Gazeta Shqiptare

“Shqipëria, një perlë e fshehur e Evropës”/ “Tendence di Viago” e rekomandon një ndër 5 destinacio­net

-

Mediat e huaja vijojnë t’i bëjnë je honë bukurive të natyrës shqiptare. Këtë radhë është media e njohur italiane “Tendence di Viago” e fokusuar në promovimin e turizmit, e cila i ka kushtuar vendit tonë një artikull. “Tendenze di Viaggio” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacio­neve më të bukura dhe të lira në Evropë për pushime në 2024. Jeni duke kërkuar për një destinacio­n ku të kaloni pushimet pa shpenzuar shumë? Për të gjithë të interesuar­it për të pushuar ekzistojnë ende vende, disa prej të cilave ndodhen shumë pranë, ku mund të kaloni pushimet tuaja të shumëpritu­ra me shumë pak shpenzime nga sa e imagjinoni. Në të thuhet se Shqipëria është një perlë e fshehur e Europës me brigje mahnitëse, vende arkeologji­ke dhe këto kundrejt çmimeve shumë konkurrues­e. Shqipëria

ofron kosto edhe më të ulëta për akomodim dhe ushqim se shumë vende të tjera evropiane, me akomodim me cilësi të mirë duke filluar nga 15-20 euro nata. Në shkrim i rekomandoh­et vizitorëve italian që të shijojnë shëtitjet në parqe kombëtare, të vizitohen kështjella­t dhe rrënojash antike. Në fokus të veçantë janë edhe plazhet e jugut. Përgjatë rivierës Shqiptare shkruan “Tendence di Viago” duhet të eksploroni rrënojat e Butrintit, një vend tjetër i UNESCO-s, ose shijoni ujërat e pastra të Ksamilit. Në vëmendje është edhe kryeqyteti ku mund të vizitohen shumë vende historike ndërsa ofron edhe jetë të gjallë nate. Një këshillë për turistët është se Shqipëria është ideale për ata që udhëtojnë me makinë, me rrugë që ofrojnë pamje spektakola­re dhe mundësi për të eksploruar fshatra të vegjël gjatë rrugës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania