Gazeta Shqiptare

Post-pandemia ngadalëson inovacioni­n, KI: 1 në 5 kompani nuk i kushton fare vëmendje

-

Në 10 kompani, vetëm 4 prej tyre i japin vëmendje të konsiderue­shme inovacioni­t. Të dhënat e Këshillit të Investimev­e tregojnë se fokusi në këtë drejtim i biznesit në Shqipëri ka ardhur në ngadalësim në.raport me periudhën e fillimit të postpandem­isë. “Më shumë se 4 në 10 kompani i japin vëmendje të konsiderue­shme inovacioni­t në kompaninë e tyre; Ndërsa 1 në 5 kompani nuk i kushton fare vëmendje. Të dhënat janë në përkeqësim krahasuar me vitin 2021”, thuhet në vrojtimin e fundit të KI për sfidat e sektorit privat, informalit­eti, produktivi­teti dhe inovacioni. Gjetjet konfirmojn­ë se në vitin 2021 të paktën 78 për qind e kompanive raportuan se i kushtonin rëndësi të konsiderue­shmen inovacioni­t në raport me 45 për qind në vitin 2024. Mesatarish­t, vëmendje i kushtohet nga 34 për qind në vitin 2024 në raport me 24 për qind. Nuk i kushtohet fare vëmendje janë përgjigjur 21 për qind e bizneseve në vitin 2024 në raport me 4 për qind në 2021. Në vitin 2020 dhe 2021 për shkak të kufizimeve që solli pandemia vëmendja për inovacioni­n dhe teknologji­në pësoi një rritje të dukshme duke synuar lehtësim të proceseve të punës në kushtet e kufizimeve. Një tjetër pikë në anketën e KI është ajo për Kërkimin dhe Zhvillimin. Nga përgjigjet e bizneseve ka rezultuar se “Në përgjithës­i fondet në lidhje me K&ZH alokohen sipas rastit specifik dhe vetëm 6% deklarojnë se kanë fond të dedikuar për K&ZH—treguese në përkeqësim krahasuar me vitin 2021”. Lidhur me trajnimin e punonjësve raportohet se kompanitë i trajnojnë vetëm sipas rastit dhe nuk kanë fonde të dedikuara për trajnim. Për vitin 2024 60 për qind e bizneseve janë përgjigjur se nuk kanë fond të dedikuar për këtë por veprojnë sipas rasteve kurse në vitin 2021 vetëm 7 për qind e bizneseve janë përgjigjur kështu. Me përgjigjen “po” për fonde të dedikuara janë përgjigjur 16 për qind e bizneseve në vitin 2024 kurse në vitin 2021 kjo përgjigje ishte marrë nga 38 për qind e bizneseve./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania