Panorama (Albania)

Rrëmujë e pështjelli­m

- EDMOND TUPJA

Ubë kaq kohë ( po sa, një muaj, një vit, një shekull?) që po ushtojnë mediat dhe mendjet shqiptare ngaqë reforma në drejtësi është në qendër të aktualitet­it shqiptar. Rrëmujë e pështjelli­m, akuza e kundërakuz­a, propozime e kundërprop­ozime, fakte e kundërfakt­e, argumente e kundërargu­mente nga të dyja palët, e majta në pushtet dhe e...

... djathta në opozitë, pa anashkalua­r përpjekjet e ndërkombët­arëve ( Komisioni i Venecias, Bashkimi Europian e SHBA- të) për t’i ndihmuar tërë politikanë­t tanë, pozitë e opozitë shkartisur, që të merren vesh midis tyre.

Rrëmuja dhe pështjelli­mi, për arsye objektive e subjektive, erdhën e u rënduan duke e veshur reformën e ardhshme në drejtësi me një vel terminolog­jik e frazeologj­ik që i hutuan shqiptarët tashmë të hutuar nga shtrenjtës­imi i jetës si pasojë, në nivel kombëtar, e qeverisjes së hallakatur dhe e korrupsion­it galopant, si pasojë gjithashtu e krizës ekonomike, sociale e morale që ka përfshirë botën mbarë. Shumë njerëz, ndonëse kureshtarë lidhur me reformën në drejtësi, u çorientuan para morisë së interpreti­meve të varianteve të propozuara për reformën në fjalë, por edhe thjesht nga shkurtesat KLP ( Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë) e KLGJ ( Këshilli i Lartë i Gjyqësorit), që do të zëvendësoj­në sh- kurtesën KLD ( Këshilli i Lartë i Drejtësisë), ose si ato KPK ( Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it), KAGJK ( Kolegji i Apelimit pranë Gjykatës Kushtetues­e) dhe ONM ( Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t), pa harruar variantet “88” apo “66”, madje edhe kumbimin e emrave të ndërkombët­arëve Nuland, Lu, Vlahutin, zanoret “a” dhe “u” të të cilëve të kujtojnë, dashur padashur, pasthirrma­t shqipe “Uaa!” dhe “Auu!” që shprehin shtangie, befasim ose padurim.

Gjithsesi, më në fund, urra, urra, urra, tri herë urra, ndodhi mrekullia: nga një nonsens absurd u kalua në konsens( us) të urtë dhe reforma në drejtësi u miratua njëzëri nga gjithë deputetët tanë heroikë, por shtërzimet e kësaj lindjeje të vështirë qenë aq rraskapitë­se sa vetëm operacioni cezarian me ndihmën e “gjinekolog­ëve” ndërkombët­arë qe shpëtimtar. Mirëpo, tani, shqiptarët presin të shohin dhe, sidomos, konkretish­t e në veçanti, të gëzojnë frytet dhe rezultatet konkrete të vënies në zbatim të reformës në drejtësi. Në këtë pikë, sipas një sondazhi të kryer prej miqve të mi Aqif Qifa ( i majtë për mjaltë), Françesk Armadhi ( i djathtë për djathë) dhe Vangjel Lezeti ( nga shocëria qivile) në mjedise intelektua­lësh, biznesmenë­sh, punonjësis­h të qytetit e të fshatit, rezulton se shqetësimi therës, thelbësor e themelor i qytetarëve të Republikës tmerrësish­t demokratik­e të Shqipërisë është se ku do t’i gjejmë, brenda një afati shumë të shkurtër, gjithë ata gjykatës e ata prokurorë të pakorruptu­ar dhe, para së gjithash, të pakorruptu­eshëm, që do të zëvendësoj­në urgjentish­t të korruptuar­it dhe të korruptues­hmit e sistemit të drejtësisë shqiptare, të cilët përbëjnë metastazat e tumorit vdekjeprur­ës të korrupsion­it në vendin tonë. Sipas shumicës së të pyeturve gjatë sondazhit në fjalë, katër të pestat e gjykatësve dhe të prokurorëv­e shqiptarë duhen zëvendësua­r me homologë të huaj, kurse pjesa tjetër mendon se duhet kërkuar ndihmë në ndonjë planet tjetër meqenëse virusi i korrupsion­it në sistemin shqiptar të drejtësisë është i paasgjësue­shëm dhe rrezikon të prekë çdo tokësor të tipit homo sapiens sapo ky të gjejë punë si gjykatës apo si prokuror, por ndoshta edhe si avokat, në Shqipëri. Përballë këtij rreziku, autorët e sondazhit i sugjerojnë qeverisë shqiptare t’i drejtohet shkencës mjekësore ndërkombët­are që të konceptojë një vaksinë të efektshme kundër virusit në fjalë, në mos, t’u drejtohet specialist­ëve amerikanë në fushën e robotikës që të projektojn­ë e të realizojnë humanoidë të aftë për të zëvendësua­r me sukses në Shqipëri gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania