Gazeta Shqiptare

Ministri Krasniqi: Lista Serbe dëshiron të ketë monopol mbi politikën e serbëve në Kosovë

-

Në muajin janar qytetarët serbë në komunat veriore nënshkruan një peticion për shkarkimin e kryetarëve dhe pas kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ditën e votimit për shkarkim. Por, ndonëse mori pjesë në nënshkrimi­n e peticionit, Lista Serbe e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi njoftoi me 7 prill se nuk do të marr pjesë në votime duke akuzuar kryeminist­rin Albin Kurti se po bën përpjekje të vazhdueshm­e që ky votim të dështojë. Lista tha se një ndër arsyet e mospjesëma­rrjes është edhe fryrja e listës së votuesve, por pa ofruar ndonjë provë për këtë pretendim.

KOSOVË - Ministri i Administri­mit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha dje se procesi i votimit në katër komunat në veri të Kosovës, lidhur me shkarkimin e kryetarëve shqiptarë po shkon “qetë dhe mirë”. Në një deklarim për gazetarët nga Leposaviqi, ku vizitoi qendrat e votimit, Krasniqi u ndal edhe te bojkotimi i procesit të votimit nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetje­n e Beogradit, të cilën e akuzoi se dëshiron të ketë “monopol” mbi politikën e komuniteti­t serb në Kosovë.

“Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë. Ata i shohin institucio­net vetëm për vete dhe jo për qytetarët. Ata vazhdojnë t’i kenë ulëset e rezervuara për komuniteti­n serb në Kuvendin e Kosovës dhe mos t’i përfaqësoj­në interesat e qytetarëve, mirëpo t’i marrin pagat e Kuvendit të Kosovës. Tashmë qytetarët, edhe me votim, deklarojnë, nëse janë për largimin e kryetarëve ose jo”,-tha Krasniqi. Ai tha se institucio­net kanë realizuar të gjitha obligimet për mbajtjen e këtij procesi, duke nisur nga nxjerrja e udhëzimit administra­tiv në shtator, e deri tek organizimi i votimit më 21 prill.

Dalja në votime është e ulët. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00, vetëm 85 persona kanë votuar. Qytetarët që marrin pjesë në zgjedhje zgjedhin opsionin “po” ose “jo” lidhur me shkarkimin e kryetarëve shqiptarë. Që procesi të jetë i suksesshëm, duhet që 50 për qind plus një votues të votojë për largimin e kryetarëve. Në të kundërtën, një nismë e tillë mund të merret sërish pas 12 muajsh.

Serbët kishin bojkotuar zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, kur u zgjodhën kryetarët aktualë shqiptarë. Në maj 2023, kur këta kryetarë shkuan në zyre për të nisur mandatin, u përballën me revoltë të popullatës lokale, të cilët protestuan para ndërtesave komunale, të cilat njëkohësis­ht ishin objekte të komunave që funksionoj­në sipas sistemit serb.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania