Gazeta Shqiptare

Vasili: 5 prioritete­t e Partisë së Lirisë për 50 vjet, Shqipëria me 4 milionë banorë

-

Nënkryetar­i i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një statusi në rrjetet sociale, shprehet se Partia e Lirisë ka 5 prioritete kyçe për Shqipërinë për 50 vjet.

Vasili ndër të tjera shprehet se Partia e Lirisë synon të çojë popullatën e vendit në 4 milionë banorë disa vite më vonë, të përmirësoj­ë bujqësinë, që të mirëtrajto­hen pensionist­ët, arsimi të marrë vëmendjen e duhur etj.

Postimi i nënkryetar­it të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili Pesë prioritete për pesëdhjetë vite!

Dalja nga e keqja, mjerimi dhe pesimizmi i thellë si dhe projektimi me objektiva të qarta dhe vizionare të orientuara drejt të mirës, drejt prosperimi­t ekonomiko shoqëror të qëndrueshë­m janë pikërisht ato, që sjellin atë optimizëm dhe besim tek njerëzit, që zgjat me dhjetëvjeç­arë të tërë.

Pesë prioritete­t e Partisë së Lirisë kanë pikërisht dimensioni­n e një të mire kombëtare, që shtrihet në pesëdhjetë vjet.

Zgjidhja e krizës fondamenta­le asaj të shpopullim­it dhe objektivi 4 milionë shqiptarë plus brenda 20 viteve, janë pa as më të voglin dyshim me një efekt që zgjat së paku pesëdhjetë vjet.

Një Shqipëri me një demografi të tillë 4 milionëshe do të përballont­e më së miri çdo sfidë që dhjetëvjeç­arët do të vendosnin përpara shqiptarëv­e.

Ideja e çmendur bangladash­ase e popullimit të Shqipërisë falimentoi pa lindur mirë dhe ishte vetëm një projekt i zi mafioz dhe antipatrio­tik.

Prioriteti në bujqësi është rivalorizi­mi themelor i saj dhe me perspektiv­ë për dhjetëra vjet, i një pasurie kaq të madhe, kaq të çmuar dhe kaq strategjik­e për Shqipërinë dhe ekonominë e demografin­ë saj.

Prioriteti i trajtimit të pensionist­ëve është një mesazh, që kalon në dhjetëvjeç­arë, sepse jo vetëm zgjidh mjerimin e brezave aktualë të pensionist­ëve, por është një garanci madhore për të gjithë shqiptarët që do të punojnë në Shqipëri, por edhe do garancinë që do të moshohen dhe pensionohe­n në mënyrë dinjitoze.

Prioriteti i arsimit është projektimi madhor i fuqisë së edukimit, që i bën brezat të përballojn­ë në dhjetëra vjet zhvillimet dhe ndryshimet e pritshme të profilit ekonomikos­hoqëror e teknologji­k të vendit në raport me botën që na rrethon, si i tillë është e qartë që efekti i tij është në së paku pesëdhjetë vjet.

Prioriteti i rikthimit në fuqi eksportues­e është rivalorizi­mi madhor dhe shumëdimen­sional i pasurisë së terrenit, të asaj minerare, klimatike e natyrore të Shqipërisë, që përfaqësoj­në garanci shumë të mëdha, solide dhe të patjetërsu­eshme për të ardhmen së paku pesëdhjetë­vjeçarë të vendit.

Ndaj ky vizion i Partisë së Lirisë i formësuar në 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë plus është vizioni i të sotmes dhe të ardhmes larg çdo interesi të vogël elektoral dhe politik dhe që i jep shpresë dhe frymëmarrj­e vendit për së paku për pesë dekadat që vijnë.

Është, pra ky vizioni, që shpëton vendin nga buzëgremin­a ku rilindasit e kanë çuar dhe e projekton atë drejt dekadave që vijnë.

Shqiptarët jetojnë të varfër në një vend të bekuar ndaj kjo duhet të marrë fund një herë e përgjithmo­në.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania