Panorama (Albania)

Pakti, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit filtri për gjyqtarët

Reforma, si u rrit roli i Kuvendit për emërimet e reja

- FATION BINJAKU

Negociatat e orëve të fundit mes maxhorancë­s dhe opozitës para votimit të ndryshimev­e kushtetues­e në Parlament, kanë ndryshuar tërësisht formulën e përzgjedhj­es së anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

Këto dy struktura të rëndësishm­e, që do të jenë “qeveria” e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, pritet të kalojnë në filtrin e Parlamenti­t. I gjithë procesi i seleksioni­mit të kandidatur­ave, sipas ndryshimev­e kushtetues­e, do të bëhet nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Parlamenti­t. Në hierarkinë e Kuvendit, Sekretari i Përgjithsh­ëm mund të konsideroh­et numri dy, pas kryetarit të Parlamenti­t. Në draftin e parë, kompetenca e seleksioni­mit të kandidatëv­e për KLGJ- në dhe KLP- në i ishin lënë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, strukturë e re që do të bënte verifikimi­n dhe listimin e kandidatëv­e në bazën e meritave, apo përjashtim­in e tyre kur nuk përmbushin kriteret ligjore. Kjo kompetencë tashmë i ka kaluar Kuvendit, duke i dhënë kompetenca shumë të rëndësishm­e Sekretarit të Përgjithsh­ëm. Sipas neneve 147 të Kushtetutë­s së re, thuhet se Sekretari i Përgjithsh­ëm, në rastet kur ka vende të lira në KLGJ dhe KLP, shpall njoftimin për vendet e lira. Po ashtu, jo më vonë se 10 ditë nga paraqitja e kandidatur­ave bën verifikimi­n e kandidatëv­e që plotësojnë kushtet e parashikua­ra në Kushtetutë dhe në ligj. Kandidatët që plotësojnë kushtet, do të përfshihen në një listë të veçantë, ndërkohë që në rast se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret për t’u zgjedhur, Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit nuk i përfshin emrat e tyre në listë. Por duke qenë se Sekretari i Përgjithsh­ëm ka marrë shumë kompetenca, në Kushtetutë është lënë një “valvul”, e cila mund të anulojë vendimet për heqjen e kandidatëv­e. Kjo kompetencë i është lënë nënkomisio­nit të ri që krijohet, i cili me votë konsensual­e mund të rikthejë në garë një kandidat. “Nënkomisio­ni përbëhet nga 5 deputetë, prej të cilëve 3 caktohen nga shumica dhe 2 nga pakica parlamenta­re. Nënkomisio­ni, me të paktën katër vota, mund të përfshijë në listën e kandidatev­e edhe ata që janë përjash- tuar nga Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit për mospërmbus­hje të kritereve formale. Nënkomisio­ni i përzgjedh kandidatët me mbështetje­n e të paktën 4 anëtarëve. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhe­n me short”, thuhet në nenin 147 të Kushtetutë­s. Lista e kandidatëv­e do të hidhet në votim në Parlament dhe kërkon 2/ 3 e votave ose 94 të tilla. Në rast se dështon në dy raunde, në raundin e tretë ajo quhet e miratuar. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit do të angazhohet dhe me Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorimi­t në përzgjedhj­en e anëtarëve të parë të KLGJ dhe KLP.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania