Gazeta Shqiptare

Enver Hoxha për shqiptarët është njësoj siç ishte Hitleri për gjermanët

- Nga Enver Robelli

Enver Hoxha, i cili vdiq si sot para 39 vitesh, vrau së paku 6000 shqiptarë. Kaq boshnjakë vranë forcat serbe në Srebrenicë. Nga OKB Srebrenica u shpall gjenocid. Në Tiranë (qe besa edhe në Kosovë) ka figura publike që edhe sot, katër dekada pas vdekjes së diktatorit komunist, dalin e thonë: hajt se nuk ishte aq i keq! Në kampe përqendrim­i regjimi kriminal i Enver Hoxhës internoi, syrgjynosi, keqtrajtoi brutalisht qindra-mijëra shqiptarë. Shkatërroi mijëra familje dhe elitën intelektua­le properëndi­more.

Adhurimin dhe respektin për regjimin jugosllav e kultivoi herë hapur, herë heshtur, siç e dëshmon e veja e tij Nexhmije Hoxha në revistën DER SPIEGEL, nr. 15, viti 2004: “Ndonëse më vonë Tito u bë kryearmiku ynë ideologjik, burri im (Enver Hoxha, v.j.) e respektont­e atë si faktor stabilitet­i në Ballkan. Kur Tito u sëmur për vdekje, Enveri më befasoi me këto fjalë: ‘Kam pasur dëshirë që ai të jetonte edhe disa vite.”

Më 1946, në kulmin e vëllazëris­ë së komunistëv­e shqiptarë me ata jugosllavë,

Enver Hoxha tha: “Jugosllavi­a demokratik­e është më e avancuar, më e përparuar se ne. Interesi ynë është që ajo të jetë e fortë, se me një Jugosllavi të fortë do të ketë demokraci në Ballkan. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresist­e”.

Çka është për gjermanët Hitleri, për shqiptarët është Enver Hoxha - më i madhi kriminel në historinë e kombit. Madhërimi i figurës së tij nga manipulato­rë të historisë është krim i sërishëm ndaj viktimave të panumërta që ka shkaktuar regjimi tiranik i Tiranës komuniste. Çka është sot Koreja e Veriut, për shqiptarët ishte Shqipëria e Hoxhës: një Gulag në Mesdhe.

Kjo e kaluar e errët nuk përkujtohe­t si duhet sot në Shqipëri. Traumat e së kaluarës përdoren për turizëm qesharak. Ja, këtu përgjonte “Sigurimi”, haha! Ja, kishim kaq e kaq bunkerë, haha! Filani u arrestua dhe dënua me burg se dëgjoi rokmuzikë, haha! Kështu u prezantohe­t turistëve zezona komuniste. Në shtëpinë e diktatorit vrapon “elita e re” për të mbajtur “aktivitete kulturore”. Xhelatët e dikurshëm bëjnë jetë të rehatshme. Disa kanë ikur në Perëndim dhe dalin në televizion­e të Tiranës dhe "shpjegojnë" sa e bukur ishte Shqipëria dikur, kur njerëzit zgjoheshin në orën 02:00 të natës dhe prisnin në rend për një litër qumësht. Dhe në orën 08:00 ktheheshin në shtëpi duarbosh!

Vetëm në Shkodër gjatë komunizmit u burgosën 2890 veta, prej tyre 601 u vranë, 136 nuk mbijetuan nga torturat. Eshtrat e shumë viktimave në Shkodër ende janë të shpërndarë nëpër zona me bërllok.

Porosia e Stalinit më 1949 për Enver Hoxhën gjatë një takimi në Sukumi pranë Detit të Zi: “Çështja e Kosovës duhet të lihet në plan të dytë dhe nga ana juaj të mos vihet në plan të parë”. E thënë, e bërë!

Një popull që nuk e përbuzë në mënyrë meritore një diktator, nuk e ka vështirë t’i durojë adhuruesit e tij në jetën publike. Edhe kjo është pasojë e deformimit të shoqërisë nga regjimi komunist. *Marrë nga faqja në FB

e autorit © SYRI.net

vërtetës?

Kjo pyetje vjen dhe më e mprehtë në këtë kohë kur gënjeshtra ka marrë fytyrën e së vërtetës, kur kemi të bëjmë me “një shoqëri të lëngët”, siç thotë sociologu Zygmunt Bauman, pra që merr vetëm formën që i japin.

Vështirësi­të e përgjigjev­e shtohen edhe ngase duartrokit­ësit që nuk e shohin “mbretin lakuriq” i fshehin dështimet pas slloganeve se “gjithçka është vendosur më parë”, se “është e kotë të luftosh sepse të këqinjtë janë bashkë”, se “e drejta dhe morali të lënë vetëm dhe mund të bëhen shkak për humbje”.

Të gjitha këto justifikim­e që prej kohësh thuhen kaq hapur krijojnë rreziqe të mëdha për prindërit e sotëm, të cilët kanë gjithnjë e më shumë vështirësi që të komunikojë me të rinjtë përmes së vërtetës.

Në fakt kjo është sfida, dhe këtu duhet të ndalim. Sepse sfida e parë për t’i besuar fëmijëve tanë është që ne të pranojmë se çfarë nuk mundëm të bënim si duhet, se çfarë bëmë keq dhe çfarë nuk guxuam ta thonim me zë të lartë, që të paktën ata të ruajnë dashurinë për ne dhe të na falin që nuk ishim aq të guximshëm për të ndaluar të keqen, që nuk mundëm t’i thonim disa të vërteta në kohën dhe vendin e duhur e që lamë gënjeshtar­ët dhe “të fortët” të merrnin në dorë fatin tonë.

Filozofi Izajah Berlin shprehej se “frika ndaj lirisë nuk është gjë tjetër veçse frika ndaj zbrastësis­ë sonë!” Por liri nuk do të thotë të mos pyesësh askënd apo që të bësh ç’të duash. Përkundraz­i, liri do të thotë të luftosh që të fitosh edhe kur e sheh malin e mundimshëm përpara teje. Liri do të thotë të marrësh parasysh se çmund të ndodhë kur thua të vërtetën, ndërkohë që të tjerët duartrokas­in rrobat e mbretit që nuk i ka. Liri do të thotë të mbrosh mendimet e tua pa menduar se shkuara është e kotë.

Për këtë betejë secili ka pjesën e vet. Dhe pa u parë në këtë pasqyrë, pa pranuar se cilit krah i përkasim kur jemi përballë “mbretit lakuriq”, nuk mund të kemi asnjë shans që të fajësojmë të tjerët. Aq më pak fëmijët tanë, te të cilët në një mënyrë a në një tjetër jemi gjithnjë pasqyrë për atë që bëmë apo që nuk bëmë.

(Balkanweb)

DASHI

Sot do të keni një saktësi të jashtëzako­nshme. Ju do të rishikoni gjithçka në lidhje me shpenzimet tuaja. Përkundër asaj që mendojnë të tjerët, është e rëndësishm­e të fokusoheni të aspekti profesiona­l.

DEMI

Nëse dëshironi të siguroni veten, sot mund të punoni në pamjen tuaj të jashtme.

Ju mund të keni një prirje për të ndryshuar diçka, por nuk keni pse ta teproni.

BINJAKET

Ju ndoshta jeni duke kërkuar objektiva të rinj në karrierën tuaj dhe jetën personale.

Nëse mundeni, duhet të përpiqeni të organizoni takime të rregullta me ta.

GAFORJA

Kjo do të jetë një ditë e mrekullues­hme për ju dhe familjen tuaj. Ju takon ju të kujdeseni për ta. Është radha juaj të planifikon­i gjërat në familje.

Një udhëtim do të jetë shumë

LUANI PESHORJA AKREPI SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT

i favorshëm.

Një ditë e mrekullues­hme ju pret. Jeta po ju jep më shumë hapësirë dhe liri për momentin. Ju mund të përfitoni nga kjo hapësirë për të bërë diçka me krijimtari­në tuaj. Çfarë do të donit të bënit, është koha tani.

VIRGJERESH­A

A ndiheni sikur jeni në një video-lojë dhe jeni gati të kafshoheni nga një përbindësh? kjo ka të bëjë me karrierën ose jetën tuaj personale, duhet të gjeni një territor neutral, ku mund të relaksohen­i.

E vërteta zakonisht nuk vjen me mashtrime ose drita ndezëse. Kjo është arsyeja pse është pak më e vështirë të njihet. Tendenca juaj do të jetë të ecni përpara verbërisht me një projekt.

Kjo është një kohë fantastike për ju për të ecur përpara me qëllimet që keni vendosur. Nëse planifikon­i të bëni ndonjë udhëtim, gjasat janë që ai të realizohet më shpejt nga sa e kishit menduar.

Aspekti planetar po ju thotë të shikoni se çfarë hani. Pse nuk mendoni të hani më shumë fruta? Blini frutat më të mira që mund të gjeni dhe tregohuni vërtet të mirë me veten. Në aspektin profesiona­l do të merrni lajme pozitive. Çfarë dite perfekte për të bërë një masazh, ose për të shijuar një sauna! Kohët e fundit keni akumuluar shumë tension dhe stres dhe mund ta keni pasur të vështirë të përpiqeni të qetësoheni. Mundohuni të fokusoheni te vetja sot.

Nëse keni qenë në mëdyshje nëse duhet të nisni një dietë, kjo do të ishte një ditë e shkëlqyesh­me për të filluar.

Mos pini shumë alkool dhe qëndroni larg gjërave të ëmbla.

Nëse nuk mendoni se fitoni mjaft para, kjo është koha për të bërë diçka për këtë. Në aspektin sentimenta­l, sot mund të takoni një person shumë interesant, që do t’ju ndryshojë ditën.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania