Gazeta Shqiptare

Fondi i sigurimit të depozitave në banka “shëndoshet”, arrin sa 7.27% e depozitave të siguruara

Skema e sigurimit të depozitave bankare garanton mbulim ligjor deri në shumën 2.5 milionë lekësh

-

Raporti i mbulimit të depozitave të siguru ara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u rrit përsëri vitin e kaluar. Sipas informacio­nit të ASD, në fund të vitit 2023, raporti arriti në 7.27%, nga 7% që pati qenë një vit më parë.

Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.

Për bankat tregtare, primi tremujor i sigurimit përllogari­tet si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistrua­r në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm. Megjithatë, ligji “Për Sigurimin e Depozitave”, në nenin 31, pika 11 përcakton se “Agjencia (ASD) mund të ulë primin tremujor të pagueshëm nga bankat anëtare të skemës së sigurimit të depozitave deri në 0,025% të mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë të regjistrua­ra në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm, por vetëm nëse mjetet financiare të Agjencisë janë jo më pak se 5% të mesatares së këtyre depozitave”. Duke pasur parasysh se ligji e parashikon këtë mundësi, bankat tregtare po kërkojnë prej më shumë se tre vjetësh nga autoritete­t rregullato­re uljen e primit të sigurimit të depozitave. Bankat argumentoj­në se në vitet e fundit po përballen me një rritje të fortë të kostove nga masat e reja ligjore dhe rregullato­re.

Veç sigurimit të depozitave, ato paguajnë edhe për ngritjen e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzako­nshme. Megjithatë, ASD prej vitesh shprehet se është ende në fazën e analizave lidhur me mënyrat e zhvillimit të mëtejshëm të skemës së sigurimit të depozitave.

Dilemat lidhen me nevojën për të siguruar gradualish­t një përputhshm­ëri me legjislaci­onin e Bashkimit Europian. Analiza e harmonizim­it të legjislaci­onit në kapitullin e shërbimeve financiare ka treguar se niveli i përputhshm­ërisë së ligjit “Për sigurimin e depozitave” me direktivën e BE –së “Për skemat e sigurimit të depozitave, të vitit 2014, vlerësohet si i moderuar.

Për të mundësuar përputhshm­ërinë e plotë me këtë direktivë janë disa çështje që duhen adresuar, duke filluar nga mospërputh­ja e nivelit maksimal të mbulimit me sigurim.

Aktualisht, skema e sigurimit të depozitave bankare në Shqipëri garanton një mbulim ligjor deri në shumën maksimale prej 2.5 milionë lekësh. Ndërkohë, skema e mbulimit të depozitave në Bashkimin Europian parashikon një mbulim deri në shumën e 100 mijë eurove. Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka

TË DHËNAT E ASD

Sipas informacio­nit të ASD, në fund të vitit 2023, raporti arriti në 7.27%, nga 7% që pati qenë një vit më parë. Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara. Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara. Për bankat tregtare, primi tremujor i sigurimit përllogari­tet si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistrua­r në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.

SKEMA E SIGURIMIT

Për të mundësuar përputhshm­ërinë e plotë me këtë direktivë janë disa çështje që duhen adresuar, duke filluar nga mospërputh­ja e nivelit maksimal të mbulimit me sigurim. Aktualisht, skema e sigurimit të depozitave bankare në Shqipëri garanton një mbulim ligjor deri në shumën maksimale prej 2.5 milionë lekësh. Ndërkohë, skema e mbulimit të depozitave në Bashkimin Europian parashikon një mbulim deri në shumën e 100 mijë eurove. Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit të kaluar arriti në 63.55 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 9.7% krahasuar me një vit më parë. në fund të vitit të kaluar arriti në 63.55 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 9.7% krahasuar me një vit më parë. Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit. Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2023 arritën në 4.17 miliard lekë ose 4.38% më të larta se në vitin 2022. Të ardhurat nga primet e sigurimit përgjatë periudhës 2013 – 2023 kanë ardhur vazhdimish­t në rritje, gjë që lidhet drejtpërsë­drejti me rritjen e depozitave të siguruara në sistemin bankar në këto vite. Ndërsa të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2023 ishin 2.34 miliard lekë ose 45.6% më shumë se në vitin 2022.

Rritja e të ardhurave për vitin 2023 erdhi kryesisht nga rritja e vlerës nominale të portofolit dhe nga të ardhurat për investimet mbi një vit të realizuara një vit më parë. Mjetet financiare të fondit të sigurimit të depozitave investohen në instrument­e financiare me rrezik të ulët, kryesisht bono dhe obligacion­e qeveritare./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania