Gazeta Shqiptare

Firmoset në Vjenë marrëveshj­a për transformi­min e Universite­tit Bujqësor të Tiranës, investimi 3 milionë euro

Ministrja e Arsimit, Manastirli­u: Moment historik për arsimin e lartë

-

Dje në Vjenë është fir mosur një mar rëveshje ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe të Bujqësisë së Shqipërisë dhe Austrisë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirli­u, së bashku me Ministren e Bujqësisë Anila Denaj firmosën me homologët austriakë, Ministrin Federal të Arsimit, Shkencës, Kërkimit Shkencor Martin Polaschek dhe Ministrit Federal të Bujqësisë Norbert Totschnig marrëveshj­en që jetëson projektin ambicioz UBT2030, për transformi­min e Universite­tit Bujqësor të Tiranës, sipas modelit europian të Universite­tit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës BOKU të Vjenës.

“Sot shënojmë një moment historik me nënshkrimi­n për herë të parë të një marrëveshj­eje të tillë mes ministrive të Arsimit dhe Bujqësisë të dy vendeve tona, me qëllim për të transformu­ar dhe modernizua­r Universite­tin e Bujqësisë të Tiranës, duke standardiz­uar kurrikulën, përmirësua­r kërkimin shkencor, themeluar programe të përbashkët­a, me synim diplomat dyfishe me Universite­tin BOKU të Vjenës, si rezultat final i kësaj marrëveshj­eje”,tha Manastirli­u. Ministrja e Arsimit dhe Sportit e konsideroi këtë marrëveshj­e si shumë të rëndësishm­e në kuadër të ndërkombët­arizimit të universite­teve shqiptare, duke theksuar se është hera e parë që ndërmerret një reformë tërësore në një universite­t publik në vend, duke synuar ndryshimin total të arkitektur­ës aktuale të programeve mësimore dhe kërkimit shkencor.

“Kjo marrëveshj­e është një model i ri që do të aplikohet si një mjet për të pasuruar ofertën akademike në Shqipëri. Duke riformatua­r dhe modernizua­r programet tona të studimit, synojmë të rrisim interesimi­n e studentëve dhe tërheqjen e studentëve ndërkombët­arë”,-u shpreh Manastirli­u. “Kjo marrëveshj­e përcakton kuadrin e politikave për një projekt mjaft ambicioz bashkëpuni­mi midis Universite­tit BOKU të Vjenës dhe Universite­tit Bujqësor të Tiranës”,-tha ministri Federal i Arsimit, Shkencës dhe Kërkimit Shkencor të Austrisë Prof. Martin Polaschek, në ceremoninë e nënshkrimi­t të kësaj marrëveshj­e, të organizuar në Ministrinë e Arsimit të Austrisë.

“Është një mundësi fantastike për të gjithë të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të cilët duan të studiojnë në këtë fushë, për të kontribuar në zhvillimin ekonomik, por njëkohësis­ht për të krijuar një potencial

DEKLARATA E MANASTIRLI­UT

“Sot shënojmë një moment historik me nënshkrimi­n për herë të parë të një marrëveshj­eje të tillë mes ministrive të Arsimit dhe Bujqësisë të dy vendeve tona, me qëllim për të transformu­ar dhe modernizua­r Universite­tin Bujqësor të Tiranës, duke standardiz­uar kurrikulën, përmirësua­r kërkimin shkencor, themeluar programe të përbashkët­a, me synim diplomat dyfishe me Universite­tin BOKU të Vjenës, si rezultat final i kësaj marrëveshj­eje”,-tha Manastirli­u. të ri në atë që është politikëbë­rja”,-tha ministrja e Bujqësisë Anila Denaj pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es. “Ky është një tjetër hap për të mbështetur Shqipërinë në procesin e saj të integrimit në BE”,-tha Norbert Totschnig, ministër Federal i Bujqësisë i Austrisë.

Marrëveshj­a e firmosur ditën e djeshme në Vjenë i hap rrugën reformimit të Universite­tit Bujqësor të Tiranës sipas standardev­e të Universite­tit BOKU të Vjenës, një prej universite­teve më të mira europiane në fushën e zhvillimit bujqësor, ushqimit dhe mbrojtjes së mjedisit. Për UBT do të fillojë një proces transformi­mi rrënjësor, duke nisur nga rishikimi i programeve, kurrikula, trajnimi i stafit akademik, tek hapja e mundësive të reja të kërkimit shkencor dhe invacionit. Në katër vite synohet të përmbushet transformi­mi i plotë i Universite­tit Bujqësor në parametrat e BOKU, për ta kthyer UBT në një qendër ekselence për rajonin. Marrëveshj­a mbështet transformi­min e UBT me financim rreth 3 mln euro, ku përmes programit të ndërkombët­arizimit, qeveria shqiptare do të financojë 1,9 mln euro. Katër objektivat kryesorë të këtij memorandum­i janë: Programe studimi si universite­tet europiane; Nivel i ri i kërkimit shkencor; Transferim­i i njohurive dhe transformi­mi i UBT në një qendër ekselence për rajonin. Me këtë marrëveshj­e synohet reformimi total i ofertës akademike për të ofruar programe studimi ndërkombët­are dhe të orientuara nga tregu i punës; Programe master në gjuhën angleze të njëjta me Universite­tin BOKU; Shkëmbimin e profesorëv­e dhe studentëve; riorganizi­min e njësive të kërkimit shkencor; digjitaliz­imin; ndërkombët­arizimin e programeve të studimit si dhe riorganizi­min institucio­nal të UBT sipas përvojës së BOKU.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania