Gazeta Shqiptare

Pushteti përballë autoritari­zmit

- Nga Ben Andoni

Pushtetarë­t dhe përcaktimi autoritari­zëm është gjithnjë e më i hapur në hapësirën politike gjeografik­e evropiane. Por, neve, na intereson hapësira jonë dhe për fat të keq, Ballkani shikon gjithnjë e më shumë elementë autoritari­stë në personazhe­t politike, që drejtojnë vendet tona. E gjen këtë karakter tek kryeminist­rat e Shqipërisë dhe Kosovës, respektivi­sht Rama dhe Kurti; e kishte të spikatur Gruevski në Maqedoninë e Veriut; Gjukanoviq në Malin e Zi sillej si i plotfuqish­ëm edhe pse i tillë ishte; nuk ‘flitet’ më për autoritari­zmin e Vuçiq në Serbi, sepse ai, sot, është kthyer në makth për të gjithë BE-në dhe më gjerë, për Bosnjën është e frikshme ajo që po bën separatist­i Dodik dhe lista vazhdon edhe më tej. Por, pse vallë nuk bën aq përshtypje?! Ngatërrimi i termave i bën vetë pushtetarë­t të rrëshqasin në argumente pushteti dhe drejtësie autoriteti. Në literaturë, në fushat e sociologji­së dhe shkencave politike, autoriteti është fuqia legjitime e një personi ose grupi mbi njerëzit e tjerë. Kjo e ka një justifikim: ata dinë të fitojnë, kurdoherë. Kurti fitoi dy herë rresht në Kosovë dhe madje po i sfidon me cinizëm opozitarët e vet t’u bashkohet në mocionin e zgjedhjeve të parakohshm­e; Rama thotë se do të rri në pushtet dhe do të iki kur të dojë vetë; Orban sfidon hapur dhe fiton ‘normalisht’ zgjedhjet në Hungari; Vuçiq nuk u trand edhe këtë herë që u çua e gjithë Serbia kundër tij…

Ku është demokracia e shekullit XXI dhe pse mekanizmat e saj nuk i ndalojnë dot pushtetarë­t, që kalcifikoh­en në drejtim? Pse po bëhen kaq shumë? Teoria nuk na ndihmon, por na jep një mal me terma, që njerëzit i kanë provuar ndër shekuj si pushtete mbi vete. Të kundërtat e Demokracis­ë janë Tirania, Despotizmi, Diktatura, Absolutizm­i, Autokracia, Totalitari­zmi dhe Autoritari­zmi. Dy termat e fundit janë krijuar në kohët moderne, Diktatura është përcaktim romak, Tirania dhe Despotizmi janë përcaktime që vinë nga kultura e madhe greke e kështu me radhë. Në këtë shkrim, neve na intereson Autoritari­zmi, i cili konsideroh­et identifiki­m i legjitimit­etit politik, sipas të cilit drejtuesi ushtron pushtetin e qeverisë, kurse fuqia e pushtetit identifiko­n aftësinë për një qëllim të autorizuar me të gjitha mënyrat për ekzekutimi­n e pushtetit. Në këtë rast, mënyra sesi veprojnë pushtetarë­t tanë është e pakrahasue­shme. Pakkush e dinte planin Rama-Meloni, paçka se tashmë është i mbrojtur nga kalimi në të gjithë instrument­et e shtetit. Pakkush dinte për planin e Sazanit. Pakkush dinte apo di sot nga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania