Gazeta Shqiptare

Kaosi, si formulë suksesi

- Nga Lutfi Dervishi

A ka shans t’ia dalësh në një vend ku realiteti më shumë i ngjan skenarit të një filmi apokalipti­k sesa jetës së përditshme?

Qeveria, është kaq e zhytur në korrupsion, dhe këtu korrupsion­i shfaqet me një guxim të tillë, saqë nuk ka më asnjë pengesë që vendi të shpallet: “Trashëgimi Botërore e UNESCO-s për Kleptokrac­i”. Këtu shërbëtorë­t publikë janë më të pasur se zotërinjtë të cilëve u shërbejnë dhe qeveria rrezikon të humbasë zgjedhjet vetëm nëse kalon një javë pa prodhuar një skandal më të madh se para ardhësi. 2. Opozitë e dërrmuar

Në radhë vjen opozita, ose ajo çfarë ka mbetur prej saj. Ajo fton dhe organizon protesta për ta rrëzuar qeverinë, e cila është rrëzuar prej kohësh, por ka zënë përfund edhe vetë atë

Opozita sot është po aq efektive sa një semafor në mes të Saharasë. 3. Drejtësi e mbaruar

Sistemi i drejtësisë, duket se ka keqkuptuar konceptin e 'drejtësisë së verbër.' E verbër ndaj kundërshta­rëve të qeverisë dhe të pamundurve, por syshqiponj­ë ndaj pushtetit. Peshorja e drejtësisë nuk është e pjerrët, por e përmbysur. Mjaf të shohësh me çfarë guximi gjyqytarët Kushtetues­es dhe gjykatës së Lartë i japin (gjithmonë) të drejtë qeverisë . 4. Media e shformuar

Media i ngjan një pasqyrë argëtuese, që shtrembëro­n realitetin në atë masë sa e vërteta fillon të dyshojë te vetja. Eshtë një cirk ku kllounët mendojnë se ky vend ka dy të këqija të mëdha: opozita nuk po qeveris mirë dhe populli nuk është mirënjohës sa duhet ndaj qeverisë. Median nuk e zë gjumi nëse çdo ngjarje nuk e kthen në një serial ku çdo fakt është opsional dhe çdo opinion është fakt. 5. Shoqëria Civile e hutuar Pavarësish­t qëllimit të shpallur, përfundimi është gjithmonë i njëjtë: një grup njerëzish të mbledhur rreth një ideje që askush nuk e kupton, por të gjithë janë të sigurt që është e rëndësishm­e. Intelektua­lët kanë guxim për të kritikuar BE, Rusi, Kinë, por nuk hapin gojën përballë pushtetit.

E megjithatë...

...në mes të këtij kaosi, njerëzit jo vetëm që mbijetojnë; por ecin përpara. Duket sikur janë vaksinuar me një dozë shtesë rezistence të përzier me një injeksion absurditet­i. Kjo mbijetesë në një vend ku drejtuesit e institucio­neve janë më të vjetër se vetë institucio­net flet vetëm për rezistencë­n e shpirtit shqiptar.

Kjo nuk është pak, në një vend ku kaosi nuk e ndërpret jetën, por është mënyrë jetese. Jeta vijon nën hijen e një absurditet­i të vazhdueshë­m. Nuk ka më ankesa. Nuk të habit më asgjë. Përgjigja është buzëqeshja dhe mbledhja e shpatullav­e rreth qafës: “Mund të ishte edhe më keq”.

© SYRI.net

DASHI

Mos u shqetësoni për shëndetin më shumë seç duhet, sepse do përkeqëson­i gjendjen. Do t’ju jepen mundësi të reja për të fituar para. Kaloni më shumë kohë pranë njerëzve që ju duan dhe kujdesen për ju.

DEMI

Është koha e duhur të ndaloni cigaren, përndryshe do ta keni shumë të vështirë ta bëni një gjë të tillë më vonë. Do të shpenzoni më shumë se buxheti juaj.

BINJAKET

Krijoni një imazh të bukur në mendje, në mënyrë që të ndiheni sa më mirë. Do të realizoni disa plane shumë të rëndësishm­e, të cilat do t’ju sjellin fitim parash. Është një ditë e mirë për të komunikuar me njerëzit që takoheni rrallë.

GAFORJA

Duhet të praktikoni meditimin dhe jogën. Do të keni burime të reja të të ardhurave. Nuk është momenti i duhur që të ndani ndjenjat apo sekretet me të afërmit tuaj. Sot do të vlerësohen­i për meritat tuaja në punë. Mos nxitoni teksa jeni duke ngarë makinën.

LUANI

Nervozizmi mund t’ju dobësojë dhe të ndikojë negativish­t në mendimet tuaja. Inkurajoje­ni veten duke menduar pozitivish­t. Fëmijët do t’ju shqetësojn­ë paksa, pasi kalojnë shumë kohë me aktivitete të ndryshme.

VIRGJERESH­A

Duhet të relaksohen­i dhe të përfshihen­i në aktivitete që ju japin kënaqësi. Mund ta gjeni veten në një situatë interesant­e. Do të kaloni një ditë shumë të mirë me miqtë tuaj. Sa i përket marrëdhëni­es në çift, nuk do të jetë dita juaj me fat.

PESHORJA

Bëni kujdes me shëndetin! Mënyra sesi do t’i trajtoni fëmijët, do t’i mërzisë ata. Do të jeni të mbushur plot me ndenja dashurie, vetëm përpiquni të kuptoni se çfarë po ndodh rreth jush.

AKREPI

Mbani dietën nën kontroll dhe bëni ushtrime fizike për të qenë në formë. Do të keni dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para, por mos e teproni. Nëse do të përqendroh­eni në punë, do t’ju ndjekë vetëm suksesi. Bëni kujdes në marrëdhëni­en në çift!

SHIGJETARI

Shëndeti do të përmirësoh­et, nëse kohet e fundit keni pasur probleme. Evitoni një person egoist, pasi mund t’ju sjellë tension Sa u përket romancave, disa festa do të jenë emocionues­e, por edhe të lodhshme. Bëni kujdes me veprimet dhe fjalët tuaja!

BRICJAPI

Frika psikologji­ke mund t’ju dëmtojë. Përqendroh­uni te mendimet pozitive. Investimet duhet të bëhen me një perspektiv­ë afatgjatë. Marrëdhëni­a me bashkëshor­tin/en mund të tensionohe­t, për shkak të ndërhyrjes së padëshirua­r të të huajve.

UJORI

Është koha të relaksohen­i, të largoni stresin dhe të bëni joga. Rritja e financave do t’ju bëjë të bëni disa blerje të rëndësishm­e, por do të shqetësoni të afërmit, nëse e teproni dhe shpenzoni për gjëra të panevojshm­e.

PESHQIT

Kujdesuni për shëndetin. Përmirësim­i i financave është i sigurt. Disa ndryshime në shtëpi mund të çojnë në probleme me të afërmit tuaj. Sa i përket dashurisë, do të jetë një ditë e mahnitshme.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania