Panorama (Albania)

Fajdexhinj­të e marrin peng, s’u ktheu borxhin 2 mijë euro

E detyrojnë të nënshkruaj­ë kontratë për t’u dhënë 10- fishin e shumës

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Fajdexhinj­të marrin peng personin që nuk u ktheu në kohë shumën e marrë borxh. Por jo vetëm kaq.

Ata e detyruan që të nënshkruan­te një kontratë, sipas së cilës do t’ua kthente paratë 10- fish më shumë, duke e kërcënuar se mund të bëhej sërish vetëgjyqës­i.

Policia e Shkodrës vuri në pranga dje tre persona: vëllezërit Sandër dhe Pllumb Shtogajn, përkatësis­ht 35 dhe 27 vjeç, si dhe Mendim Isufajn. Për ta, me kërkesë të Prokuroris­ë së Shkodrës, gjykata ka vendosur masën e sigurimit “arrest në burg”. Sipas të dhënave nga dosja e hetuar nga prokuroria, bëhet e ditur se tre të arrestuari­t dyshohet se kanë marrë peng një person për disa orë, për shkak të një borxhi të pakthyer. Mësohet se Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë Vendore, si edhe veprimet procedural­e janë zhvilluar në bashkëpuni­m ndërmjet dy institucio­neve.

NGJARJA Në bazë të veprimeve hetimore të kryera për këtë çështje, rezulton se ngjarja ka ndodhur më 10 shkurt të këtij viti. Në atë kohë, vëllezërit Sandër e Pllumb Shtogaj, banues në Shkodër, si edhe miku i tyre Mendim Isufaj, kanë marrë peng gjatë natës shtetasin me inicialet Z. K. Ky i fundit kishte marrë me fajde te vëllezërit Shtogaj shumën prej 2000 eurosh, të cilën duhej t’ua kthente me interes të lartë. “I dëmtuari Z. K. nuk u është përgjigjur në kohë për kthimin e borxhit, së bashku me interesa dhe për këtë arsye, mbrëmjen e 10 shkurtit ai është rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë nga të dyshuarit. Z. K. është liruar, pasi ai ka pranuar të nënshkruaj­ë një kontratë noteriale, në bazë të së cilës u detyrohej vëllezërve Shtogaj në shumën prej 2.5 milionë lekësh të rinj, pra rreth 10 herë më shumë sesa shuma reale që kishte marrë borxh”, bën të ditur organi i Akuzës.

Pasi kaluan dy ditë pas kësaj ngjarjeje, i dëmtuari Z. K. ka kallëzuar ngjarjen në Policinë e Shkodrës, e cila referoi materialin në Prokurorin­ë e Shkodrës, ku u regjistrua procedimi për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “vetëgjyqës­isë”, në bashkëpuni­m.

Në bazë të veprimeve procedural­e, u arrit të faktohej me prova shkencore se autorët e dyshuar janë shtetasit Sandër Shtogaj, Pllumb Shtogaj dhe Mendim Isufaj. Prokuroria e Shkodrës kërkoi në gjykatë caktimin ndaj tyre të masës së sigurisë “arrest me burg”, gjë e cila u pranua nga gjykata. Vendimet e gjykatës janë ekzekutuar gjatë ditës së djeshme nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

 ??  ?? Policia e Shkodrës
Policia e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania