Gazeta Shqiptare

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Iu dha statusi “e paprekshme nga drejtësia”

-

Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me votimin e djeshëm në Kuvend të mazhorancë­s kundër dërgimit të çështjes për mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetues­e.

“Nuk mund të ketë një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi ndryshe për gjithë të tjerët. Vendimi i djeshëm i Kuvendit që i jep statusin “e paprekshme nga drejtësia” investitor­es strategjik­e Olta Xhaçka, është akti më i papreceden­të i ndodhur në 33 vjet. Vendimet e Gjykatës Kushtetues­e mund të mos na pëlqejnë, por detyrimin për t’i zbatuar nuk e shmangim dot”, shprehet Bardhi.

Sipas tij, duke refuzuar me votë politike zbatimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetues­e, praktikish­t Edi Rama ndërtoi një shtet paralel, ku ai është edhe kryeminist­ër dhe kryegjykat­ës.

“Ky nuk është as shtet ligjor dhe as shtet demokratik. Kjo është goditja më konkrete që i bëhet reformës në drejtësi dhe institucio­neve të reja të dala prej saj. Edi Rama doli dje zbuluar përpara çdo qytetari si njeriu i pushtetshë­m që është mbi ligjin dhe që trajton këdo ai dëshiron si mbi ligjin”, tha ai.

“Nëse opozita dhe qytetarët humbin edhe mundësinë që paligjshmë­rinë ta korrigjojn­ë përmes institucio­neve, zhbëhet i vetmi mekanizëm që ruan balancat në një shoqëri demokratik­e. Vullneti i Edi Ramës nuk mund të jetë kurrë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Ai është vetëm vullneti i mbrapshtë që në 11 vjet ka cenuar interesin publik për llogari të bashkëpunë­torëve të tij të ngushtë, që pasurohen dhe grabisin çdo ditë pronat dhe paratë publike.

Mbrojtja politike ndaj një zyrtari të mazhorancë­s që kërkohet nga drejtësia është mesazh që Edi Rama e ka përsëritur sa herë i është rrezikuar interesi i tij. Të gjithë mbajnë mend se në të njëjtën mënyrë u soll edhe me Saimir Tahirin, ku fillimisht e mbrojti nga drejtësia. Por mbrojtja politike nuk zgjat shumë. Si në atë rast, edhe në mbrojtjen që po i ofron Olta Xhaçkës, përgjegjës­ia mund të vonojë, por do të vijë!”, vijoi më tej Gazment Bardhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania