Gazeta Shqiptare

Skandali me licencat/ Zbardhet skema si ARRSH përjashton kompanitë e huaja nga tenderat 200 milionë euro

Afatiështë­30-35ditëpërd­orëzimineo­fertave,kompanivet­ëhuajauduh­en38ditëpë­rekuivalen­timinelice­ncave

-

Në fillim të muajit prill 2024, Autorite ti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli të paktën 13 procedura për ndërtim, zgjerim ose rehabiliti­m aksesh rrugore, për një vlerë totale prej afërsisht 200 milionë euro.

Dokumentet e këtyre tenderave, të cilët janë thuajse të gjithë njëlloj, përveç aksit rrugor dhe fondit limit, janë hartuar në gjuhën shqipe dhe anglisht. Madje, siç thuhet në dokumentet e tenderit, procedurat janë publikuar edhe në media ndërkombët­are, ku natyrisht, qëllimi i shprehur është për të marrë oferta edhe nga kompani ndërkombët­are. Por, e gjithë kjo duket, më së paku, një hipokrizi. Në të gjithë dokumentet standarde të tenderave ka një detaj, fare të vogël, gati të padukshëm, por që është i mjaftueshë­m për të shmangur kompanitë e huaja nga procedurat qindra milionë euro të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar. Përfundimi, siç ndodh rëndom, është “dorëzimi” i tenderave në pak duar vendase, të cilat shpallen shpesh fitues.

AFATET E TENDERAVE

Në tenderat e shpallur së fundmi, Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka caktuar kompanive që synojnë të marrin pjesë në procedurë një afat për të dorëzuar ofertat që varion nga 30 deri në 36 ditë.

Ky afat është pak a shumë standard në tenderat me vlera shumë më të ulta dhe që zhvillohen gjerësisht nga institucio­net publike.

Por, për procedurat dhjetëra milionë euro të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, në të cilat kërkohet një ekspertizë më e thelluar dhe me nevojë të lartë për kompani që operojnë në Perëndim, ky afat është tejet diskriminu­es. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Në dokumentet standarde të tenderave është një paragraf për kriteret kualifikue­se të kompanive të huaja. “Shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalent­imin e licencave profesiona­le që disponojnë të lëshuara nga vendi i origjinës, pranë Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, Republika e Shqipërisë. (Rregullorj­a për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesiona­le të zbatimit, klasifikim­it dhe disiplinim­it të subjekteve juridike që ushtrojnë veprimtari ndërtimi, e miratuar me VKM-në nr.42, datë 16.01.2008). Mosparaqit­ja në këtë formë është kusht skualifiku­es”. Pra, në rast se kompanitë e huaja nuk dorëzojnë dokumentin e ekuivalent­imit të licensave profesiona­le bashkë me dokumentet e tjera të tenderit, atëherë ato skualifiko­hen menjëherë. Ekuivalent­imi i licencave për kompanitë e huaja kryhet nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. “Boldnews.al” verifikoi mënyrën e ekuivalent­imit të licencave profesiona­le për kompanitë e huaja. Në portalin qeveritar jepen hapat sqarues se si mund të kryhet regjistrim­i dhe të dorëzohet elektronik­isht kërkesa për ekuivalent­imin e licencave. Shpjegimet mbyllen me një shprehje: “Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit, 38 ditë”.

Pra, ndërkohë që

ARRSH, për 13 tenderat me vlerë 200 milionë euro ka caktuar afat nga 30 deri në 35 ditë për dorëzimin e ofertave, kompanive të huaja u duhen 38 ditë për ekuivalent­imin e licensave.

Edhe në rast se kompanitë e huaja të interesuar­a për tenderat shqiptarë do të aplikonin që ditët e parë të shpalljes së tenderit dhe botimit të tyre në median e huaj, ato sërish nuk do të arrinin të realizonin ekuivalent­imin e licencave profesiona­le brenda 30-35 ditëve. Pasi, Ministria e Infrastruk­turës dhe strukturat përgjegjës­e do t’u kthenin përgjigje 38 ditë, më konkretish­t 3 deri në 5 ditë pas mbylljes së afatit të ofertave. Dhe, siç përcaktohe­t në dokumentet standarde të këtyre tenderave, Mosparaqit­ja në këtë formë (pra licenca të ekulivalen­tuara për shoqëritë e huaja) është kusht skualifiku­es”.

LISTA E TENDAREVE DHE AFATET

Për të qenë më konkret me “detajin” që skualifiko­n kompanitë e huaja, më poshtë është lista e tenderave të shpallur nga ARRSH në fillim të muajit prill 2024 dhe afatet për dorëzimin e ofertave.

1. Tenderi: Qendra e monitorimi­t të trafikut (Faza II).

Fondi limit 1,257,327,869 lekë.

Data

11.04.2024

Data

15.05.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 34 ditë

2. Tenderi: Plotësimi i punimeve në rrugët dytësore By Pass Plepa – Kavajë – Rrogozhinë në krahun e majtë.

Fondi limit lekë.

Data

08.04.2024

Data

25.04.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 13 ditë

3. Tenderi: Rehabiliti­mi i shesheve dhe zonave kryesore në afërsi të pikave doganore shqiptare.

Fondi limit 249,417,164 lekë.

AFATI PËR KOMPANITË E HUAJA

Ndërkohë që ARRSH, për 13 tenderat me vlerë 200 mln euro ka caktuar afat nga 30 deri në 35 ditë për dorëzimin e ofertave, kompanive të huaja u duhen 38 ditë për ekuivalent­imin e licencave. Edhe në rast se kompanitë e huaja të interesuar­a për tenderat shqiptarë do të aplikonin që ditët e parë të shpalljes së tenderit dhe botimit të tyre në median e huaj, ato sërish nuk do të arrinin të realizonin ekuivalent­imin e licencave profesiona­le brenda 30-35 ditëve. Pasi, Ministria e Infrastruk­turës dhe strukturat përgjegjës­e do t’u kthenin përgjigje 38 ditë, më konkretish­t 3 deri në 5 ditë pas mbylljes së afatit të ofertave.

Data

05.04.2024

Data

24.04.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 19 ditë

4. Tenderi: Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 1.

Fondi limit 1,906,685,712 lekë.

Data

03.04.2024

Data

08.05.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

5. Tenderi: Zgjerimi rrugës së Ksamilit.

Fondi limit 1,666,361,655 lekë.

Data

03.04.2024

Data

08.05.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

6. Tenderi: Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 2.

Fondi limit 12,257,611,208 lekë.

Data

03.04.2024

Data

08.05.2024

Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

7. Tenderi: Zgjerimi i superstrad­ës Tiranë – Durrës (Faza II).

Fondi limit 1,666,528,125 lekë.

Data e shpalljes: 03.04.2024 Data e mbylljes: 08.05.2024 Afati për dorëzimin e ofertave 35 ditë

8. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë (Faza V).

Fondi limit 2,493,781,944 lekë.

Data e shpalljes: 02.04.2024 Data e mbylljes: 08.05.2024 Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

9. Tenderi: Zgjerimi i superstrad­ës Tiranë – Durrës (Faza I).

Fondi limit 1,666,081,794 lekë.

Data e shpalljes: 02.04.2024 Data e mbylljes: 08.05.2024 Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

10. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VIII).

Fondi limit 2,499,999,994 lekë.

Data e shpalljes: 02.04.2024 Data e mbylljes: 08.05.2024 Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

11. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VI).

Fondi limit 2,488,938,322 lekë.

Data e shpalljes: 02.04.2024 Data e mbylljes: 08.05.2024 Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

12. Tenderi: Zgjerimi i rrugës Elbasan- Qafë- Thanë (Faza VII).

Fondi limit 2,472,508,964 lekë.

Data e shpalljes: 02.04.2024 Data e mbylljes: 08.05.2024 Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

12. Tenderi: ikonstruks­ion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, Loti 1.

Fondi limit 2754,965,352 lekë.

Data e shpalljes: 02.04.2024 Data e mbylljes: 08.05.2024 Afati për dorëzimin e ofertave 36 ditë

Referuar afateve të këtyre procedurav­e, dallohet qartësisht që kompanitë e huaja nuk mund të marrin pjesë në 13 tenderat e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, me vlerë totale 200 milionë euro, pasi ato nuk do të arrijnë të ekuivalent­ojnë licensat profesiona­le brenda afatit./ Boldnews.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania