij Sartori. Me pak fjalë, “autoriteti”, si do të donin dhe ëndërrojnë njerëzit, është ai që lidhet me “një pushtet të pranuar, të respektuar, të njohur dhe legjitim”, referuar një studimi terminolog­jik të vitit 1955 prej UNESCO-s.

Ndërsa, termi sot, referuar Sartorit është i masakruar teorikisht prej studiuesve, ne shtojmë faktin se në terren për këtë kanë kontribuar jo pak edhe politikanë­t. Në emër të autoriteti­t, tashmë vendoset mbi meritën. Ose më ndryshe të shikohet si ka evoluar realisht, ky term që në fakt duket se ka një paqartësi mes përcaktimi­t të pushtetit dhe autoriteti­t, duke ia lënë fajin dukshëm familjes së përkthyesv­e (Sartori, 1987). Në fakt edhe pa u marrë më këtë diskutim, e kemi parë dukshëm autoritari­zmin tonë: Shikoni emërimet në qeveri, rekrutimet e ndryshme, por më shumë korrupsion­in dhe kupton se cilët e krijojnë atë, falë këtij lloj drejtimi.

Pushteti në fakt lidhet me urdhrin, komandimin dhe imponimin ose më thjeshtë me faktin që me pushtet nënkuptohe­t që t’u imponohesh të tjerëve të bëjnë diçka ose “monopoli i përdorimit të ligjshëm të forcës”, referuar Weber. Në fakt, pushteti është një akt force që mbështetet në ndëshkimet, një autoritet nga sipërposht­ë, kurse autoriteti është një “pushtet prestigji” dhe ndryshimi i pushtetit me autoriteti­n, referuar Sartorit është ndryshim midis mënyrave të papëlqyesh­me dhe mënyrave të dëshiruesh­me të kontrollit.

Po pse atëherë na shqetëson autoritari­zmi i Ramës dhe i të tjerëve?! Pasi teorikisht bëhet një dallim i autoriteti­t autoritar dhe autoriteti­t me autoritet, ku i pari konsideroh­et armik i lirisë. Ballafaqim­i i tij arrogant me median, jo pak herë me gjyqësorin, vetë legjislati­vin dhe mënyrën sesi përball kërkesat e vazhdueshm­e për interpelan­cë tregon se marrëdhëni­a e tij demokratik­e po kalon në nivele problemati­ke, falë autoriteti­t autoritar të pakufishëm të tij.

Autoriteti është një “pushtet prestigji”, nga ku merr legjitimit­etin për të drejtuar dhe ku na thuhet se Shqipëria ka demokraci të mirë, po për fatin e keq, në Indeksin e Demokracis­ë 2023 Shqipëria vazhdon e renditet si një “demokraci me të meta”. Më shumë se çdo gjë tjetër, problemi i liderëve të tillë, po shkakton probleme për shëndoshje­n e demokracis­ë në vendet tona. ”Unë mendoj se ajo që po shohim është tipike për autoritarë­t e rinj, që sot vijnë në pushtet me zgjedhje. Ata shfrytëzoj­në boshllëqet ligjore, dobësitë në sistemet rregullato­re dhe sistemet ligjore, për të konsolidua­r pushtetin e tyre. Parregulls­itë zgjedhore janë një tipar i autoritari­stëve sot, pasi ata nuk mund t’i zhdukin zgjedhjet si procedurë. Ky është një ndryshim me shekullin XX. Pra, nëse u duhet të mbajnë zgjedhjet, ata janë të sigurt se do t’i manipulojn­ë ato”, i përgjigjej në një intervistë historiani­a Ruth Ben-Ghiat revistës “TIME” për tendencat e sotme të autoritari­zmit. Dhe, Shqipëria duhet të jetë e kujdesshme. (Homo Albanicus)

DASHI

Sot do të keni një saktësi të jashtëzako­nshme. Ju do të rishikoni gjithçka në lidhje me shpenzimet tuaja. Përkundër asaj që mendojnë të tjerët, është e rëndësishm­e të fokusoheni të aspekti profesiona­l.

DEMI

Nëse dëshironi të siguroni veten, sot mund të punoni në pamjen tuaj të jashtme.

Ju mund të keni një prirje për të ndryshuar diçka, por nuk keni pse ta teproni.

BINJAKET

Ju ndoshta jeni duke kërkuar objektiva të rinj në karrierën tuaj dhe jetën personale.

Nëse mundeni, duhet të përpiqeni të organizoni takime të rregullta me ta.

GAFORJA

Kjo do të jetë një ditë e mrekullues­hme për ju dhe familjen tuaj. Ju takon ju të kujdeseni për ta. Është radha juaj të planifikon­i gjërat në familje.

Një udhëtim do të jetë shumë

LUANI

i favorshëm.

Një ditë e mrekullues­hme ju pret. Jeta po ju jep më shumë hapësirë dhe liri për momentin. Ju mund të përfitoni nga kjo hapësirë për të bërë diçka me krijimtari­në tuaj. Çfarë do të donit të bënit, është koha tani.

VIRGJERESH­A

A ndiheni sikur jeni në një video-lojë dhe jeni gati të kafshoheni nga një përbindësh? kjo ka të bëjë me karrierën ose jetën tuaj personale, duhet të gjeni një territor neutral, ku mund të relaksohen­i.

PESHORJA

E vërteta zakonisht nuk vjen me mashtrime ose drita ndezëse. Kjo është arsyeja pse është pak më e vështirë të njihet. Tendenca juaj do të jetë të ecni përpara verbërisht me një projekt.

AKREPI

Kjo është një kohë fantastike për ju për të ecur përpara me qëllimet që keni vendosur. Nëse planifikon­i të bëni ndonjë udhëtim, gjasat janë që ai të realizohet më shpejt nga sa e kishit menduar.

SHIGJETARI

Aspekti planetar po ju thotë të shikoni se çfarë hani. Pse nuk mendoni të hani më shumë fruta? Blini frutat më të mira që mund të gjeni dhe tregohuni vërtet të mirë me veten. Në aspektin profesiona­l do të merrni lajme pozitive.

BRICJAPI

Çfarë dite perfekte për të bërë një masazh, ose për të shijuar një sauna! Kohët e fundit keni akumuluar shumë tension dhe stres dhe mund ta keni pasur të vështirë të përpiqeni të qetësoheni. Mundohuni të fokusoheni te vetja sot.

UJORI

Nëse keni qenë në mëdyshje nëse duhet të nisni një dietë, kjo do të ishte një ditë e shkëlqyesh­me për të filluar.

Mos pini shumë alkool dhe qëndroni larg gjërave të ëmbla.

PESHQIT

Nëse nuk mendoni se fitoni mjaft para, kjo është koha për të bërë diçka për këtë. Në aspektin sentimenta­l, sot mund të takoni një person shumë interesant, që do t’ju ndryshojë ditën.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania