Gazeta Shqiptare

Deputetët e PS kërkojnë mbylljen e komisionit, Salianji reagon ashpër: Do të bëj kallëzim penal

Debate dhe ironi në komisionin hetimor për ndërhyrjen në TIMS

-

Mbledhja e djeshme e komisionit hetimor parlamenta­r për ndërhyrjen në sistemin TIMS, po shoqërohet me debate midis deputetëve të opozitës dhe mazhorancë­s. Shkak janë bërë pyetjet e deputetit socialist, Toni Gogu ndaj ekspertëve të pranishëm. Kryetari i komisionit, Ervin Salianji kërkoi që ekspertët të mos trajtohen si dëshmitarë. Më pas, deputetët socialistë­t kërkuan të mbyllet seanca, por Salianji refuzoi, duke theksuar se këtë e vendoste drejtuesi i komisionit. “Nëse e mbyllni secili do të mbajë përgjegjës­i penale. Nëse e trajtoni këtë sallë sikur e keni pronë tuajën do të bëjë kallëzim të menjëhersh­ëm. Komisioni ka nisur me kuorum dhe nuk mbyllet këtu. Këtë duan shqiptarët që të ikni ju? Nëse doni t’i nxirrni gjoksin kriminalit­etit, shkeljes së ligjit. Drejtohu me mirësjellj­e te kryetari i komisionit”,-tha midis të tjerash

Salianji. Prania e dy ekspertëve në komisionin hetimor parlamenta­r për hetimin e ndërhyrjes në sistemin TIMS shkaktoi debate mes kreut të komisionit, Ervin Salianji dhe nënkryetar­it, Toni Gogu.

Pjesë nga debati

Gogu: Si e keni siguruar informacio­nin paraprak? Salianji: Një sekondë! Mbledhjen e drejtoj unë dhe nuk ia kam dhënë fjalën. Unë e përdor si shkop dhe jo si akullore si ju! (mikrofonin) Bëni pyetjet tek unë pastaj shkoni aty. Avash avash. Z.kryetar që bën zhurmuesin. Sapo morët vesh se cilët janë kërkesat për informacio­n fap kërcyet. Ekspertët nuk janë në pozicionin e dëshmitarë­ve dhe as ju mbi palët. Nuk kanë mjaftuar debatet dhe ironitë në mbledhjen e komisionit hetimor për sistemin TIMS. Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji përdori një shprehje të popullit, duke shigjetuar kështu mazhorancë­n. “Ne nuk kemi përfunduar akoma me pikën një se ju e kërkuat fjalë për procedurë dhe po bëni politikë, po u përgjigjem me një shprehjeje të popullit, ‘laraska hu më hu, e gjen ndonjëherë vetë pastaj’... nuk mund të kalohet nga në degë në një tjetër. Pretendohe­t se…por a keni ju shqetësim që persona të tillë drejtojnë këtë strukturë në Policinë e Shtetit. Një pjesë e madhe e juaja është mësuar qyl nga mazhoranca, se zgjedhjet jua merr Rama. Çdo gjë e paguajnë bandat. Për ça ju duhet? Kjo është logjika. A jeni dakord me këtë rend dite?”,-tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania