Gazeta Shqiptare

Djalin 3 vjeç ia morën gjyshërit/ Nëna mes lotësh: Ish-vjehrri më tha nuk ta sjellim më, edhe policisë i bëri presion

-

DURRËS - Prej pesë ditësh nuk dihet fati i një fëmije 3-vjeç, i cili është marrë nga gjyshërit e tij nga ana e të atit. Fëmija jetonte me mamanë tij, ndërsa babai i kishte ndërruar jetë një vit më parë në një aksident rrugor. Blutë kanë shoqëruar gjyshin e fëmijës Rexhep Gunin 58 vjeç. Ndërkohë, që nëna e 3-vjeçarit tha dje se ka 4 ditë që nuk di se ku e ka fëmijën. Ajo ka deklaruar se gjyshërit kanë marrë si çdo javë nipin e tyre për ta mbajtur disa orë në familjen e tyre siç bënin zakonisht, por nuk e kanë kthyer më. Ille Gjuni ka pritur disa orë dhe kur vjehrri me vjehrrën nuk i kanë kthyer fëmijën i ka telefonuar, por celulari i tyre ka rezultuar i fikur. Gruaja ka bërë denoncim në polici dhe uniformat blu kanë arritur të gjejnë vetëm 58-vjeçarin Rexhep Gjuni, por jo bashkëshor­ten e tij dhe fëmijën. Fillimisht 58-vjeçari ka deklaruar se fëmija ndodhet në Kukës te disa të afërm, por policia e Kukësit nuk e ka gjetur. Më pas, Rexhep Gjuni ka refuzuar të bashkëpuno­jë me policinë. “Jam e shqetësuar. Nuk e di ku ndodhet fëmija im. Nuk e di nëse është mirë. Kërkoj nga policia të bëjë të mundur gjetjen e tij. Nuk e di pse ndodhi kjo pasi nuk e kam penguar kurrë fëmijën të shkonte te gjyshërit e tij”, ka deklaruar nëna e djalit 3vjeçar. Pas vdekjes së bashkëshor­tit marrëdhëni­et e saj me vjehrrin dhe vjehrrën nuk kanë qenë të mira. Gruaja ishte larguar nga shtëpia e burrit dhe jetonte me të atin. Mes dy familjeve kishin nisur kontradikt­a pasi gjyshërit kërkonin që ta rrisnin ato të voglin, ndërsa mamaja tregoi se kishte pranuar që ata ta mbanin disa orë në fundjavë. Kështu ka ndodhur dhe të shtunën e 13 prillit kur e kanë marrë në mëngjes por më pas nuk ia kanë dorëzuar. Pasi shkoi në banesë dhe e gjeti të mbyllur bëri denoncimin. Nëna mes lotësh ka treguar se kur i ka telefonuar ata i kanë thënë se nuk do ia japin më djalin dhe se policisë i kanë bërë presion që t’u plotësohes­hin kushtet që ata kanë. “E morën dhe nuk e kanë sjellë. Bashkëshor­ti im ka 1 vit e 2 muaj që ka ndërruar jetë. Ato duan të më marrin djalin. Në fillim nuk ma jepnin kam ikur me zor. Vjehrri dhe vjehrra vinin dhe e takonin. Jua lija çdo fundjavë disa orë, nga ora 09:00 deri në 15:00. E morën këtë radhë dhe nuk e sollën më. Kur shkoi ora dhe i mora në telefon më thanë nuk ta sjellim më. I denoncova në polici. Ai u bënte presion policinë, kërkonte kushte, që ta merrte ai, të mos dilte jashtë shtetit. Vjehrri nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që nuk e di. Gënjen! Familja e ish-bashkëshor­tit janë nga Kukësi. Dua djalin, shteti e policia të ma sjellin. Ka disa ditë që nuk është këtu. Mos e kanë dërguar jashtë shtetit? Unë jetoj tek prindërit e mi. I kemi afër me shtëpi gjyshin dhe gjyshen e djalit”, tha ajo. Ndërkohë është dhënë sinjal të kontrolloh­en pikat kufitare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania