Panorama (Albania)

NDRYSHIMET E LIGJIT I MIRATUAR NË KOMISION

-

Rivlerësim­i i pasurisë së paluajtshm­e për individët

• Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshm­e nga institucio­net përkatëse, ose nga zyrat vendore të Regjistrim­it të Pasurive së Paluajtshm­e. • Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësim­in me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshm­e i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit. • Zyrat vendore të Regjistrim­it të llogarisin bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt- ekspertimi, por jo më e vogël se çmimet minimale fiskale dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistrua­r, ose vlerës së rivlerësua­r, për të cilën është paguar tatimi, si dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistrua­r këtë rivlerësim. • Në rast se individi zgjedh që rivlerësim­i të kryhet nga zyra e Regjistrim­it të Pasurive së Paluajtshm­e me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet në formularin që i bashkëlidh­et aplikimit të tij për rivlerësim. • Në rastet kur pasuria e paluajtshm­e rezulton e regjistrua­r pa një kontratë shitjeje, atëherë si vlerë regjistrim­i në zyrat e Regjistrim­it të Pasurive së Paluajtshm­e konsideroh­et vlera e çmimeve minimale fiskal. • Tatimi që paguhet për regjistrim­in e këtij rivlerësim­i është 2% e bazës së tatueshme. • Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshm­e në zbatim të Ligjit "Për Tatimin mbi të ardhurat", të bërë pas rivlerësim­it, tatimi llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë me vlerën e rivlerësua­r, për të cilën është paguar. tatimi.

Rivlerësim­i i pasurive së paluajtshm­e për biznesin

• Personat juridikë, që kanë të regjistrua­r në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshm­e me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësim­in me vlerën e tregut të këtyre pasurive. • Personat juridikë për këtë rivlerësim paguajnë 3% të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësim­it dhe vlerës kontabël të regjistrua­r, për pasuritë e paluajtshm­e. Për qëllime të zbatimit të këtij neni, personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshm­e ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshm­e, që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës të paguar, sipas legjislaci­onit në fuqi. • Objekti i këtij ligji do të jenë të gjithë individët dhe personat juridikë, edhe kur pasuritë e tyre të paluajtshm­e janë në proces regjistrim­i në zyrat e Pasurive së Paluajtshm­e, deri më 28 shkurt që është afati i rivlerësim­it të pasurive.

AFATI I LIGJIT

• Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri në datën 28 shkurt 2017.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania