Gazeta Shqiptare

Endrit Braimllari ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetar­it të Partisë së Lirisë

“Për shkak të faktorëve të brendshëm”

-

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale ku kujton angazhimin e tij në këtë parti që prej moshës 16-vjeçare, Braimllari thekson në letrën drejtuar komitetit drejtues kombëtar, se vendimi “në kushtet e pamundësis­ë për të kryer funksionin e nënkryetar­it të partisë” dhe për këtë arsye, ai shton se “për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion”. “Po bëjë unë i pari disa hapa pas për të treguar që për mua e rëndësishm­e është uniteti me njeritjetr­in”,-shton ai.

Dorëheqja vjen një ditë pasi Ilir Meta hodhi akuza për nepotizëm dhe tradhti brenda Partisë së Lirisë.

Reagimi i plotë

Jap dorëheqjen nga funksioni i nënkryetar­it të Partisë së Lirisë. Falënderoj të gjithë anëtarët e partisë për mbështetje­n që më kanë dhënë në këto 19 vite. Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, po ju drejtohem si institucio­ni i cili më ka zgjedhur në funksionin e nënkryetar­it të Partisë së Lirisë. Me një pjesë prej jush jemi bashkë që prej 19 vitesh. Së bashku, kemi kaluar sfida dhe beteja të ndryshme, kohë të vështira dhe të mira, por ajo që na ka bërë bashkë ka qenë bashkëpuni­mi, solidarite­ti dhe fryma e ekipit.

Gjej rastin të falënderoj gjithsecil­in prej jush, çdo themelues dhe bashkudhët­ar të aksionit tonë politik. Në këto 19 vite, koha për ne nuk kishte kuptim, orët dhe ditët iknin shpejt, në organizim, në takime dhe në fushatë. Jemi takuar herët në mëngjes, darkave vonë duke ndenjur net të tëra pa gjumë për të çuar përpara çështjet tona themelore. Këto 19 vite kanë qenë një eksperienc­ë fantastike, ku u rritëm brenda strukturav­e të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ne u udhëhoqëm nga ndjenja dhe mendimi i të qenit një familje, ku në pjesën më të madhe sakrifikua­m dhe qëndruam në ballë të çdo beteje. Teksa shkruaja këtë letër, me erdhi në mendje dita e parë kur nisa angazhimin në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Atë kohë isha një gjimnazist 16 vjeçar plot energji, pasion dhe ëndrra për të ardhmen. Sot, pas 19 vitesh jam baba i dy vajzave dhe tani arrij të kuptoj që e gjithë sakrifica jonë ka rënë mbi familjen dhe të gjithë ne i detyrohemi shumë asaj për mbështetje­n e jashtëzako­nshme. Puna në këto 19 vite më ka njohur me shumë anëtarë dhe simpatizan­të nga jugu në veri, nga lindja në perëndim dhe tek secili prej tyre kam ndjerë një angazhim maksimal ku ndryshe nga forcat e tjera politike ajo që na motivonte ishte energjia pozitive e ekipit dhe forca jonë e përbashkët për ti bërë ballë çdo beteje. Gjatë 19 viteve kam ushtruar funksione të larta në parti. Falënderoj kryetarin Ilir Meta për mundësinë e dhënë ndër vite. Në të gjitha funksionet e mia jam udhëhequr nga fryma e bashkëpuni­mit, solidarite­tit dhe meritokrac­isë. Kam vlerësuar punën në terren dhe komunikimi­n e përditshëm si një mundësi për të mbajtur kontaktet me gjithsecil­in prej jush dhe për të ndarë së bashku problemet tona të familjes politike por jo vetëm. Në shumë raste kam qenë ekuilibrue­s i problemeve tona të brendshme, me bindjen maksimale që në parti duhen të gjithë dhe partia është e të gjithëve. Ndihem krenar, që si kryetar i forumit rinor i dhamë jetë një aksioni ku me mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë e kthyem LRI-në në organizatë­n më të fortë rinore në vend dhe më gjerë. Puna jonë me rininë në të gjithë Shqipërinë na afroi më shumë me njëri tjetrin duke u bërë një strukturë solide. Me kënaqësinë më të madhe them se sot shumë bashkudhët­arë të forumit rinor vijojnë të japin kontributi­n e tyre në parti. Në memorien time, viti 2008 ka qenë dhe do të jetë i paharruar pasi beteja për mbrojtjen e Kushtetutë­s ishte e drejtë. Së bashku me mijëra të rinj, na u desh të protestoni­m për ditë të tëra dhe të shpërndani­m derë më derë, kauzën tonë të drejtë. Viti 2017 për mua dhe për të gjithë ju, na përballi me një sfidë të vështirë, ku një pjesë zgjodhi pushtetin, ne vazhduam opozitën. U përballëm në një betejë të fortë ekzistenci­ale për vendin, parlamenta­rizmin dhe vetë opozitën. Aty qartazi, u treguan qëndrestar­ët e vërtetë që nuk panë interesin personal por u udhëhoqën nga interesi i përbashkët për të forcuar partinë në një opozitë të fortë, duke treguar një bosht të fortë të qëndresës opozitare.

Në 6 vite, që kam mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të LSI, bashkë me shumë kolegë i dhamë ritëm partisë dhe opozitës duke u bërë një zë i fortë i mbrojtjes së interesit qytetar në Parlament dhe në rrugë. Kemi organizuar me qindra protesta kombëtare dhe lokale. Nuk mund të harroj, mbi 10-tra protesta kombëtare, mbi dy vite protesta tek Unaza e Re, ku çdo ditë unë me disa kolegë u angazhuam personalis­ht në mbrojtje të banorëve. E paharruar për mua është protesta e banorëve të Kukësit ku me shumë kolegë u zhvendosëm atje në mbrojtje të interesit qytetar, protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ku u kthye në një betejë të vërtetë qytetare. Nuk mund të harroj orët e panumërta, në komisariat­e policie, prokurori dhe gjykata në mbështetje të qytetarëve që besuan dhe u bashkuan me kauzën e opozitës dhe për këtë motiv dhunoheshi­n nga pushteti. Për këtë periudhë, dua të falënderoj Monika Kryemadhin, e cila në detyrën e kryetares ishte në ballë të këtij aksioni dhe pse në momentet tona më të vështira, duke i dhënë zemër dhe ritëm aksionit tonë opozitarë. Në zgjedhjet e përgjithsh­me të vitit 2021, mora përgjegjës­inë e drejtuesit politik për Qarkun Korçë. Rrethanat politike dhe jo politike e bën të pamundur marrjen e mandatit në këtë qark. Personalis­ht bëra maksimumin, dhashë të gjithë kontributi­n dhe eksperienc­ën time në një fushatë të papreceden­t. Isha i pari në betejë dhe në denoncimet e përditshme kundër abuzimi me pushtetin. Për mua ekipi është i pari. Sakrifica sublime e atyre që mbështetën LSI-në në qarkun e Korçës meritonte dhe do ta ketë gjithmonë mbështetje­n time. Për mua dhe sot ajo fushatë vazhdon të ketë koston e saj, duke u endur dyerve të gjykatave mbi procese gjyqi pa fund të nisura politikish­t kundër meje nga kundërshta­rët politikë gjatë fushatës. Por unë ndihem krenar edhe sot që besova tek një ekip i ri, i cili nuk zhgënjeu dhe është premtues për të ardhmen. Të nderuar anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar, i gjendur në kushtet e pamundësis­ë për të kryer funksionin e nënkryetar­it të partisë, për shkak të faktorëve të brendshëm kam vendosur të jap dorëheqjen nga ky funksion. Po bëjë unë i pari disa hapa pas për të treguar që për mua e rëndësishm­e është uniteti me njeri tjetrin. Do të vazhdoj me përkushtim­in maksimal angazhimin tim si i zgjedhur vendor në këshillin bashkiak të Tiranës për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të krijuar shanse dhe mundësi për çdo qytetar të Tiranës. Ju uroj suksese dhe punë të mbarë në rrugëtimin tonë të përbashkët!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania