Panorama (Albania)

Hajdari: Kemi një drejtësi të dështuar, lindore dhe autokrate

Ish- prokurori i dorëhequr: Reforma fuqizon ndjekjen penale

-

Ish- prokurori Shkëlqim Hajdari ka folur për Reformën në Drejtësi, duke u shprehur se kjo duhej të ishte realizuar më herët, pasi, sipas tij, sistemi i drejtësisë në vend ishte i dështuar. Hajdari thotë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ishte lindor dhe autokrat. “Reforma në drejtësi ishte në mendjen time që para 6- 7 vitesh. Sistemi i drejtësisë që ne kishim nuk mund të funksionon­te. Mora përsipër të shpjegoja pse sistemi është i dështuar. E njoh shumë mirë sistemin e drejtësisë, ai ishte sistem drejtësie lindor dhe autokrat. Sistemi ynë dështoi në dhënien e drejtësisë. Prokuroria ishte institucio­n i centralizu­ar. Këshilli i Prokuroris­ë ishte në konflikt të hapur interesi. Këshilli dhe Llalla transferon­in njerëz. Ndërsa tashmë reforma fuqizon ndjekjen penale”, tha Hajdari. Ish- prokurori flet edhe për dorëheqjen, duke u shprehur se ka qenë i detyruar ta bëjë këtë, si një akt i përgjegjsh­ëm sensibiliz­imi. “Kam qenë i detyruar të jap dorëheqjen. Dorëheqja ime erdhi si akt i përgjegjsh­ëm sensibiliz­imi. Qytetarët s’kanë për ta marrë vesh çfarë ndodhi më 03- 10- 2014. Për ngjarjen janë në dijeni instancat përkatëse”, u shpreh ai. Në një letër të publikuar pak ditë më parë, ai ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes së tij. Sipas ish- kryeprokur­orit të Apelit, ngjarja e papreceden­të nisi gjatë debatit për shkarkimin e kryetarit të Shoqatës së Prokurorëv­e.

“Prokurori i Përgjithsh­ëm në këtë moment e humbi kontrollin dhe dukej në një gjendje psikike të rënduar, gjendje që e çoi në një shfrim fyerjesh të rënda ( që për etikë nuk po i shkruaj) dhe më e keqja pas kësaj arriti të më godasë me grusht në fytyrë”, thuhet në letrën e Shkëlqim Hajdarit. Ish- kreu i Gjykatës së Apelit shpjegon në letër se, pas ngjarjes, i është kërkuar që incidenti të mos bëhej publik për mediat, për të ruajtur institucio­nin e Prokuroris­ë. “Me gjithë ngjarjen e rëndë, kryeprokur­ori Adriatik Llalla tentoi në kundërshti­m me statusin e Shoqatës së Prokurorëv­e, jashtë rendit të ditës dhe pa praninë e kryetarit të Shoqatës së Prokurorëv­e, procedurën për shkarkimin e kryetarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania