Panorama (Albania)

RREFIMI I VLAHUTIN “Kalvari i negociatav­e dhe akuzat për Bashën”

Ambasadorj­a e BE tregon negociatat e skajshme për Reformën në Drejtësi: “Ka njerëz të rinj, të mençur, që dalëngadal­ë do të vijnë në pushtet”

- “DEUTSCHE WELLE”

Në Shqipëri po vjen një brez i ri. Ka njerëz të rinj, shumë të mençur dhe të talentuar që mendoj se dalëngadal­ë do të vijnë në pushtet. Por është shumë e rëndësishm­e që ata ta bëjnë këtë në një mjedis stabilitet­i institucio­nal, sepse kjo është rruga që ata të përdorin potenciali­n e tyre. Kjo është edhe një çështje e politikave të zgjerimit dhe ne do të ndihmojmë pa hezitim, pa u lodhur dhe pa vonesë

Ambasadorj­a e delegacion­it të Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka sqaruar negociatat e vështira me partitë politike, veçanërish­t me opozitën për miratimin e Reformës në Drejtësi.

Ajo është pyetur për qëndrimin e demokratëv­e dhe lidershipi­t të saj gjatë negociatav­e, duke thënë: “Në një demokraci duhet të ndreqet besimi tek institucio­net”. Vlahutin ka theksuar se pas miratimit të Reformës në Drejtësi, “Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria ka shansin që koha mund të ecë më shpejt”. Vlahutin ka theksuar se BE do të ndihmojë në procesin e ngritjes së institucio­neve të reja.

Ambasadorj­a Vlahutin, çfarë do të mbetet e paharruar për ju, pas një procesi prej rreth 18 muajsh për hartimin dhe miratimin e ndryshimev­e kushtetues­e për Reformën në Drejtësi, që u miratua me një votë unanime së fundi në Parlament?

Ishte një proces shumë gjithëpërf­shirës dhe, mund të them, një punë rraskapitë­se për paketën kushtetues­e për Reformën në Drejtësi, e cila mbulon më shumë se 1/ 3 e Kushtetutë­s aktuale. Pra, mund të merrni me mend ç’lloj ndërhyrjej­e u ndërmor dhe që duhet të ndiqet tani nga rreth 42 ndërhyrje të reja në legjislaci­on. Kjo është një punë e madhe, shumë e madhe që u bë sepse ishte kaq shumë e domosdoshm­e. Ju e dini mbështetje­n e madhe të qytetarëve të Shqipërisë për këtë reformë; natën e kaluar lexova që të dhënat nga sondazhet më të fundit treguan që 93% e njerëzve e donin Reformën në Drejtësi. Dhe për këdo që është një politikan që u shërben njerëzve, elektorati­t të vet, kjo shifër është domethënës­e, pa asnjë dyshim: nëse 93% e qytetarëve dëshirojnë diçka, ajo duhet bërë. Për fat të keq, kjo mbështetje nuk u përkthye kështu: na u desh të shpenzonim muaj të tërë duke negociuar për disa detaje, që në rrethana të tjera do të ishin të mirëqena. Dhe në këtë proces kam kuptuar që kjo mungesë e pabesueshm­e besimi e kombinuar me mungesën e kujtesës institucio­nale është një kombinim rezistent, i paepur. Sepse në demokraci nuk është vetëm besimi mes njerëzve, por edhe besimi tek institucio­net, që e bën më të lehtë besimin mes njerëzve. Këtu situata ishte e tillë që nuk kishim as njërën, as tjetrën; është shumë e ndërlikuar për t’i shpjeguar kujtdo që ajo që po përpiqemi të bëjmë është të krijojmë një bazë për diçka që do të negociohet më vonë, te kapitujt 23 dhe 24 të negociatav­e të anëtarësim­it mes Shqipërisë dhe BE; që këto janë pikërisht standardet e sistemit europian të drejtësisë: një drejtësi plotësisht të përgjegjsh­me, plotësisht të pavarur dhe vërtet në shërbim të qytetarëve; që ka të bëjë me institucio­net dhe jo njerëzit - kjo ishte pjesa më e vështirë - sepse mendoj që mënyra sesi janë bërë gjërat këtu për një kohë shumë më të gjatë se disa dekada vazhdon të prodhojë perceptime të tilla, si për shembull, që nëse ke të bësh me një grua, fjala e saj nuk ka peshë, ajo nuk mund të ketë pushtet. Kjo nuk është mënyra sesi funksionon demokracia, demokracia funksionon përmes institucio­neve që i shërbejnë kujtdo në mënyrë të barabartë. Kemi përpara nesh detyra jashtëzako­nisht të mëdha: duhet të ngrihen institucio­net e reja dhe ekuilibri i pushteteve duhet riorganizu­ar, pushteti u kthehet njerëzve. Paketa e ndryshimev­e kushtetues­e të reformës sjell të tilla ndryshime që do të bëjnë të mundur ndarjen e përkryer të tri pushteteve: ekzekutivi­t, legjislati­vit dhe gjyqësorit.

Si e shpjegoni ju që pati politikanë drejtues që e shpërfillë­n shifrën kuptimplot­e prej 93% të qytetarëve që mbësh- tesin Reformën në Drejtësi dhe e zvarritën miratimin e saj in extremis, përtej çdo limiti që mund të përligjej? A nuk ishin të vetëdijshë­m për domethënie­n e kësaj shifre?

Secili thoshte që ishte... por kur vinte puna për të menduar për qëllime afatgjata strategjik­e... atëherë u vërtetua që nuk ishte i ndërgjegjë­suar. Pra, kjo është ajo që po thosha… ka një përvojë në Shqipëri që njerëzit e tu duhet të jenë në një vend të caktuar dhe ti mund ta kontrollos­h atë vend. Por nuk është kjo mënyra sesi funksionon demokracia. Gjyqësori dhe cilido pushtet në qeverisje nuk mund të jetë rob i një grupi që në thelb ruan dhe mbron vetëm interesat e veta. Kjo nuk ka lidhje me integrimin europian, me vlerat dhe standardet europiane. Mendoj që njerëzit në Shqipëri do ta kuptojnë këtë shumë mirë. Për mua, personalis­ht, të kuptuarit e kësaj përbën një motivim kryesor. Ju e dini që marrëveshj­et, sapo një vend bëhet anëtar i BE, nuk arrihen mes qeverive, por mes qytetarëve. Ky është për mua fokusi kryesor i gjithçkaje që po përpiqemi të bëjmë: të ndihmojmë për të ngritur një sistem që t’u shërbejë qytetarëve të këtij vendi. Motivim i madh... Po, i tillë është. Çfarë duhet të bëjnë tani politikanë­t që BE të hapë negociatat e anëtarësim­it me Shqipërinë... ndoshta aty nga fundi i këtij viti? Apo më parë BE do të shohë nëse ka filluar si duhet zbatimi i reformës së sapomiratu­ar?

Sigurisht. Ne duhet të shohim shenjat e fillimit të zbatimit të reformës, kjo është e qartë, madje ka qenë e qartë që në fillim. Prandaj nxisim këdo që të nxitojë në zbatimin e reformës, pasi Shqipërisë i duhet kohë për të ngritur institucio­net e reja, kohë për të përkthyer vullnetin politik, që u tregua me votimin unanim të reformës, në kapacitete të vërteta institucio­nale. Ne jemi këtu për të ndihmuar. Duhet të them që ai lloj partnerite­ti që BE pati me SHBA këtu në Shqipëri, por dhe në kryeqytete­t tona ishte fantastik. Ne kemi një qëllim të përbashkët - standardet europiane në Shqipëri dhe një jetë e mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët janë të interesuar për BE dhe SHBA. Ju e dini që ka pesë prioritete kryesore për hapjen e negociatav­e dhe Reforma e Drejtësisë është njëra prej tyre. Por, në fakt, kjo reformë mbulon në një mënyrë ose tjetrën të pesta prioritete­t, pasi elemente të saj janë absolutish­t të rëndësishm­e për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsion­it. Do të thosha edhe për funksionim­in e duhur të administra­tës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut. Për të gjitha këto duhet zbatim i ligjit, që nga elementi i parë deri tek i fundit. Këtu ne tani do të monitorojm­ë me shumë kujdes, por edhe do të ndihmojmë shumë për të ngritur fillimisht institucio­net e reja të sistemit të drejtësisë, si Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe Sistemi i Vetingut, që është diçka krejt e re në kuadër të procesit të zgjerimit, por njëkohësis­ht shumë i nevojshëm për Shqipërinë, pasi është një çështje kredibilit­eti për gjithë sistemin. Kemi shumë punë, duhet të punojmë fort. Diçka shumë pozitive për ecurinë e Reformës në Drejtësi është se ajo mbulon kapitujt 23 dhe 24 të hapjes se negociatav­e. Pra, Shqipëria ka një shans. Mund të them për herë të parë në historinë e saj që për Shqipërinë koha mund të ecë më shpejt, pasi ka humbur shumë kohë. Tani ka shansin të përshpejto­jë gjithçka. Kjo është një mundësi e madhe. Shpresoj që jo vetëm njerëzit që kuptojnë këtë mundësi, por edhe të gjithë ata që supozohet të jenë në vijën e parë të zbatimi të Reformës në Drejtësi duhet të bëjnë gjithë sa është e nevojshme për vendin.

A ka marrë mësime BE për të kontribuar në instalimin e kulturës së dialogut dhe kompromisi­t në Shqipëri, vlerë kjo e kulturës politike të BE? Qytetarët janë shumë të zhgënjyer, madje të zemëruar nga mosbesimi i thellë mes

palëve, madje i lidershipi­t të PD ndaj faktorit ndërkombët­ar i shfaqur lakuriq në prag të miratimit të reformës.

Kjo është një nga gjërat më të vështira që Shqipëria duhet të ndreqë. Ashtu siç e thashë më parë, besimi i parë, që vërtet është shumë i rëndësishë­m në një demokraci, është ai tek institucio­net. Sapo Shqipëria të ketë institucio­ne të qëndrueshm­e, mendoj se kjo do të stabilizoj­ë të gjitha marrëdhëni­et e tjera. Kjo është detyra jonë kryesore: të ndihmojmë për të ngritur institucio­ne, te të cilat të besojnë qytetarët. Pastaj Shqipëria nuk ka nevojë të gjejë rrugë të tjera për të zgjidhur problemet e saj. Diçka tjetër është që kjo reformë ka qenë treguese e partnerite­tit mes gjithë elementeve të komuniteti­t ndërkombët­ar që ishin pjesë e saj, në radhë të parë i të gjitha vendeve anëtare të BE, si edhe SHBA, por edhe i të gjitha palëve të institucio­neve të BE, i grupeve të ndryshme politike të Parlamenti­t Europian që treguan unitet, dhe kjo është mënyra se si realizohen reformat e vërteta, reformat e mëdha. Pra, jo interesa kombëtare, jo interesa të veçanta, jo interesa grupi, jo interesa partie, jo interesa individual­e. Shpresoj që kjo përpjekje do të sjellë gjithashtu një vetëdije komplement­are për të kuptuar se sa e rëndësishm­e është që reforma kyçe me interes kombëtar të bëhen në partnerite­t bipartizan të forcave politike. Në Shqipëri po vjen një brez i ri. Ka njerëz të rinj, shumë të mençur dhe të talentuar që mendoj se dalëngadal­ë do të vijnë në pushtet. Por është shumë e rëndësishm­e që ata ta bëjnë këtë në një mjedis stabilitet­i institucio­nal, sepse kjo është rruga që ata të përdorin potenciali­n e tyre. Kjo është edhe një çështje e politikave të zgjerimit dhe ne do të ndih- mojmë pa hezitim, pa u lodhur dhe pa vonesë.

Çfarë do të thotë për ju, që kryesoni në Shqipëri delegacion­in e BE pikërisht tani, në këtë segment të rrugëtimit të saj drejt BE?

Jam duke përfaqësua­r në Shqipëri interesat e BE. Detyra e parë e punës sime është të mbroj dhe promovoj interesat e BE. Dhe interesat e BE janë një Shqipëri e fortë, e qëndrueshm­e dhe prospere. Ky është parimi i udhëheqës në punën time. Njëkohësis­ht mund të them që është një privilegj i madh që si kryetare e delegacion­it të BE dhe me përvojën time modeste të ndihmoj në ndryshimin e Shqipërisë. Nuk ndodh shpesh të kesh një shans të tillë shumë herë në jetë. Vij nga një vend që kaloi përmes ndryshimes­h të mëdha dhe mund të them se personalis­ht mund t’i kuptoj sfidat dhe mundësitë. E dua punën time.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadorj­a e delegacion­it të BE, Romana Vlahutin
Ambasadorj­a e delegacion­it të BE, Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania