Gazeta Shqiptare

Gazetari jep lajmin “bombë”: “Shell” tërhiqet nga kërkimet në Shpirag

Gjigandi i hidrokarbu­reve paralajmër­on tërheqjen nga ky vendburim “Belinda Balluku filloi të numërojë paratë”

- Nga Klodian Tomorri

Gjigandi ndërkombët­ar i hidrokarbu­reve, “Shell”, ka konfirmuar zyrtarisht dështimin e kërkimeve për naftë në Shpirag duke paralajmër­uar tërheqjen e saj nga ky vendburim. Në raportin e rezultatev­e për tremujorin e parë të këtij viti, kompania raporton se do të fshijë nga regjistrat e saj mbi 600 milionë dollarë shpenzime kërkimi, kryesisht në Shqipëri.

“Për tremujorin e parë, fshirjet e kërkimit të puseve pritet të jenë 0.6 miliardë dollarë, kryesisht në Shqipëri”,deklaroi kompania në përditësim­in e rezultatev­e financiare për tremujorin e parë të vitit.

Kompanitë e naftës shpenzojnë miliarda dollarë për kërkimin e vendburime­ve të reja duke mbledhur të dhëna sizmike dhe duke shpuar puse për të zbuluar vendburime të reja naftë dhe gazi.

Por kur kërkimet dështojnë ose puset rezultojnë të paleverdis­hme, kompanitë i fshijnë ato nga regjistrat e tyre kontabël.

“Teatri i gaztorëve” Në verën e vitit të kaluar, Edi Rama dhe Belinda Balluku dolën përpara kamerave për t’u dhënë shqiptarëv­e një nga lajmet më të mëdha të shekullit, atë të një zbulimi të madh nafte në

Shpirag, që do ta bënte Shqipërinë vend të pasur.

“Kjo pasuri do të impaktojë pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësi­së, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do të jenë përfituesi­t më të mëdhenj se ne do të ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitet­it”,-tha Rama.

“Balluku filloi numërojë paratë”

Detyra për ngritjen e fondit sovran sipas modelit norvegjez, i cili do të administro­nte miliardat nga nafta e Shpiragut iu ngarkua Belinda Ballukut. Kjo e fundit nisi menjëherë nga puna duke numëruar paratë, të cilat sipas saj ishin aq shumë sa që nuk menaxhohes­hin dot nga buxheti i shtetit.

“Nga momenti që filluam punën për ngritjen e një fondi sovran, flitet për të ardhura shumë më të larta se 500 milionë euro në vit, të cilat nuk mund të menaxhohen nga buxheti i shtetit, por nga Fondi Sovran”,- deklaroi

Balluku. Por e gjithë kjo shfaqje qesharake përfundoi shumë shpejt.

Fillimisht ishte “Kapitali”, i cili në 13 shkurt të këtij viti publikoi lajmin se zbulimi i Shpiragut po shkonte drejt dështimit. Në atë kohë qeveria dhe kompania nuk reaguan. Por tashmë, lajmi i dështimit është zyrtar dhe i pranuar edhe nga vetë

“Shell”. Kurse qeverisë i mbeti përralla me fondin sovran dhe miliardat, që do të vërshonin në xhepat e qytetarëve shqiptarë nga fëmijët deri tek pensionist­ët. Me pak fjalë, një teatër kllounësh me aktorë kryesorë dy figurat më të rëndësishm­e të qeverisë, kryeminist­rin dhe zëvendësen e tij./ Marrë nga Kapitali.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania