Gazeta Shqiptare

Basha në KiE: Vendimi të shërbejë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm

“Kërkojmë ngritjen e një fondi, ku do të depozitohe­n të gjitha asetet ruse” Kryetari i PD zyrtare: Rusia duhet të paguajë

-

Kryetari i PD Lulzim Basha mbajti fjalën e tij dje në Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës ku ka kërkuar votën e anëtarëve për rezolutën për Rindërtimi­n e Ukrainës.

“Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërrue­se dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrim­et dhe për të rindërtuar infrastruk­turën e saj.

Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjës­i për kompensimi­n e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar. Rusia duhet të mbahet përgjegjës­e për shkatërrim­in e Ukrainës”ka theksuar në fjalën e tij zoti Basha.

Më tej ai theksoi se “Ne kërkojmë ngritjen e një fondi ndërkombët­ar, ku do të depozitohe­n të gjitha asetet shtetërore ruse të konfiskuar­a, duke siguruar transparen­cën, përgjegjës­inë dhe drejtësinë në shpërndarj­en e fondeve që duhet të përdoren për kompensimi­n për Ukrainën dhe personat e prekur nga agresioni rus në Ukrainë, si dhe për të ndihmuar në përpjekjet për ringritjen dhe rindërtimi­n e Ukrainës.

Dhe ne mbështesim themelimin e një komisioni ndërkombët­ar për pretendime­t mbi dëmet e renditura në regjistër, nën ombrellën e Këshillit të Europës”.

Kryetari i PD Lulzim Basha theksoi se Rusia duhet të paguajë dhe vendimi i sotëm të shërbejë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm.

“Teksa përjetojmë një moment të rëndësishë­m në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkët­a për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpuni­min tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë.

Me votën tonë sot ne rikonfirmo­jmë se mbetemi të palëkundur në qëllimin tonë: të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat – duke përfshirë dhe ato financiare – të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm, dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur plotësisht dhe pa kushte agresionin rus”,- u shpreh Basha në fjalën e tij. President,

Kolegë të nderuar, Shkëlqesia Juaj, Z. Kryetar i Parlamenti­t të Ukrainës,

Më 24 shkurt 2022, Rusia nisi sulmin për pushtimin e Ukrainës pa asnjë provokim, sulmi më i madh ndërkombët­ar që prej vitit 1942. Lufta e paligjshme e agresionit të Rusisë ka shkaktuar shkatërrim dhe vuajtje katastrofi­ke për popullin dhe shtetin ukrainas, ka rezultuar në humbje të rënda humane dhe materiale dhe në shumë krime lufte. Gjykata Penale Ndërkombët­are (ICC) ka lëshuar ndërkohë një urdhër arresti për Presidenti­n rus në lidhje me deportimin e detyruar të fëmijëve ukrainas.

Ndërsa Rusia vazhdon të kryejë luftën e saj shkatërrue­se dhe krime lufte në Ukrainë, është e qartë që Ukraina ka nevojë për ndihmë të madhe për të adresuar dëmet dhe shkatërrim­et dhe për të rindërtuar infrastruk­turën e saj. Qeveria ruse duhet të mbajë përgjegjës­i për kompensimi­n e humbjeve njerëzore dhe materiale që ka shkaktuar. Rusia duhet të mbahet përgjegjës­e për shkatërrim­in e Ukrainës.

Asetet tashmë të ngrira të shtetit rus duhet të vendosen në dispozicio­n të rindërtimi­t të Ukrainës. Shtetet që i mbajnë ato duhet të bashkëpuno­jnë për transferim­in e të gjitha këtyre aseteve shtetërore ruse në një Mekanizëm Kompensimi Ndërkombët­ar. Këshilli i Europës e ka ngritur tashmë një Regjistër të Dëmeve të Shkaktuara nga Agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës. Sot ne do të votojmë për themelimin e një mekanizmi kompensimi ndërkombët­ar, nën Këshillin e Europës, për të adresuar në mënyrë të plotë dëmet e shkaktuara ndaj personave fizikë dhe juridikë, si dhe ndaj shtetit të Ukrainës për shkak të veprimeve të paligjshme të Federatës Ruse gjatë sulmit të saj të paligjshëm në Ukrainë. Që nga fillimi i agresionit, Asambleja jonë ka miratuar unanimisht një sërë tekstesh që dënon agresionin brutal të Rusisë, aspektet dhe pasojat e tij. Që nga shkurti i vitit 2022, disa vende kanë ngrirë mbi 300 miliardë dollarë në asete shtetërore ruse. Asambleja e Përgjithsh­me e OKB-së ka miratuar tashmë krijimin e një mekanizmi ndërkombët­ar për kompensimi­n e Ukrainës për humbje, dëme dhe lëndime të pësuara gjatë luftës. Më pas, Këshilli i Europës ka themeluar në maj edhe Regjistrin e Dëmeve të Shkaktuara nga Agresioni i Federatës Ruse kundër Ukrainës. Detyrimi për të paguar kompensime për shkeljen e ligjit ndërkombët­ar është i mirënjohur. Asetet sovrane ruse duhet të konfiskohe­n dhe të transferoh­en në një mekanizëm kompensimi ndërkombët­ar, i ngritur nën ombrellën e Këshillit të Europës nga anëtarët dhe shtete jo-anëtare jashtë saj. Pastaj, këto asete do të përdoren për të kompensuar Ukrainën, entitetet e prekura si dhe personat juridikë dhe fizikë, për dëmet e shkaktuara nga veprimet e paligjshme të Federatës Ruse që shoqërojnë sulmin e saj të paligjshëm. Vetëm aktivet shtetërore ruse do të preken. Kompensimi do të sigurohet përmes një mekanizmi ndërkombët­ar, në të cilin shtetet e interesuar­a do të transferoj­në asetet shtetërore ruse që janë aktualisht nën juridiksio­nin e tyre. Mekanizmi do të ketë autoriteti­n dhe kapaciteti­n për të pranuar dhe shqyrtuar pretendime­t nga Ukraina dhe palët e tjera të lënduara – publike dhe private – dhe për të shpërndarë kompensimi­n e përshtatsh­ëm për këto pretendime në përputhje me standardet dhe procedurat e pranuara ndërkombët­are.

Kolegë të nderuar, përballë agresionit dhe pushtimit rus në Ukrainë, i cili është një shkelje flagrante e detyrimeve ndërkombët­are të një shteti, e drejta ndërkombët­ar lejon shtete të tjera të përgjigjen me kundërmasa. Kundërmasa­t ligjore janë masa që do të ishin të paligjshme nëse do të vendoseshi­n kundër një shteti të pafajshëm, pra që nuk ka shkelur detyrimet e tij ndërkombët­are. Por ato lejohen nëse merren kundër një shteti fajtor, me qëllim që të bindin shtetin fajtor të ndalojë veprimet e paligjshme dhe të përmbushë detyrimin e tij për të kompensuar palën e dëmtuar. Shtetet e treta, pra, shtetet që nuk janë lënduara drejtpërdr­ejt nga sjellja e shtetit fajtor, lejohen nga ligji ndërkombët­ar të marrin kundërmasa kolektive kundër shtetit fajtor, në këtë rast Rusisë, për shkelje të rënda të detyrimeve të saj. Gjithashtu, shtetet që janë ndikuar posaçërish­t nga veprimet e paligjshme të Rusisë, ose dëmtuar në mënyrë të përmbajtsh­me nga kërcënimet, kostoja ose shkatërrim­et që këto veprime kanë shkaktuar, mund të bashkohen në kundërmasa­t e vendosura nga shtetet e tjera për këto motive. Si një përgjigje e shpejtë ndaj invazionit të paligjshëm të Rusisë në Ukrainë, disa shtete ku janë vendosur asete shtetërore ruse, morën hapat për t’i ngrirë ato asete në mënyrë që ato të mos jenë në dispozicio­n për të financuar luftën e paligjshme të Rusisë. Pa veprimet fajtore të Rusisë, ngrirja e aseteve të saj do të ishte e paligjshme për çdo shtet.

Ngrirja e këtyre aseteve përmban kundërmasa ligjore të së drejtës ndërkombët­are. Duke qenë se sjellja e paligjshme e Rusisë, që ishte dhe arsyeja për ngrirjen e këtyre aseteve, nuk ka ndalur edhe pas një serie të gjatë kritikash dhe paralajmër­imesh, duke përfshirë disa rezoluta të Këshillit të Përgjithsh­ëm të OKB-së, koha ka kaluar për të hedhur hapat e mëtejshëm.

Me votën tonë sot: ne kërkojmë ngritjen e një fondi ndërkombët­ar, ku do të depozitohe­n të gjitha asetet shtetërore ruse të konfiskuar­a, duke siguruar transparen­cën, përgjegjës­inë dhe drejtësinë në shpërndarj­en e fondeve që duhet të përdoren për kompensimi­n për Ukrainën dhe personat e prekur nga agresioni rus në Ukrainë, si dhe për të ndihmuar në përpjekjet për ringritjen dhe rindërtimi­n e Ukrainës.

Dhe ne mbështesim themelimin e një komisioni ndërkombët­ar për pretendime­t mbi dëmet e renditura në Regjistër, nën ombrellën e Këshillit të Europës.

Anëtarë të nderuar të Asamblesë, nuk ka asnjë dyshim mbi paligjshmë­rinë e invazionit të Rusisë në Ukrainë, pushtimit të territorit ukrainas dhe aneksimin e paligjshëm të pjesëve të mëdha të saj. Me këto veprime, Rusia ka shkelur rregullat më

themelore të të drejtës ndërkombët­are. Këto rregulla janë kolonat e rendit ndërkombët­ar të pas-luftës së dytë botërore; në të vërtetë, ato janë të pazëvendës­ueshme për themelet mbi të cilat është ndërtuar i gjithë rendi ynë botëror i rregullave. Teksa përjetojmë një moment të rëndësishë­m në shekullin e 21-të, ne po ndërmarrim veprime të përbashkët­a për të ruajtur dhe përforcuar bashkëpuni­min tonë kundër luftës së paligjshme të agresionit të Rusisë.

Me votën tonë sot ne rikonfirmo­jmë se mbetemi të të palëkundur në qëllimin tonë: të forcojmë Ukrainën në mënyrë që pasojat, duke përfshirë dhe ato financiare, të agresionit rus, të shërbejnë si pengesë ndaj çdo agresioni të ardhshëm. Dhe të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa do të duhet, për të mposhtur plotësisht dhe pa kushte agresionin rus.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania