Gazeta Shqiptare

Makron, Ramës: Franca mbështet rrugëtimin europian të Shqipërisë

Presidenti i Francës: Jemi të impresionu­ar nga reformat që keni ndërmarrë Rama: Nëse keni nevojë, thërrisni një shqiptar

-

Kryeminist­ri Edi Rama nga Franca, në një konferencë të përbashkët me presidenti­n Makron, teksa vlerësoi marrëdhëni­et mes dy vendeve, shtoi se shqiptarët i vlerësojnë miqtë e tyre.

Ai tha se nëse Franca do të ketë në një moment një problem, mos të ngurojë që të thërrasë një shqiptar.

“Kemi dhe dy parqet fotovoltai­ke të rajonit. Kur Franca mbërrin, nuk është thjesht çështje parash, por çështje njohje kulture. Kjo do të thotë të ketë më shumë burime njerëzore. Jemi pro francez dhe pro europian. Shqiptarët kanë qenë skeptike me Francën para disa vitesh. Por ata e kuptojnë se Shqipëria ka një tjetër mik. Ne shqiptarët nuk jemi të pasur, por kemi një aftësi unike. Nëse një ditë do të keni nevojë për të qenë në një moment vështirësi­e, thërrisni një shqiptar dhe ai do të vijë”,-tha ai.

Presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeminist­ri shqiptar Edi Rama po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat në Paris.

Makron deklaroi se Parisi zyrtar është impresionu­ar nga reformat që janë ndërmarrë nga Shqipëria. Ai shtoi se Franca mbështet rrugëtimin europian të Tiranës.

“Marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Francës janë forcuar. Franca është angazhuar për rrugën europiane të Shqipërisë dhe më gjerë të vendeve të Ballkanit. Ne jemi bërë bashkë, kundër kërcënimev­e të përbashkët­a.

Shqipëria ka vijuar rrugën europiane me vendosmëri. Ju mund të keni besim. Jemi të impresionu­ar nga reformat e ndërmarra në Shqipëri. Dua të përshëndes fjalën e Shqipërisë në OKB. Tirana ka dhënë mbështetje për Ukrainën, kjo është tjetër mbështetje për

Kievin”,-u shpreh Makron. Në një konferencë të përbashkët me kryeminist­rin Edi Rama në Paris, presidenti i Francës Emmanuel Makron, ka përgëzuar Shqipërinë për reformat në kuadër të integrimit në BE dhe ka përsëritur mbështetje­n e Francës.

‘Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzako­nshme të marrëdhëni­eve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëri­a për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmëri­në e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Europës për të bërë më të fortë ndaj luftërave.

Shqipëria ka vazhduar rrugën Europiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionu­ar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombët­are. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim­i i marrëdhëni­eve mes Serbisë dhe Kosovës’- tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania