Gazeta Shqiptare

Bardhi-Nikollës: Mesazhi që po jepni ju dashnorët e reformës në drejtësi

“Sot ka rënë shteti”, Bardhi: Rama e ka trajtuar Gjykatën Kushtetues­e si letër higjienike “Nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojë gjykata”

-

Ndërsa mazhoranca socialiste nuk zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetues­e për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, kreu i Grupit të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi tha se nga dje nuk e kupton se pse duhet të ekzistojë Gjykata Kushtetues­e.

“Për këtë pyesni zotin Basha se ai ka qenë i gatshëm të votonte rritjen e pagave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Qëndrimi jonë ka qenë i qartë që Gjykata Kushtetues­e qëndron në piramidën e pagave. Sot treguan se atë pagë e marrin kot. Nuk justifikon dot pagën që merr.

Nëse vendimet nuk janë të detyrueshm­e për zbatim dhe Edi Rama ua hedh vendimin në kosh dhe nuk kanë as guximin për të komentuar. Nga sot edhe këtë pagë që marrin e marrin kot. Nuk e kuptoj pse duhet të ekzistojë Gjykata Kushtetues­e. Me këtë vendim, praktikish­t Gjykata Kushtetues­e është shkrirë”,-tha midis të tjerash Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PD, Gazment Bardhi u shpreh pas votimit që u krye në Kuvend për shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetues­e, për të cilin mazhoranca socialiste votoi kundër.

Bardhi u shpreh se me vendimin e sotëm të shumicës “ka rënë shteti”, ndërsa e konsideroi këtë veprim si “një puç që Kuvendi ka kryer në kurriz të GJK dhe Kushtetutë­s”.

Ai shtoi më tej se kryeminist­ri Rama “e ka trajtuar Gjykatën Kushtetues­e si letër higjienike”, duke e përdorur kur i hyn në punë dhe duke e hedhur në kosh kur nuk i duhet.

“Me këtë vendim të mazhorancë­s ka rënë shteti. Është një puç që Kuvendi ka kryer në kurriz të GJK dhe Kushtetutë­s. Për çfarë duhet të shkojmë në GJK, ata prapë do të veprojnë njësoj dhe do të vijmë te këta që thonë po të jetë vendim

kundër Ramës, Xhaçkës, ky vendim nuk ka asnjë vlerë. Për llogari të dy oligarkëve që kanë marrë portin e Limonit në Sarandë doli dhe sulmoi SPAK. Sot Rama e ka trajtuar GJK si letër higjienike, kur i hyn në punë e përdor, kur nuk i hyn e hedh në kosh”,-u shpreh ai.

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi e konsideroi një mesazh mafioz të mazhorancë­s socialiste për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Mesazhi mafioz që Edi Rama i përcolli sot SPAK se nuk mund ta prekë Olta Xhaçkën. Njësoj siç u soll sot me Gjykatën Kushtetues­e dhe nesër, nëse ata marrin vendime kundër

Xhaçkës, nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetues­e. Në ditën e vdekjes së diktatorit, vdiqën kushtetues­hmërinë në vend dhe reformën në drejtësi. Është një ditë e zezë për Shqipërinë. Ne duhet të marrim një vendim nëse duhet t’i drejtohemi më Gjykatës Kushtetues­e. Nga sot nuk e kuptoj se për çfarë do të paguhen anëtarët e Gjykatës Kushtetues­e”,theksoi ai midis të tjerash.

Kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi tha në fund të seancës se nëse mazhoranca nuk miraton që mandati i Olta Xhackës të shkojë në Gjykatë Kushtetues­e është një mesazh për qytetarët.

“Raporti i shumicës nuk

ka asnjë qëndrim. Ka raporti i pakicës. Si rregull duhet ta kishte këshilli një raport të përbashkët. Atë raport që kolegia lexoi e ka gjetur antikushte­tues Gjykata Kushtetues­e. Nëse vota juaj sot është për mos zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e, mesazhi që jepni nga kjo sallë është që asnjë vendim gjykate kur nuk u pëlqen qytetarëve nuk ka asnjë vlerë. Olta Xhaçka nuk është më e barabartë se të barabartët, qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Barazia para ligjit na detyron të zbatojmë vendimet e Gjykatës, e kundërta është mesazh që këtu nuk ka shtet ligjor. Ju pëlqejnë vendimet zbatojeni. Nuk iu pëlqejnë ecni përpara. Ky është mesazhi që po jepni ju dashnorët e reformës në drejtësi”,-theksoi ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania