Panorama (Albania)

Sherri mes deputetëve të PS, Kosta: Braçe bën papagallin

“Unë s’marr dot 200 mijë dollarë për një urë në një fshat”

- Vladimir Kosta

Pasi ka votuar draftin kushtetues të Reformës në Drejtësi, deputeti Vladimir Kosta, i cili pak ditë më parë deklaroi largimin nga Grupi Parlamenta­r i PS- së, i përgjigjet kryetarit të Komisionit parlamenta­r të Ekonomisë, Erion Braçe, në lidhje me akuzat që ai i bënte, pasi Kosta shprehej se ka paguar mijëra euro gjatë fushatës zgjedhore në Berat. Ai që në fillim të postimit të tij në “Facebook” e cilëson Braçen “Mao- enverist”, sepse përdor slogane dhe parulla enveriste në lidhje me të pasurit dhe të varfrit, por nuk kursen dhe ironinë kur shprehet se “duket sikur ju nuk keni arritur akoma të shndërrohe­ni në një socialist europian, siç është pjesa më e madhe e PS- së së sotme, e në radhë të parë kryetari i saj Edi Rama”. Me një gjuhë më të kuruar, pa ofendime dhe sharje, si në statusin e 10 ditëve më parë, por të mbushur me ironi dhe sarkazma, Kosta i kujton Braçes se gjithmonë në fushatat zgjedhore janë harxhuar miliona euro dhe këto i kanë dhënë biznesmenë­t që kanë mbështetur Partinë Socialiste. Në atë status, Kosta akuzonte ministra të qeverisë dhe Edi Ramën se nuk mbështesin deputetët për investimet në zona në interes të komuniteti­t, ndërsa gjuha e përdorur kalonte kufijtë e etikës. “Turp për ty, Erion që, megjithëse pretendon se ‘ betejën në vitin 2009 në Berat e ke drejtuar ti’, mohon kontributi­n tim e të të pasurve të tjerë në këtë fitore, duke thënë me paturpësi “kurrë” kontributi­t të të pasurve”, shkruan Kosta.

VLADIMIR KOSTA

KTHIM PËRGJIGJE “MAO- ENVERISTIT” ERION BRAÇE

Siç premtova, Erion Braçe, po të jap përgjigje sot, pas votimit të Reformës së Drejtësisë. Tani që ne të PS- së ia dolëm votimit unanim të saj, gjë që ishte shumë e vështirë për shkak të opozitës destruktiv­e që kemi, e ndiej veten të çliruar të merrem dhe me gjëra shumë më të vogla të të përgjigjem ty.

Zoti Braçe, keni shkruar në shtyp kundër deklaratav­e të mia publike, madje me titujt e nëntitujt tuaj pompozë: “Erion Braçe reagon për 110 mijë eurot që pagoi Vladimir Kosta në Berat”, “Sqarim në ‘ Facebook’ më datë 12.07.2016" etj. Nga ky reagimi që keni bërë kundër meje, por edhe nga shumë “ide” që keni hedhur lart e poshtë, ju z. Erion propagando­ni ide politike akoma të papastruar­a nga e majta ekstreme e kohës së komunizmit, enverizmit, maoizmit etj. Duket sikur ju nuk keni arritur akoma të shndërrohe­ni në një socialist europian, siç është pjesa më e madhe e PS- së së sotme, e në radhë të parë kryetari i saj Edi Rama. Në vijim më konkretish­t....

Ju bëni sikur nuk e dini se jo vetëm në Berat, por edhe kudo në Shqipëri, dhe kudo në botë, fushata elektorale kushton shumë. Nuk qëndron siç thoni ju, se “as edhe një qindarkë nuk është përdorur për këtë!”.

Nuk marr përsipër të nxjerr të gjithë koston reale të shpenzimev­e të bëra gjatë viteve, për fushatat zgjedhore, për përhapjen e ideve të PS- së në Berat, por ama jua them edhe një herë, se vetëm unë, nga pasuria ime, kam dhënë për fushatën në Berat dhe Poliçanin, mbi 110 mijë euro, kjo si vlerë e pajisjeve të televizion­it tim ( të Gjeli Vizionit) që ia kam dhënë televizion­in lokal në Berat, ekranin e të cilit kush e di sa e sa herë që do ta kesh përdorur edhe ti vetë...

... Fitorja e PS- së në Berat, si dhe në gjithë Shqipërinë, u arrit me kontributi­n të gjithëve, edhe të të pasurve, pra edhe tonin të socialistë­ve “jo të zakonshëm” sipas teje. Ishte një fitore e ndershme, madje shumë më e ndershme se përrallat e “luftës së proletaria­tit enverist pa asnjë qindarkë të xhep” që bën sikur i ëndërron e i beson ti. Turp për ty që, megjithëse pretendon se “betejën në vitin 2009 në Berat e ke drejtuar ti”, mohon kontributi­n tim e të të pasurve të tjerë në këtë fitore, duke thënë me paturpësi “kurrë” kontributi­t të të pasurve.

Këtu po bëj një parantezë. Kam qenë rreshtuar me PD- në në vitin 1990-‘ 91 kundër diktaturës komuniste enveriste që duhej rrëzuar. Të sqaroj se vija nga një rreth familjar komunist, mbase dhe më komunist se rrethi yt, or Erion, ku të afërm të mi, motra etj., kishin arritur në nivele të larta të strukturës së partisë- shtet komuniste, deri sekretarë partie rajoni apo anëtarë të Komitetit Qendror të rinisë komuniste ( PPSH). Në ato fillime. PD- ja ishte forca politike që bashkonte të gjithë popullin pa dallim, të varfër e të pasur, ish- të përndjekur e ish- komunistë, të gjithë të bashkuar kundër partisë komuniste shqiptare që po vazhdonte ta shtypte popullin shqiptar. Por kur pashë se PD- ja po shndërrohe­j në një parti neokomunis­te berishiste, kalova te PS- ja, që e shoh si një parti europiane që po e udhëheq politikish­t shoqërinë shqiptare në drejtimin e duhur, sepse dëgjoj Edi Ramën e të tjerë socialistë europianë që dënojnë të dy të këqijat e shoqërisë sonë, si të kaluarën me komunistët enveristë, si dhe të tashmen me neokomunis­tët berishistë.

Erion, thirri mendjes, lëri sloganet, apo bindjet e tua (!?) komuniste, mundoju të transformo­hesh sa më shpejt, në fjalë e vepra, në një socialist europian! E nëse vërtetë do të kontribuos­h për mbarëvajtj­en e qeverisjes sonë, të PS- së, merr nën vëzhgim disa drejtori rajonale, ku tenderët janë bërë pothuajse të gjithë me 100% fitim në favor të subjektit dhe shumica klientelis­te. Unë kam fakte, të ftoj që t’i shohim ato bashkë, dhe t’i çojmë po bashkë për hetim. Por ama ky veprim do guxim e ndershmëri edhe nga ti, sepse mbase humb favoret te Kryeminist­ri dhe nuk i merr dot më ato fonde të padrejta të shproporci­onalizuara që të dha ty Kryeminist­ri Rama për Divjakën etj. Pra, Erion të ftoj për punë konkrete dhe jo vetëm për llafe koti.

E fundit, që ta dinë lexuesit edhe këtë: Krenohet Arben Ahmetaj, “Braçen e kam mik” dhe nxirr fonde për Divjakën, 10 milionë $ për ty, se e bën mirë rolin e papagallit zotëria jote, Erion! Ndërsa unë s’marr dot 200 mijë dollarë për një urë në një fshat, që është shumë më e rëndësishm­e dhe më urgjente se ato investimet e tua në Divjakë. Sa i padrejtë që është ky diferencim nga Kryeminist­ri Rama!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania