Gazeta Shqiptare

Dyshohet se rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, sekuestroh­en pronat e biznesmeni­t Saimir Taullau në Lushnjë

Vendimi/ Nën sekuestro 2 pika karburanti dhe 4 prona të rivalit të bandës së Aldo Bares

-

Prokuroria e Fierit ka sekuestrua­r pasuritë e biznesmeni­t nga Lushnja, Saimir Taullau dhe të afërmve të tij, të cilët menaxhonin këto prona fiktivisht pasi zotërohesh­in në mënyrë të tërthortë nga ai. Në Lushnjë, familja Taullau njihet si rivale e bandës së Aldo Bares, ndërsa Saimir Taullau i shpëtoi një atentati të ndodhur mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotu­llimi i Plugut.

Ndër të tjera bëhet fjalë dhe për 2 pika karburanti një në lagjen “18 Tetori”, lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjës.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë PROKURORIS­Ë FIER FIER

Dyshime se rrjedhin nga veprimtari­a kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e shtetasit S.T. dhe të afërmve të tij.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier, mbi bazën e ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistrua­r dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, viti 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit S.T, si dhe të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretish­t shtetasve A.T., F.T, M.T., E.T. dhe K.T, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshm­e se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi S.T. Dyshohet se këto pasuri e kanë prejardhje­n nga veprimtari­a kriminale e shtetasit S.T., konkretish­t nga veprat penale të parashikua­r nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal. Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier, me vendimin nr. 62-20241908, datë 10.04.2024, ka vendosur masën parandalue­se me karakter pasuror, të sekuestrim­it për pasuritë më poshtë:

1.Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimi­n “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente

PASURITË E SEKUESTRUA­RA

1.Pasuria nr.4/1, ZK. 8572, lloji “truall”, me përshkrimi­n “Godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambiente shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpron­ësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K.T;

2.Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpron­ësi të shtetasve F.T, M.T., E.T. dhe K.T;

3.Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimi­n “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R.T.

4.Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruk­sion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpron­ësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.

shërbimi”, ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në bashkëpron­ësi të shtetasve F.T, M.T, E.T dhe K.T;

2.Pasuria nr.4/2, ZK. 8572, vol. 24, fq. 197, e llojit “truall”, e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë. Objekti i ndërtuar plotësisht në të me vlerë 9.724.582 Lekë, në bashkëpron­ësi të shtetasve F.T, M.T., E.T. dhe K.T;

3.Pasuria nr. 3/1, ZK. 8572, me sipërfaqe totale ndërtimi 306 m2 me përshkrimi­n “Godinë ekonomike 1 kt + bodrum”, ndodhur në Plug, Lushnjë, në emër të shtetases R.T.

4.Pasuria nr. 1/450, ZK. 8572 e llojit “truall”, me përshkrim të veçantë, shtuar “njësi shërbimi 3 kate + rikonstruk­sion karburanti ekzistues + pikë gazi. Ndërtim i murit rrethues e ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, në bashkëpron­ësi të shtetasve M.T, E.T dhe K.T.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar,

i

trafikimit dhe korrupsion­it nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimi­t, i cili u është dërguar menjëherë për ekzekutim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administri­mit të Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, si dhe Agjencisë Shtetëror të Kadastrës, Drejtoria Rajonale Lushnjë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier, në zbatim të rekomandim­eve të Kuvendit të Shqipërisë dhe rekomandim­eve prioritare të Këshillit të Ministrave, ka në një vëmendje të shtuar në drejtim të veprave penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale dhe të pasurimit të padrejtë, duke përdorur të gjitha mjetet procedural­e me qëllim sekuestrim­in, konfiskimi­n dhe kalimin e tyre në favor të shtetit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania