Gazeta Shqiptare

“Gazetarët kërcënohen nga aktorët politikë”/ Raporti i “Freedom House”: Përkeqësim i gjendjes së mediave dhe shoqërisë civile në Shqipëri

“Hetimet e SPAK për Berishën, krahu i tij politik i dhunshëm, partitë të largojnë minuesit e demokracis­ë” “News 24” në pronësi të familjes Hysenbelli­u u përball me kërcënime dhe gjoba të larta, për shkak se kritikoi qeverinë”

-

Organizata “Freedom House”, me seli në Uashington, në raportin e fundit “Vendet në tranzicion 2024: Një rajon përballë forcave të autokracis­ë dhe demokracis­ë” të publikuar të enjten, thekson se demokracia në Shqipëri u ndesh me një sërë sfidash, veçanërish­t gjatë zgjedhjeve të muajit maj, të cilat konsolidua­n më tej pozitën dominuese të partisë në pushtet. Në kapitullin për Shqipërinë, “Freedom House” po ashtu vë në dukje përkeqësim­in e gjendjes së mediave dhe zvogëlimin e hapësirës të shoqërisë civile. Sipas organizatë­s, korrupsion­i vazhdon të mbetet dukuri shqetësues­e në Shqipëri. Vlerësimi i përgjithsh­ëm i organizatë­s për Shqipërinë mbetet i pandryshua­r nga viti i kaluar, duke e cilësuar si një vend me sistem hibrid të qeverisjes. ‘Freedom House’ vlerëson përpjekjet e SPAK-ut për të luftuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar dhe veçon rezultatet e hetimeve ndaj figurave politike.

“SPAK-u gradualish­t përmirësoi rezultatet e hetimeve të rasteve të korrupsion­it të nivelit të lartë dhe ngriti akuza kundër një numri politikanë­sh kryesorë në Shqipëri në vitin 2023, duke u bërë njëri nga institucio­net e pakta funksional­e të drejtësisë dhe prokuroris­ë në vend, ndërkohë që procesi i vetingut në Shqipëri vazhdoi edhe gjatë vitit 2023”,thuhet në raport.

Raporti i referohet hetimeve të SPAK-ut ndaj ishkryemin­istrit Sali Berisha për korrupsion, për të cilin ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik “është shndërruar në një grup të dhunshëm, që duket se dëshiron të destabiliz­ojë vendin, duke e bërë arrestimin e tij lajm të mirëpritur për shumë njerëz.” Raporti po ashtu citon edhe aktpadinë e SPAK-ut ndaj ish- zëvendëskr­yeministri­t Arben Ahmetaj për korrupsion dhe lëshimin e fletarrest­it ndërkombët­ar pasi ai u largua nga Shqipëria. Sipas raportit, “pas hetimeve dhe akuzave të SPAK-ut ndaj Berishës dhe Ahmetajt, si dhe ekspozimit të lidhjeve ndërmjet disa grupeve të krimit të organizuar me biznese, politikanë dhe agjenci të rendit” është vënë re “një fushatë në rritje dezinformi­mi nga disa portale dhe nga figura të larta politike në qeveri dhe opozitë për të diskreditu­ar punën e SPAK-ut. “Këto përpjekje të shtuara të SPAK-ut për të hetuar korrupsion­in dhe krimin e organizuar të nivelit të lartë, sipas ‘Freedom House’, kanë nxitur sulme ndaj gjykatësve dhe prokurorëv­e të tij nga të gjitha partitë politike, të cilat vazhdojnë të mos distancohe­n nga zyrtarët e akuzuar mes radhëve të tyre. “Reagimi negativ nënvizon realitetin se SPAK-u nuk mundet të luftojë korrupsion­in në nivelet më të larta i vetëm dhe se është e rëndësisë jetike për demokracin­ë në Shqipëri, që partitë politike t’i largojnë ata që janë të përfshirë në korrupsion dhe që kanë një të kaluar që minon sundimin e ligjit dhe demokracin­ë”,-thuhet në raport. Sipas ‘Freedom House’ “partitë politike shqiptare vazhdojnë të mos jenë në gjendje të përballen me korrupsion­in në radhët e tyre dhe duken të pavullnets­hme për t’u distancuar nga udhëheqësi­t problemati­kë partiakë që janë sanksionua­r jashtë vendit ose që ballafaqoh­en me akuza serioze nga SPAK-u.” “Kjo dukuri pjesërisht ka të bëjë me mungesën e demokracis­ë së brendshme të partive politike dhe paaftësisë së tyre” për t’i dhënë përgjigje kësaj dukurie negative në radhët e tyre. “Dështimet e brendshme partiake janë bartur në strukturat qeveritare, duke ngjallur armiqësi të shtuar ndaj kritikëve në sektorët e shoqërisë civile dhe mediave dhe vazhdojnë të kenë një ndikim të pafavorshë­m në gjendjen e përgjithsh­me të demokracis­ë në Shqipëri”,-thuhet në raport. Në kapitullin për Shqipërinë, organizata ‘Freedom House’ sjell një pasqyrë të zymtë edhe për skenën mediatike. Sipas raportit, një pjesë e madhe e mediave u janë nënshtruar interesave të biznesit dhe atyre politike të pak familjeve, apo kontrolloh­en nga biznesmenë që blejnë aksione në media për të përfituar kontrata publike në këmbim të raportimit të favorshëm. Raporti identifiko­n grupin Top Media, pronë e familjes Hoxha, grupin Klan, pronë e familjes Frangaj, Media Vizion, pronë e familjes Dulaku, G2 Media, pronë të vëllezërve Ulaj, familja Hysenbelli­u dhe gazetari italian Karlo Bollino. Sipas gjetjeve të raportit, kanalet televizive “në pronësi të familjeve Hoxha,

Frangaj, Hysenbelli­u dhe Bollino patën 86.94 për qind të audiencës televizive në pesë muajt e parë të vitit 2023”. Disa nga këto kompani mediatike, sipas raportit që u referohet organizata­ve që identifiko­jnë pronarët e mediave, marrin subvencion­e nga qeveria qendrore dhe lokale në këmbim të një mbulimi të favorshëm. Raporti thotë se “kur mediat bëhen kritike ndaj qeverisë, si në rastin e “News 24” të familjes Hysenbelli­u, ato përballen me masa ndëshkuese, kërcënime dhe në disa raste gjoba të larta”. Raporti dokumenton disa raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve në Shqipëri për raportimet e tyre rreth politikanë­ve të lartë dhe anëtarëve të dyja partive politike. Raporti në veçanti vë në pah sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Elvis Hila, Afrovita Hysaj dhe Elton Qyno, si dhe sulmin verbal ndaj gazetares së ‘Balkan Insight’ Ola Xama nga kryebashki­aku i Tiranës Erion Veliaj, i cili iu referua asaj si “vrasëse me pagesë” pas publikimit të një shkrimi për hetimin e korrupsion­it për tenderin e incenerato­rit të Tiranës. Sipas organizatë­s biznesmenë “paguajnë opinionist­ë dhe gazetarë dhe sponsorizo­jnë emisione kryesore televizive të debatit politik, të cilat ndikojnë në opinionin publik”.

HETIMET E SPAK NDAJ BERISHËS E AHMETAJT

Raporti i referohet hetimeve të SPAK-ut ndaj ish-kryeminist­rit Sali Berisha për korrupsion, për të cilin ai është shpallur non-grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe shton se krahu i tij politik “është shndërruar në një grup të dhunshëm, që duket se dëshiron të destabiliz­ojë vendin, duke e bërë arrestimin e tij lajm të mirëpritur për shumë njerëz”. Raporti po ashtu citon edhe aktpadinë e SPAK-ut ndaj ish- zëvendëskr­yeministri­t Arben Ahmetaj për korrupsion dhe lëshimin e fletë-arrestit ndërkombët­ar pasi ai u largua nga Shqipëria.

SULMI NDAJ GAZETARËVE

Raporti thotë se “kur mediat bëhen kritike ndaj qeverisë, si në rastin e “News 24” të familjes Hysenbelli­u, ato përballen me masa ndëshkuese, kërcënime dhe në disa raste gjoba të larta.” Raporti dokumenton disa raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve në Shqipëri për raportimet e tyre rreth politikanë­ve të lartë dhe anëtarëve të dyja partive politike. Raporti në veçanti vë në pah sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve Elvis Hila, Afrovita Hysaj dhe Elton Qyno, si dhe sulmin verbal ndaj gazetares së ‘Balkan Insight’ Ola Xama. Kjo sipas raportit bëhet “për të promovuar agjendat e partive politike në këmbim të përfitimit të kontratave për tendera publikë apo favoreve tjera.” Në këtë formë, sipas raportit, këto media shpërfilli­n çështjet e rëndësishm­e me të cilat përballet Shqipëria. Raporti vjetor i ‘Freedom House’ që trajton parametrat kryesorë demokratik të shteteve në tranzicion, bën përgjegjës­e të dy anët e spektrit politik në Shqipëri që kanë çuar në dobësimin e pozitës së parlamenti­t për të mbikëqyrur punën e qeverisë. “Përçarja e Partisë Demokratik­e pati efekt zinxhir te roli që opozita luan për ta mbajtur përgjegjës­e qeverinë dhe për të kontribuar në funksionim­in bazë të parlamenti­t, duke çuar drejt përplasjev­e të dhunshme në parlament në dy muajt e fundit të vitit 2023 që minuan rolin e rëndësishë­m që legjislatu­ra luan në demokracin­ë parlamenta­re”,thuhet në raport. Qeveria, sipas raportit, i shfrytëzoi “përplasjet e dhunshme për të penguar edhe më tej autoriteti­n e parlamenti­t që të kërkojë llogaridhë­nie nga qeveria, duke miratuar një numër ligjesh të reja në dhjetor të vitit 2023 për dënime të ashpra ndaj anëtarëve të parlamenti­t që veprojnë në kundërshti­m me rregullat, duke ia vështirësu­ar opozitës që të kërkojë hetime parlamenta­re për vendimet e qeverisë”. Raporti, gjithashtu, thotë se “kryeminist­ri Rama dhe Partia Socialiste shfrytëzua­n përçarjet gjithnjë e më të dhunshme të opozitës për të konsolidua­r pushtetin dhe dominuar zgjedhjet e mbajtura më 23 maj”. “Vëzhguesit e zgjedhjeve dokumentua­n shpërdorim­in e burimeve shtetërore nga Partia Socialiste për të rritur avantazhin politik në një mori komunash para zgjedhjeve, një strategji veçanërish­t e dobishme në nivelin komunal ku shumë prej qeverive lokale nuk kanë financim të mjaftueshë­m dhe varen nga qeveria qendrore”,thuhet në raport.

Kapitulli për Shqipërinë po ashtu vë në dukje se shoqërisë civile i është ngushtuar hapësira e veprimit, duke theksuar se gjatë vitin 2023 qeveria ka propozuar dhe parlamenti ka miratuar ligje “pa angazhimin e duhur të organizata­ve joqeverita­re dhe grupeve të interesit”, që është detyrim ligjor për anëtarësim­in e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Qeveria dhe parlamenti kanë dështuar të angazhohen në një dialog konstrukti­v me sektorin e shoqërisë civile, duke dëshmuar që kushtet për angazhimin e OJQ-ve dhe fuqizimi i tyre përmes konsultimi­t për hartimin e politikave mbetet një premtim bosh”,-thekson organizata ‘Freedom House”./ VOA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania