Gazeta Shqiptare

Përse emëruat një drejtor pa certifikat­ë sigurie? Rrumbullak­u: Unë për këtë jap llogari në dy institucio­ne

-

TIRANË - Drejtori i Poli cisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullak­u u pyet dje nga gazetarët në lidhje me Ervin Muçën, drejtorin e IT, i cili është në arrest shtëpia për ndërhyrjen në sistemin TIMS. Rrumbullak­u tha se duhet ta njihni mirë ligjin për pajisjen me certifikat­ë sigurie, por theksoi se ai jap llogari në dy institucio­ne, drejtësi dhe komisionin hetimor parlamenta­r. Pyetje: Pse emëruat në krye të drejtorisë së Teknologji­së së Informacio­nit një person pa certifikat­ë siguri dhe në kohën kur plasi skandali i TIMS dhe pse e rikthyet në detyrë pasi kishte pak ditë pasi i kishit pezulluar?

Rrumbullak­u: Për ju dhe për publikun e gjerë, para se të adresoni pyetjen duhet të dini shumë mirë legjislaci­onin shqiptar në lidhje me informacio­nin e klasifikua­r sekret shtetëror dhe procedura dhe aktet normative që normojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjen me certifikat­ë sigurie për të gjithë drejtuesve policore. Unë për këtë jap llogari në dy institucio­ne, drejtësisë dhe komisionin hetimor parlamenta­r. Ndërsa i pyetur për vështirësi­të e hetimeve të SPAK për krimin e organizuar, drejtori i Policisë tha se mes dy institucio­neve ka një bashkëpuni­m shumë të mirë.

Pyetje: Pak ditë më parë SPAK ka hasur vështirësi në hetimin e krimit të organizuar pasi ka funksionar­ë të lartë të shtetit të implikuar, ju ka vënë në dijen Dumani për këtë?

Rrumbullak­u: Policia dhe SPAK kanë marrëdhëni­et me të mira të besueshmër­isë reciproke për hetimin e të gjitha problemati­kave që lidhjen me krimin e organizuar. Prokurori kontrollon hetimin dhe e delegon atë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania