Gazeta Shqiptare

Mete: Rritja e pagave për arsimin dhe shëndetësi­në nis më 1 korrik, lehtësohet barra tatimore për të rinjtë dhe familjet me fëmijë

“Arsimi merr mbështetje­n më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 milionë euro”

-

Rritja e pagave për ar simin dhe shëndetës inë do të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti, teksa po punohet për një paketë fiskale që lehtëson të rinjtë dhe familjet me fëmijë nga ngarkesa tatimore, njoftoi ditën e djeshme ministri i Financave Ervin Mete.

“Me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arsimit merr mbështetje­n më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 mln euro, që shkojnë vetëm për pagat në sistemin arsimor. Rritja kumulative vetëm në 2 vitet e fundit shkon nga 35% deri në 60% për mësuesit. Sigurisht që kjo përkthehet në një edukim më cilësor që është investim për ne në kapitalin njerëzor të të rinjve dhe të qytetarëve të ardhshëm nesër të Shqipërisë”,-tha Mete.

Rritja në nivele të ngjashme do të jetë edhe për infermierë­t dhe mjekët e familjes. Ministri i Financave vuri në dukje se është duke u punuar për një paketë fiskale që lehtëson tatimin mbi pagën për të rinjtë deri në 29 vjeç. “Po diskutojmë dhe tani jemi në një moment të mirë ekonomik, që ta përkthejmë edhe në rishpërnda­rje dhe mirëqenie të shtuar për qytetarët. Do të kemi dy lehtësime të targetuara për të rinjtë dhe fëmijët, që do të thotë, nëse një i ri deri në moshën 29 vjeç do të punësohet ne do t’i lejojmë që të ketë zbritje nga detyrimi tatimor, vetëm për shkak të moshës, në mënyrë që të nxisim punësimin e tyre”-tha Mete.

Ai tha se, Ministria e Financave po merr në konsiderat­ë zbritje të posaçme nga detyrimi tatimor për fëmijët në kujdestari nën moshën 18 vjeç, sepse sigurisht që dikush që merr të ardhura dhe ka një apo dy fëmijë në ngarkim, nuk është në të njëjtat pozita me dikë që i merr ato të ardhura dhe nuk ka fëmijë në ngarkim. Sipas programit të qeverisë reforma e ndërmarrë gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohe­t deri në fund të 2024.

Mbështetur në këtë reformë, synohet që në vitin 2024, paga mesatare në administra­tën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj, ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024. Rritje të pagave do të ketë edhe për punonjësit e aparatit në njësitë e vetëqeveri­sjes vendore,

RRITJA E PAGAVE PËR MËSUESIT DHE MJEKËT

“Me rritjen e pagave që do bëhet në qershor, sektori i arsimit merr mbështetje­n më të madhe nga të gjithë sektorët e tjerë, me afro 110 mln euro, që shkojnë vetëm për pagat në sistemin arsimor. Rritja kumulative vetëm në 2 vitet e fundit shkon nga 35% deri në 60% për mësuesit. Sigurisht që kjo përkthehet në një edukim më cilësor që është investim për ne në kapitalin njerëzor të të rinjve dhe të qytetarëve të ardhshëm nesër të Shqipërisë”, tha Mete. Rritja në nivele të ngjashme do të jetë edhe për infermierë­t dhe mjekët e familjes.

PAGA MESATARE PËR ADMINISTRA­TËN

Sipas programit të qeverisë reforma e ndërmarrë gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohe­t deri në fund të 2024.

Mbështetur në këtë reformë, synohet që në vitin 2024, paga mesatare në administra­tën buxhetore qendrore, nga 71.630 lekë aktualisht, të shkojë rreth 107.257 lekë/muaj, ose rreth 900 euro/muaj në fund të vitit 2024. Rritje të pagave do të ketë edhe për punonjësit e aparatit në njësitë e vetëqeveri­sjes vendore, duke synuar ngushtimin e hendekut që ekziston midis kësaj kategorie dhe nëpunësve të institucio­neve qendrore. duke synuar ngushtimin e hendekut që ekziston midis kësaj kategorie dhe nëpunësve të institucio­neve qendrore. Në vijim të rritjes së pagave të miratuara gjatë vitit 2023, në vitin 2024, parashikoh­et një rritje e konsiderue­shme e pagës së punonjësve në sektorët e arsimit. Për punonjësit e arsimit para-universita­rë do të kenë rritje page në masën 31.3%, rritje e cila do të përcjellë një rritje kumulative për këta mësues në masën 38% ose në vlerë është në masën 28.900 lekë/ muaj, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj.

Rritja e pagave të mjekëve dhe infermierë­ve për 2024 do të jetë nga 15,000 deri në 20,000 lekë në muaj. Në vendim vlerësohet se në sektorin e shëndetësi­së, pagat e mjekëve specialist­ë janë rritur ndjeshëm duke e çuar pagën mesatare bruto të mjekut deri në 174.000 lekë/muaj. Në vitin 2023, infermierë­t dhe punonjësit e tjerë shëndetëso­rë morën një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 3.600 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 15.000 lekë/ muaj./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania