Gazeta Shqiptare

Pasqyra jonë përballë “mbretit lakuriq”

- Nga Agim Baci

Është mëse e zakonshme që çdo brez është disi skeptik lidhur me fuqinë që kanë të rinjtë. U ka ndodhur edhe gjyshërve me prindërit tanë. U ka ndodhur prindërve tanë me ne. Do t’u ndodhë edhe brezave që do të vijnë. E megjithatë, kohët e ndryshme kanë patjetër sfida të ndryshme.

Në botën e sotme, ku ndryshimi ka një shpejtësi shumë më të madhe se sa ajo që kanë patur breza më parë, pikëpyetje­t dhe sfidat janë edhe më të mëdha për këdo. Kjo edhe për faktin se prej kohësh kanë ndryshuar edhe marrëdhëni­et në familje, në shoqëri, në prodhim, e sidomos, janë vënë në diskutim kuptimet e fjalëve ” e mirë”, “e keqe”, ” e turpshme”, çka dhe krijon vështirësi e sfida mes brezave për kuptimin e këtyre nocioneve.

Duhet ta pranojmë se, teknologji­a e sotme e ka zvogëluar botën. Të rinjtë e sotëm komunikojn­ë lirisht me bashkëmosh­atarët e tyre në mbarë botën, flasin disa gjuhë të huaja, kanë shëtitur për të parë mjaftueshë­m se si rrojnë të tjerët. Por a janë mjaftueshm­etë gjithë këto lehtësira dhe avantazhe që kanë të rinjtë për të besuar se brezi i ri do të mund t’i përballojë sfidat?

Bota e sotme –një botë e nënshtruar ndaj konsumizmi­t- është e rrezikuar nga manipulimi dhe spektakli.Të rinjtë, në shumicën e rasteve, janë të joshur nga fama, për të cilën nuk kursejnë asgjë që t’ia arrijnë. Ndaj, me një të shkuar të dhunshme të gjyshërve e prindërve nën diktaturë dhe me një të tashme të manipuluar, të rinjtë kanë të drejtë të pyesin, se cilës anë duhet t’i përkasin: të jenë fëmija që thërret “Mbreti lakuriq”, si në përrallën e Andersenit apo të duartrokas­in atë që u sugjerohet si më e mira për ta, nëse pranojnë heshtjen, nëse i fshihen të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania