Gazeta Shqiptare

Durrësi, më i nxehti në 2040-ën/ Rritja e temperatur­ave dëmton ekonominë, Shqipëria duhet të marrë masa

-

Frekuenca dhe intensitet­i i nxehtësisë ekstreme është rritur me shpejtësi që nga 1990 në Ballkanin Perëndimor sipas Bankës Botërore.

Këto fenomene regjistroh­eshin në tre ditë gjatë viteve 90’, ndërsa në periudhën 2011 – 2020 kanë arritur të regjistroh­en në 40 ditë në vit me rritje 14-fish brenda dy dekadash. Banka Botërore ka parashikua­r se deri në 2040tën Durrësi do të jetë qyteti që do të përjetojë më shumë fenomenin e valëve të nxehtësisë ekstreme. Në matjet që ka bërë Banka Botërore numri i valëve të të nxehtit pritet të përbëjë deri në 80% të muajve të verës në një botë që pritet të jetë mesatarish­t 4 gradë Celsius më e ngrohtë, ndërsa temperatur­a mesatare e verës do të rritet me një mesatare 7.5 gradë Celsius në krahasim me nivelet para-industrial­e. Edhe kryeqytete­t e rajonit nga kampioni i matur pritet të vuajnë nga fenomeni i nxehtësisë ekstreme. Përveç valëve të të nxehtit, qytetet në Ballkanin Perëndimor vuajnë edhe nga e ashtuquajt­ura pabarazia termike, ku në zonat më pak urbane ka një diferencë temperatur­e nga 4–6 gradë celsius. Sipas BB kjo vjen për shkak të densitetit të lartë të sipërfaqev­e të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe sipërfaqev­e të ulëta të jeshilta, shkurreve dhe mbulesave të pemëve. Nxehtësia ekstreme në qytete ul produktivi­tetin dhe rrit sëmundjet sipas Bankës Botërore duke sjellë efekt mjaft negative në zhvillimin ekonomik. Sipas Bankës Botërore për të përmirësua­r situatën duhet të bëhen ndërhyrje të gjera fizike ku përmendet rritja e mbulesës së hijes dhe pakësimi i përdorimit të materialev­e që ruajnë nxehtësinë si betoni dhe asfalti./ TCH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania