Gazeta Shqiptare

“Sot reshje intensive në gjithë vendin”/ Mbrojtja Civile: Në Shkodër e Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve e rrëshqitje dherash

-

Gjithë territori i Sh qipërisë, pritet të përfshihet nga reshjet e shiut. Por nga dita e sotme reshjet do të intensifik­ohen akoma më tej në disa qarqe të vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtës Civile, ka treguar qarqet të cilat do jenë më të rrezikuara nga reshjet intensive të shiut, të cilat do të shoqërohen dhe me shkarkesa elektrike.

“Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive”,-thuhet në njoftimin e Mbrojtjes Civile.

NJOFTIMI I MBROJTJES CIVILE

Reshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë. Parashikim­i nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkenc­ave tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 parashikoh­en reshje shiu të herëpasher­shme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës. Në orët e para të ditës parashikoh­en reshje shiu në formën e rrebeshe të shpejta dhe stuhi të herëpasher­shme me shkarkesa, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problemati­ka në Veriperënd­im si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimor­e dhe vijës bregdetare. Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive. Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera. Në qarqet

Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuar­a, në varësi të gjendjes së kanalizime­ve. Në datën 18.04.2023, parashikoh­en reshje shiu të herëpasher­shme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojn­ë strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe institucio­neve që kanë në administri­m hidrovoret, rezervuarë­t, infrastruk­turën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimi­n e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjenca­ve civile.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania