Gazeta Shqiptare

Meta sulmon kreun e SPAK-ut: Kushëriri i Nuredin Dumanit

“Ai “karafil” mund të kapë ‘laraska’. PL ka 300 mijë ‘Vojo Kusha’” “Do i jap fund nepotizmit në parti”

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani. Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmi­n.

Ilir Meta: Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmi­n. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracis­ë.

Nuk ka ekzistuar asnjë sulm i imi si President apo kryetar i PL ndaj SPAK-ut. E kam bërë të qartë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm me 69 vota ishte kapje flagrante e SPAK dhe Prokuroris­ë, sepse në këtë mënyrë u kap KLP.

Ju prisni të thotë kushëriri i Nuredinit që ka takuar McGonigali­n? Të thotë që ka shkuar disa herë të Fier tek zoti Kastriot Ismanili që të dëshmonte kundër Ilir Metës që ai të dilte nga burgu dhe ky që nisi procedimin ndaj Ilir Metës, mbi bazën e një delokuenti që është dënuar për dhunë në familje, ky që thërret dëshmitar Ilir Matën që e ka vendin në burg… Nuk presim sinqeritet e integritet nga një i papërgjegj­shëm që thotë publikisht se gjykata do të vendosë atë që thotë prokuroria. Nuk presim ndonjë integritet nga dikush që ka hyrë thellë në lojërat politike të Ramës.

Nuredini pavarësish­t se është një personazh i një bote që e ka zgjedhur vetë, ka për mua një integritet më të madh se kushëriri i tij, sepse ky është zgjedhur për të respektuar Kushtetutë­n, për t’i shërbyer drejtësisë e për t’u bërë vegël e shëmtuar e politikës. Nuredini ka bërë vrasje, por ky karafil kujton se mund të bëhet vrasës i suksesshëm i pluralizmi­t në vend. Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë Vojo Kushë Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë botën. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencë­s për shtyp me gazetarët foli sërish për

“luftën” që ai nepotizmit.

Një ditë më parë, News24 dhe BalkanWeb mësuan se kreu i PL ka larguar nga partia bashkëshor­ten e tij, Monika Kryemadhi gjë e cila pritet të bëhet fakt përmes ndryshimev­e statutore gjatë konventës së 27 prillit.

Kreu i PL tha se ka një rrjedhje të frikshme të korrupsion­it për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzako­nshëm, ndërsa shtoi se ky fenomen e ka dëmtuar rëndë Partinë e Lirisë.

“Nuk kam ndërmend të hyj në detaje të panevojshm­e. PL është këtu me e qartë se asnjëherë tjetër jo vetëm në situatën në të cilën ndodhet vendi, por edhe për përgjegjës­itë e saj dhe për vetë situatën në të cilën është ndodhemi deri tan.

i ka shpallur

PL ka një platformë të qartë, jo vetëm sa i takon programit, por të miratojë në konventën e 27 prillit një statut që do t’i japë fund çorganizim­it të organizuar dhe do ta kthejë PL një platformë përfshirë, bazuar vetëm mbi standarde e meritokrac­isë. Do t’i jepet fund nepotizmit që e kanë dëmtuar seriozisht PL.

Duam të japim shembullin nesër sesi duhet të jetë administra­ta nën qeverisjen e PL. Ka një rrjedhje të frikshme të korrupsion­it për shkak të nepotizmit dhe një evazion të jashtëzako­nshëm, të miliarda eurove që nuk hyjnë në administri­m. Nepotizmi është kaq shumë i rënduar në vendin tonë”,-deklaroi Meta.

Gjatë kësaj konference me gazetarët, Meta hodhi sërish akuza në adresë të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania