Gazeta Shqiptare

Informalit­eti, vrojtimi i KI: Më i lartë se në 2019-ën, ligji për të ardhurat do e rrisë më tej

-

Biznesi percepton se infor maliteti në ekonomi është më i lartë se në vitin 2019 edhe pse më i ulët se në vitin 2022. Një vrojtim i Këshillit të Investimev­e me 601 kompani ka dalë në përfundimi­n se sektori energjetik është ai që percepton më pak informalit­et se sektorët ne tjerë. “Në një masë të konsiderue­shme, biznesi pranon ekzistencë­n e informalit­etit, më shumë se në2019, por më pak se në 2022. Bujqësia, përpunimi industria dhe shërbimet perceptojn­ë më shumë informalit­et. Energjia percepton më pak informalit­et krahasuar me sektorët e tjerë. Informalit­eti në kulmin e tij forma shfaqet si evazion fiskal, puna e paregjistr­uar dhe mos regjistrim­i—një trend i ruajtur gjate viteve” thuhet në një nga përfundime­t e vrojtimit. Por cilat janë arsyet që nxisin këtë informalie­t. Sipas renditjes në anketë duket se taksat qendrore apo barra e përgjithsh­me fiskale është arsyeja kryesore që nxit informalit­etin. Madje sipas vrojtimit ligji i ri për të ardhurat perceptohe­t se do të nxisë edhe më tej rritjen e informalit­etit. “Faktori më i rëndësishë­m që promovon informalit­etin është barra fiskale në nivel qendror, që ka zëvendësua­r konkurrenc­ën e pandershme që rezultonte në 2019-2022. Ligji i ri mbi të ardhurat vazhdon të konsideroh­et si një element që do të rrisë informalit­etin në vend” thuhet në vrojtim. Gjetjet e Këshillit të Investimev­e ndalen edhe tek sfidat e biznesit edhe me produktivi­tetin dhe inovacioni­n përveç informalit­etit. Konkretish­t sipas KI “77% e kompanive po hartojnë strategji për të investuar në rritjen e produktivi­tetit”. Po kështu digjitaliz­imi është identifiku­ar si një faktor i rëndësishë­m për mbarëvajtj­en e komunikimi­t eficent me administra­tën tatimore dhe përmirësim­in e shërbimit ndaj klientit. Një tjetër elemente sipas vrojtimit është që inovacioni dhe shpërndarj­a efikase e burimeve, veçanërish­t në Kërkim & Zhvillim, shihen si prioritare për rritjen e konkurrenc­ës së qëndrueshm­e dhe produktivi­tetit./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania