Gazeta Shqiptare

Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, SPAK kërkon 93 vite burg për 10 personat e pandehur

Përgjimet e grupit të trafikantë­ve/ “Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë” Pretenca/ 10.8 vite burg për ish-kryekomuna­rin, Viktor Çervanaku

-

Prokuroria e Posaçme kërkon 93 vite burg për grupin e personave të marrë të pandehur në lidhje me laboratori­n e drogës në Frakull të Fierit që trafikoi 485 kg kokainë nga Kolumbia, të tretur në pleh kimik. Sipas SPAK, këta persona janë përgjegjës dhe ndaj tyre rendojnë akuzat për trafik të lëndëve narkotike, grup kriminal dhe armë mbajtje pa leje. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit përfitojnë nga ulja e 1/3 së dënimit. Droga u gjet më 24 nëntor të vitit 2022 në oborrin e banesës së Viktor Çervanakut në rreth 600 thasë me pleh kimik. Pas ekspertizë­s rezultoi se plehu kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Droga u zbulua nga një aksion i mirorganiz­uar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh, 24 tonë pleh kimik i përzierë me 485 kg kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij. Operacioni u mbajt i fshehtë dhe u vëzhguan thasët me pleh kimik ku ishte e fshehur kokaina, që u morën nga porti i Tivarit dhe u dërguan në fshatin Frakull i Madh në Fier, në banesën në pronësi të ishkryetar­it të komunës së Frakullit, Viktor Çervanakut. Droga, e cila vinte nga Kolumbia, në Shqipëri përpunohej me destinacio­n tregun europian. Dy përpunuesi­t kolumbianë të saj arritën të arratisesh­in dhe ende nuk janë kapur. Nëse sasia prej 485 kg kokainë do të dilte në treg do të ardhurat që do të fitoheshin janë 40 mln euro.

PRETENCA PRETENCA E E SPAK SPAK

1.Nikolin Gjolena, për nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 dhe dënimin me 16 vjet burgim. Për nenin 333/a/1 dënimin me 5 vjet burgim. Në bashkim të dënimeve 18 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimin përfundimi­sht me 12 vjet burgim.

2.Viktor 2.Viktor Çervanaku, Çervanaku për nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 dënimin me 15 vjet. Për nenin 333/a/1 dënimin me 5 vjet burgim. Për nenin 278/ 1, dënimin me 5 vjet burgim. Për nenin 278/4, dënimin me 2 vjet. Në bashkim të dënimeve 16 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimin e tij përfundimi­sht me 10 vjet e 8 muaj burgim.

3.Denilson Çervanaku, për nenet 283/a/1; 28/4; 334/ 1 dënimin me 16 vjet. Për nenin 333/a/1 dënimin me 5 vjet burgim. Për nenin 278/ 1,

5 vjet. Për nenin 278/4, 2 vjet. Për nenin 280, 1 vit. Në bashkim të dënimeve 18 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimin e tij përfundimi­sht me 12 vjet burgim.

4.Klajdi Vrioni, për nenet 283/a/1; 28/4; 334/1 dënimin me 16 vjet. Për nenin 333/a/1 dënimin me 5 vjet burgim. Për nenin 278/ 1, 6 vjet. Në bashkim të dënimeve 18 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 12 vjet.

5.Zenel Çervanaku, për nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 dënimin me 14 vjet. Për nenin 333/a/2 dënimin me 3 vjet burgim. Në bashkim të dënimeve 15 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 10 vjet.

6.Enxhi Ferhati, për nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 dënimin me 12 vjet. Për nenin 333/a/2 dënimin me 3 vjet burgim. Në bashkim të dënimeve 12 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 8 vjet.

7.Redion Meshi, për nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 dënimin me 12 vjet. Për nenin 333/a/2 dënimin me 3 vjet burgim. Për nenin 278/ 2, 9 vjet. Në bashkim të dënimeve 15 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 10 vjet.

8.Bledar Matoshi, për nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 dënimin me 12 vjet. Për nenin 333/a/2 dënimin me 3 vjet burgim. Për nenin 278/ 1, 5 vjet. Në bashkim të dënimeve 12 vjet e 6 muaj. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 8 vjet e 4 muaj burgim.

9.Marildo Rona, për nenet 283/a/1; 28/4; 334/2 dënimin me 12 vjet. Për nenin 333/a/2 dënimin me 3 vjet burgim. Në bashkim të dënimeve 12 vjet. Për shkak të gjykimit të shkurtuar 8 vjet.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Malaj pë r nenin 300 KP dhe dënimin me 3 vite burgim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimin e tij me 2 vite burgim.

PËRGJIMET E GRUPIT TË TRAFIKANTË­VE

Vetë m pak kohë më parë , emisioni “Në shënjestër” në “News 24” publikoi detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrim­in e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit si dhe përgjimet e grupit të trafikantë­ve. Përgjimet mes të dyshuarve, zbërthejnë mënyrën sesi funksionon­te grupi kriminal. Viktor Çervanaku, asokohe drejtor i administra­tës së OST, ishkryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ishoficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturav­e të tjera shtetërore. Në një tjetër përgjim midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, që duken plotësisht të shpenguar në komunikime­t e tyre, Denilsoni dëgjohet teksa e porosit të fejuarën e tij në lidhje me problemati­kat që mund t’u dalin në vazhdim mbi mallin. Po kështu ai dëgjohet teksa i thotë të fejuarës së tij, se dërguesit e mallit mund të dërgonin në Shqipëri njerëzit e tyre. Me qëllim për të inspektuar vendin ku mbahej ngarkesa në Frakull të Madhe. Në një tjetër përgjim, këtë herë më 11 Nëntor 2022, Denilsoni porosit xhaxhain e tij, që të largonte qenin nga vendi ku po ruanin mallin, në shtëpinë e tyre në fshatin Frakull e Madhe. Po kështu të gjente mënyrën se si të largonte edhe gjyshin e tij, Refatin, nga vendi ku ndodhej ngarkesa. Në mënyrë që ky i fundit të mos shikonte personat që të nesërmen do të shkonin te banesa e tij. Kjo pasi kolumbianë­t do të merrnin nga aty një sasi ‘plehu organik’ për verifikim/ekstraktim­i.

PËRGJIM 11 NËNTOR 2022

Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij,

ZBULIMI I DROGËS

Droga u gjet më 24 nëntor të vitit 2022 në oborrin e banesës së Viktor Çervanakut në rreth 600 thasë me pleh kimik. Pas ekspertizë­s rezultoi se plehu kishte në përbërje rreth 485.5 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia. Droga u zbulua nga një aksion i mirëorgani­zuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 3 muajsh. Lajmi u publikua fillimisht nga mediat malazeze, pasi në portin e Tivarit prej muajsh, 24 ton pleh kimik i përzierë me 485 kg kokainë priste për marrësin. Kur ky i fundit shkoi në port, ndërhyri DEA dhe u bë arrestimi i tij.

Zenel Çervanaku

Z.Ç: He Son.

D.Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhje­të besoj, nisu që në mëngjes herët.

Z.Ç: Nga ora dhjetë, njëmbëdhje­të.

D.Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.

Z.Ç: Ok. Po nisem shpejt atëherë.

D.Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke shpia. Thuaj të iki…të rrij aty.

Z.Ç: Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Të nesërmen Denilsoni komunikon sërish me xhaxhain e tij Zenelin, ku e vë në dijeni se po vijnë. Dhe që të merrte masat të largonte qenin nga oborri i banesës. Për shkak se po vinin personat që do bënin inspektimi­n e ngarkesës dhe do mundësonin marrjen prej saj të një sasie të vogël për verifikim. Po ndërsa punët duket se ishin në vijë, komunikime­t midis personave të interesuar për ta mbyllur sa më shpejt pastrimin e kokainës, tregojnë të kundërtën. Ndërsa tensioni duket të jetë në rritje. E tillë shfaqet të jetë edhe biseda e kapur në përgjime më 12 nëntor, midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij. Ku djali i Viktor Çervanakut shprehet i revoltuar se ‘i huaji’, duke lënë të nënkuptohe­t kolumbiani­n, nuk bëri gjë. Kjo, sipas tij, pasi përkthyesi nuk kishte vajtur në takim. Në këtë bisedë të përgjuar Denilsoni i kërkon të fejuarës të ketë kujdes dhe të mos përmendë emra, por ndërkohë shprehet se do t’i fuste ndonjë plumb kokës, ‘se më acaroi me luaji mendsh’, duke nënkuptuar të dyshuarin Klajdi Vrioni,

i cili nuk e kishte përfunduar punën. Shqetësim për zhdukjen e ‘Kolumbiani­t’, shfaq edhe Nikolin Gjolena. ‘Kolumbiani u zhduk vëlla, por unë e gjej kolumbiani­n me dasht’, dëgjohet Gjolena t’i thotë Denilson Çervanakut, i cili më vonë dëgjohet teksa flet me të fejuarën dhe për raportet e afërta që kanë me Nikolin Gjolenën. Më tej ata flasin për provën e vogël që do t’i bëjnë ngarkesës, në momentin që do të sigurohet kimisti. Por nuk anashkaloj­në as marrjen përsipër të përgjegjës­isë në rast se zbulohen. Sepse siç thonë, fitimi është shumë i madh. Denilson Çervanaku, dëgjohet në një tjetër bisedë të datës 30 gusht, me Nikolin Gjolenën, teksa flasin për problemet që kanë me punonjësit e Portit. Nikolini i tregon Denilsonit, se një lidhja e tij i ka dërguar disa foto të një ambienti tjetër, të cilat bënin fjalë për 3 persona të grupit që ai njihte me parë dhe kanë lidhje me strukturat e shtetit. Sipas Nikolinit ata kanë kryer dhe vrasje punonjësis­h policie dhe nuk i kanë dalë garant personit që ka marrë përsipër kalimin e ngarkesës për shkak të kontrollev­e. Denilsoni dhe Gjolena flasin për një ngarkesë tjetër që kanë tentuar ta fusin nëpërmjet Anglisë por që nuk kanë arritur që ta kalojnë dot dhe sipas tyre ngarkesa është kthyer mbrapsht, pasi kanë bërë gabim në vendin e origjinës së mallit në Kolumbi. Ndërsa shprehen se në të tilla raste ju hapet shumë punë, për shkak të moskoordin­imit me bashkëpunë­torët e tyre. Por mes këtyre shqetësime­ve, ata nga ana tjetër, janë të lumtur, kur ngarkesa zhdoganohe­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania