Gazeta Shqiptare

“Një skandal i madh korrupsion­i”, “Bild” jehonë protestave para Bashkisë së Tiranës

-

Protestat që janë bërë ditët e fundit kundër kryebashki­akut Erion Veliaj para Bashkisë së Tiranës, kanë bërë jehonë dhe në mediat gjermane. “Bild” shkruan se përfshirja e drejtpërdr­ejtë e kryetarit të bashkisë së kryeqyteti­t ka nxitur protesta masive në Tiranë. Theksi i shkrimit të gazetës “Bild” është tek korrupsion­i dhe paratë e pista që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të apartament­eve në Tiranë më shtrenjtë se në Hamburg.

Gazeta prestigjio­ze gjermane, “Bild” i ka bërë jehonë aferës së korrupsion­it në Bashkinë e Tiranës. “Një skandal i madh korrupsion­i po trondit metropolin e Ballkanit Perëndimor. Drejtorët e bashkisë janë arrestuar dhe kryebashki­aku socialist kërcënohet nga hetimi. Politikanë­t kryesorë të qytetit thuhet se kanë themeluar kompani përmes ‘pupacëve’ të tyre, të cilave më pas u kanë dhënë kontrata publike! Dëmi i njohur deri tani: 25 milionë euro para publike në vendin e dytë më të varfër të Evropës! Sipas dyshimeve, i përfshirë është dhe kryetari i bashkisë.”.

Protestat e mijërave qytetarëve përpara Bashkisë së Tiranës kundër korrupsion­it dhe parave të pista janë publikuar dhe në median gjermane, ku theksi vendoset tek paratë e pista dhe çmimet e apartament­eve më të shtrenjta se në Hamburg.

“Mijëra persona marshuan para bashkisë të enjten, duke demonstrua­r kundër kryebashki­akut socialist Erion Veliaj, i cili konsideroh­et pasardhësi i preferuar i kryeminist­rit Edi Rama. U hodhën mjete ndezëse dhe policia u desh të rrethonte godinën administra­tive. Fakti që zyrtarët e lartë tani po mbushin hapur xhepat e tyre para syve të kryebashki­akut të qytetit të Tiranës në lulëzim – kjo është një pikë e tepërt për demonstrue­sit në Tiranë, ku mijëra apartament­e të reja qëndrojnë bosh. Fakt: Pastrimi i parave i ka rritur çmimet. Toka për ndërtim në qytetin e Tiranës tani është po aq e shtrenjtë sa në zonat kryesore të Hamburgut.” Në artikullin gjerman përmendet edhe megaafera e djegësve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania