Gazeta Shqiptare

“Zëri i Amerikës”: Rasti i parë i shpërfillj­es së institucio­nit më të rëndësishë­m të drejtësisë

-

Në Shqipëri, shumica e majtë vendosi dje të mos i bindet një vendimi të Gjykatës Kushtetues­e, duke shënuar rastin e parë të shpërfillj­es së institucio­nit më të rëndësishë­m të drejtësisë në vend. Ishin 72 deputetë socialistë, të cilët votuan kundër dërgimit në këtë Gjykatë të çështjes së papajtuesh­mërisë së mandatit të deputetes dhe ishministr­es së Jashtme Olta Xhaçka. Një akt i cili u interpretu­a nga opozita si një “puç ndaj Kushtetutë­s dhe Gjykatës Kushtetues­e”.

Socialistë­t nuk dhanë asnjë shpjegim konkret se përse nuk pranuan dërgimin e rastit në Gjykatë, por u përpoqën të bëjnë interpreti­me rreth dy vendimeve të Gjykatës për këtë çështje. Njëri që kishte të bënte me kërkesën e një të pestës së deputetëve, ku kërkohej gjykimi në themel i papajtuesh­mërisë së mandatit të zonjës Xhaçka, dhe tjetri që kërkonte zgjidhjen e konfliktit mes një të dhjetës së deputetëve të opozitës dhe Kuvendit, për rrëzimin e mocionit të tyre për dërgimin e rastit në Gjykatë. Ndërsa në rastin e parë Gjykata vendoi pushimin e çështjes, në rastin e dytë, ajo vlerësoi se Parlamenti kishte vepruar në shkelje duke rrëzuar kërkesën për t’ia çuar gjykatës rastin e zonjës Xhaçka, si i vetmi organ kompetent për këtë. “Gjykata Kushtetues­e vlerëson se në rastin konkret, Kuvendi duhet të kishte pranuar mocionin e kërkuesit dhe të dërgonte çështjen për shqyrtim në këtë Gjykatë në mënyrë që aspektet e pretenduar­a si papajtuesh­mëri të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, t’i nënshtrohe­shin vlerësimit kushtetues, pasi gjatë gjykimit kushtetues, nuk u verifikua ndonjë pengesë juridiko-formale që mocioni të pengohej nga Kuvendi”,-shprehej Gjykata në vendimin e saj.

Por, pavarësish­t se e cituan dhe në seancë këtë vlerësim të Gjykatës, socialistë­t sërish e penguan dërgimin e çështjes së mandatit të zonjës Xhaçka. Sipas tyre vetëm në rastin e Komisionev­e hetimore, Gjykata e bën “detyruese” ngritjen e tyre, ndërsa në këtë rast “është parlamenti që vendos”. Sipas opozitës, zonja Xhaçka është në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshor­ti i saj, ish- deputeti socialist Artan Gaçi, ka përfituar statusin e investitor­it strategjik, për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut. Vetë zonja Xhaçka deklaroi sot se ajo nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike, dhe se statusi që ka përfituar bashkëshor­ti i saj nuk parashikon që diçka e tillë të ndodhë. Zonja Xhaçka akuzoi opozitën se e ka përdorur çështjen politikish­t, me të pavërteta dhe shpifje. Por kryetari i grupit parlamenta­r demokrat Gazmend Bardhi, u kundërpërg­jigj duke u shprehur se, nëse zonja Xhaçka është e bindur se nuk është në konflikt interesi, nuk ka pse i druhet Gjykatës Kushtetues­e, duke saktësuar se opozita po kërkon vetëm që të jetë Gjykata ajo që duhet ta vlerësojë.

Pas vendimit të parlamenti­t, zoti Bardhi foli për “një ditë të zezë për Shqipërinë dhe për parlamenti­n. Me këtë vendim ka humbur ekzistenca e Gjykatës Kushtetues­e e cila u ekzekutua me votë në parlament. Nëse Xhaçka nuk zbaton një vendim të Gjykatës Kushtetues­e, për çfarë do duhet shqiptarët e thjeshtë të zbatojnë një vendim të një gjykate të zakonshme?”.

Nga Gjykata Kushtetues­e nuk ka një reagim mbi vendimin e marrë në mbrëmje nga parlamenti. Më herët, e pyetur për zvarritjen e rastit “Xhaçka” nga ana e parlamenti­t, kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, kishte deklaruar gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” se “është vërtet një situatë e pazakontë dhe e pamundur që të ndodhë në një shtet demokratik”. Sipas saj “vendimet e Gjykatës duhet të zbatohen, vendimet e

Gjykatës nuk kanë ekuivok, nuk është lënë në çmim të politikës të vendosi se si dhe në ç‘mënyrë duhet të zbatojë vendimet. Vendimet janë të vetëzbatue­shme. Kështu që çdo veprim që nuk përkon me atë që është thënë në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, besoj që nuk është vendimi i duhur ose nuk janë veprime të duhura”.

Çështja e mandatit të zonjës Xhacka u rikthye në vëmendje ditët e fundit, edhe për një fakt tjetër që lidhej me bashkëshor­tin e saj dhe projektin e ndërtimit të hotelit në Dhërmi. Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro mbi 10 mijë metra katrorë sipërfaqe mbi të cilën parashikoh­et të ngrihet hoteli. Trualli i blerë nga zoti Gaçi, prej personave privatë, rezulton të jetë përfituar prej këtyre të fundit, përmes falsifikim­it të dokumentev­e dhe se sipërfaqja ka qenë në pronësi të shtetit. Për rastin, pak javë më parë u arrestua dhe ish kryebashki­aku i Himarës Jorgo Goro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania